By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Receta për koktejin e njohur “Rusi i bardhe” , si një ëmbëlsirë me shije tiramisuje, kombinimi është fantastik
January 31, 2026
Mbahet për herë të parë, konferenca ekonomike shqiptare në Stamboll
January 31, 2026
“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova U21 nis përgatitjet për dy miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kosova U21 nis përgatitjet për dy miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut
Sport

Kosova U21 nis përgatitjet për dy miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut

Kosova Times
Last updated: 2024/11/12 at 6:16 PM
Kosova Times Published November 12, 2024
Share
SHARE

Kombëtarja U21 e Kosovës sot ka zhvilluar stërvitjen e parë në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, në kuadër të grumbullimit gjashtë ditor, ku Kosova do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ky grumbullim do t’i shërbejë përzgjedhësit Afrim Tovërlani për të ndërtuar ekipin me gjeneratën e re të futbollistëve.

“Gjenerata është ndërruar, kemi vetëm tre apo katër futbollistë nga grumbullimi i mëparshëm. Kjo është stërvitja e parë dhe takimi i parë me disa prej lojtarëve të rinj. Do të zhvillojmë një lojë mes vete për të marrë më shumë informacione dhe për të kuptuar situatën e secilit prej tyre. Kjo do të na shërbejë për të parë ekipin dhe për të planifikuar përbërjen e skuadrës. Është një mundësi për lojtarët të tregojnë nëse e meritojnë të jenë pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës”, ka thënë Tovërlani.

Nga ana tjetër, dy ndeshjet miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut do të jenë një test i mirë për futbollistët që në vazhdimësi dëshirojnë ta bartin fanellën dardane.

“Ndjehem shumë mirë që kemi këtë mundësi. Grupi është i shkëlqyer dhe loja jonë është mirë e organizuar. Mund të luajmë shpejt dhe të realizojmë pasime të shkurtra, gjë që na ndihmon të zhvillojmë një lojë të shpejtë dhe të strukturuar,” shtoi ndër të tjera Leon Zeqiraj.

Edhe futbollisti Etnik Brruti theksoi rëndësinë e këtyre ndeshjeve.

“Këto dy miqësore me Maqedoninë e Veriut janë një test i vlefshëm për ne lojtarët dhe për stafin. Na ndihmojnë për të vlerësuar formën e secilit prej nesh dhe për të përmirësuar lojën për ndeshjet e ardhshme. Ne jemi të fokusuar maksimalisht për të dhënë më të mirën dhe për të arritur fitore,” shtoi ai.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen në kampin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut në Shkup.

E para do të zhvillohet më 14 nëntor në ora 13:00, ndërsa e dyta më 17 nëntor nga ora 12:00.

You Might Also Like

Bashkimi mposht Prishtinën në derbin e fundjavës

Italianët të indinjuar nga zgjedhja e ofertës kulinare për ZOI-n

Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit

Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin olimpik për Milano Cortina 2026

TAGGED: #Kosova U21, #Maqedonia e Veriut
Kosova Times November 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Azemi: Ky pushtet duhet të mbahet përgjegjës që e futi vendin në një udhëkryq të rrezikshëm

Kosova Times Kosova Times August 6, 2023
Osmani flet me kryeministren e Islandës për anëtarësimin e Kosovës në KE
Nebenzya tha se Federata Ruse do t’i kthejë fëmijët në Ukrainë kur të jetë e sigurt
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës
Hovenier: Radoiçiq është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës për Banjskën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?