Bulliqi ka thënë se dy te miturat janë motra dhe se janë banore nga Podujeva. Ai ka njoftuar se gjendja e 10-vjeçares e cila ndodhet në Intensivë, ka filluar të stabilizohet.

Bulliqi ka premtuar se do të nxjerr vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen.

“Për këtë rast sot do të nxjerr një vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen. Iu dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në këtë rast të rëndë! Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten kurrë!”, ka shkruar ai në Facebook.