Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se kanë dëmtuar disa varreza në Prizren.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të martën 03:15.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur tek disa varreza”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje në njoftim thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, teksa rasti është iniciuar si “Dëmtim i varrezave apo kufomave”.