By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takon kongresisten Cammack, flasin për mbrojtjen
September 30, 2025
Haradinaj dhe Latifi premtojnë fuqizim të grave në Rahovec
September 30, 2025
Bulliqi premton projekte të reja dhe mbështetje për gratë në Podujevë
September 30, 2025
Abdixhiku: Përparim Rama është njeriu i urbanizmit modern
September 30, 2025
Osmani: Lidhja mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan është e pathyeshme
September 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rubio dhe mbështetja për Ballkanin në mes të tensioneve globale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rubio dhe mbështetja për Ballkanin në mes të tensioneve globale
Rajon / Botë

Rubio dhe mbështetja për Ballkanin në mes të tensioneve globale

Kosova Times
Last updated: 2024/11/12 at 3:10 PM
Kosova Times Published November 12, 2024
Share
SHARE

Forcat e armatosura amerikane “ndaluan nazizmin dhe komunizmin” dhe “të këqija të tjera, si spastrimi etnik serb”.

“Ato ndihmuan në lindjen e demokracive – nga Gjermania në Irak”.

Këto deklarata i bëri Marco Rubio, senator i Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara, gjatë një fjalimi për rolin e Amerikës në botë, në vitin 2011.

Trembëdhjetë vjet më vonë, emri i tij përflitet për pozitën e sekretarit amerikan të Shtetit.

Disa media amerikane raportuan se Rubio është në bisedime me ekipin e tranzicionit të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për pozitën e lartë.

Aktualisht, ai shërben si nënkryetar i Komitetit të Senatit për Inteligjencë dhe është anëtar i Komitetit për Marrëdhënieve me Jashtë.

Si përfaqësues nga Florida në Senat, 53-vjeçari u zgjodh për herë të parë në vitin 2010.

Përgjatë karrierës, rajonin e Ballkanit e kishte disa herë në fokus.

Në vitin 2022, ai iu bashkua një grupi senatorësh, i cili i dërgoi letër presidentit amerikan, Joe Biden, për ta inkurajuar që ta mbajë Ballkanin në vëmendjen e tij.

“Ballkani është një zonë e cenueshme e Evropës dhe, megjithëse Ukraina duhet ta ketë vëmendjen tonë të menjëhershme, ne nuk mund ta humbasim nga sytë këtë rajon, ku NATO-ja, prej kohësh, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes”, u tha në atë letër.

Aty po ashtu theksohej se Rusia, për kohë të gjatë, ka luajtur rol destabilizues në Ballkan, për t’i penguar vendet që aspirojnë NATO-n të anëtarësohen në këtë aleancë.

“Në veçanti, ne i bëjmë thirrje NATO-s që ta rrisë angazhimin e saj në rajon dhe t’i marrë parasysh masat emergjente, në rast se Rusia vë veto ndaj rinovimit të misionit të Forcave të Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më vonë këtë vit”, u tha në atë letër.

Në vitin 2021, Rubio mirëpriti lajmin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës.

“Ky është një hap i rëndësishëm për të dyja vendet, si dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, shkroi Rubio në X.

Vitin e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osamni, gjatë një vizite në Uashington, u prit nga një grup senatorësh dhe kongresistësh amerikanë, në mesin e të cilëve ishte edhe Rubio.

Në atë takim, Osmani vlerësoi “kontributin e jashtëzakonshëm që Kongresi ka dhënë në forcimin e pozitës ndërkombëtare” të Kosovës.

Në vitin 2018, me Rubion u takua edhe presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Folëm për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për mundësitë euroatlantike të Kosovës dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, tha atëkohë Thaçi.

Rubio njihet për qasje të ashpër në politikën e jashtme, sidomos ndaj Kinës dhe Iranit.

Ndërsa shprehu vazhdimisht mbështetje për Ukrainën, në një rast më herët tha se konflikti i vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës duhet “të arrijë në një përfundim”.

Rubio ishte në mesin e disa senatorëve që votuan kundër ndihmës ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, e cila kaloi në muajin prill.

“Ajo që ne po financojmë, është një ngërç që duhet të marrë fund”, tha Rubio për televizionin NBC News, pas zgjedhjes së Trumpit, javën e kaluar.

Në një intervistë për rrjetin televiziv, CNN, po atë javë, Rubio tha se “bota po ndryshon me shpejtësi”.

“Kundërshtarët po bashkohen – Koreja e Veriut, Irani, Kina, Rusia po koordinohen gjithnjë e më shumë. Do të na duhet të jemi shumë pragmatikë dhe të zgjuar, në atë sesi investojmë jashtë shtetit dhe çfarë bëjmë”, tha Rubio.

Ai, po ashtu, shprehu vazhdimisht mbështetje për luftën e Izraelit në Gazë.

Në fund të vitit të kaluar, kur u pyet nga një aktiviste e paqes se çfarë mendon për vrasjen e civilëve palestinezë, Rubio tha se Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – “është 100 për qind fajtor”.

“Hamasi duhet të ndalojë të fshihet pas civilëve. Hamasi duhet të ndalojë ngritjen e instalimeve ushtarake poshtë spitaleve”, tha Rubio.

Marrëdhëniet mes Rubios dhe Trumpit nuk ishin gjithmonë në harmoni.

Të dy garuan për president në vitin 2016 dhe zhvilluan një rivalitet të ashpër.

Ata u përplasën për një sërë çështjesh – sidomos për imigracionin – dhe mosmarrëveshjet i çuan edhe në fyerje të ndryshme.

Trump iu referua shpesh senatorit si “Marco i vogël”, ndërsa Rubio tallej me, siç thoshte, “duart e vogla” të Trumpit.

Por, pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016, Rubio nisi t’i rregullonte gjërat me të, duke shërbyer si këshilltar joformal i politikës së jashtme dhe duke e ndihmuar atë në përgatitjen e debatit të tij të parë me Bidenin në vitin 2020.

Ai shprehu mbështetje për Trumpin edhe në zgjedhjet e atij vitit, edhe në të fundit, që u mbajtën më 5 nëntor.

Si djalë i imigrantëve kubanezë, Rubio është i martuar dhe ka katër fëmijë.

“Nëse konfirmohet nga Senati si kryediplomat amerikan, Rubio do të bëhej fytyra e politikës së jashtme të Trumpit, duke përshkuar globin me një aeroplan qeveritar, për të artikuluar doktrinën e presidentit të zgjedhur ‘Amerika e para’”, shkroi gazeta Washington Post.

You Might Also Like

Shefi i Pentagonit premton një riorganizim të madh ushtarak

Rusia po përgatitet të blejë benzinë ​​jashtë vendit për shkak të mungesës

Trump e quajti Medvedevin një “njeri budalla” për kërcënimet e tij bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara

Kellogg: SHBA-të po ia komunikojnë qëndrimin e tyre Putinit përmes Lukashenkos

Ambasadori i Afrikës së Jugut hidhet nga kati i 22-të i hotelit, çfarë thonë hetimet

TAGGED: #Ballkani, #Marco Rubio
Kosova Times November 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump fiton në Karolinë të Veriut

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Mish qengji me kunguj të njomë të lyer me parmixhan dhe patate
Këshilli i Federatës propozoi ndalimin e fëmijëve nga pushimet jashtë vendit.“Ndaloni së udhëtuari nëpër Turqi”
Bashkëthemeluesi i Alibaba minon qasjen e Kinës ndaj biznesit privat dhe ende refuzon të kthehet në Kinë
Tre shkencëtarë fitojnë Nobelin për Fizikë për përdorim të dritës në studim të elektroneve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?