By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hamza: Më pak taksa për bizneset, paga më të mira për punëtorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Hamza: Më pak taksa për bizneset, paga më të mira për punëtorë
Lajme

Hamza: Më pak taksa për bizneset, paga më të mira për punëtorë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/12 at 6:51 PM
Kosova Times Published November 12, 2024
Share
SHARE

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Prizren, ku ka vizituar përfaqësuesit e bizneseve të kësaj komune dhe ka diskutuar me punëtorët e sektorit privat.

Hamza ka thënë se në qeverisjen e tij, do të ketë më pak taksa për biznese, në mënyrë që të ketë më shumë të ardhura për punëtorët.

“Ne kemi një program të mirë për ekonomi dhe fokusi im kryesor është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Ne kemi përgatitur një pako të masave për sektorin privat. Ende në Kosovë vazhdon pagesa e TVSH-së në kufi. Është një ngarkesë për biznesin sepse i detyron bizneset me pagu tatimin para se ta shesin mallin apo produktin. Prandaj, në ditët e para, në fillim të punës do ta bëjmë reformën e pagesës së TVSH-së nga kufiri në brendi. Bizneset e vogla deri në 10 mijë euro nuk do të paguajnë tatim fare. Ato me qarkullim deri në 30 mijë do ta paguajnë vetëm tatimin në fitim real”, ka deklaruar Hamza në takim me punëtorët e qumështores ABI në Prizren.

Kandidati i PDK–së për Kryeministër ka thënë se kostoja e jetesës është ngritur shumë në Kosovë, prandaj prioriteti i tij do të jetë përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve.

Ai ka takuar edhe përfaqësuesit e bizneseve në Shoqatën ESNAF në Prizren, me të cilët ka diskutuar për programin e tij ekonomik dhe lehtësirat në të bërit biznes në vend.

Hamza u premtoi atyre se shqetësimin e kamotshëm të bizneseve, praktikën e pagesës së TVSH-së në kufi, do ta ndryshojë gjatë qeverisjes së tij.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, është zotuar se me programin e tij qeverisës, Kosova mundet ma mirë për ekonominë, për bizneset dhe të gjithë punëtorët e sektorit privat e publik në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

TAGGED: #Bedri Hamza, #Bizneset, #Taksat
Kosova Times November 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Escobar në Shkup: Nuk jam këtu për tortura, duam t’ju shohim në BE

Kosova Times Kosova Times August 25, 2023
Vitet e represionit kundër myslimanëve rusë
Parada e fitores në Moskë: Putin mban një fjalim, më pas skuadrat e paradës marshojnë nëpër Sheshin e Kuq
Osmani: Ambasadori Abbott, për ne ju jeni më shumë se një përfaqësues diplomatik
Kievi akuzon Rusinë se po refuzon ndërmjetësimin e SHBA-së në bisedimet e paqes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?