By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin
January 7, 2026
Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë
January 7, 2026
Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë
January 7, 2026
Kërcënim i ashpër nga Moska, deputeti i Dumës:
January 7, 2026
Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ETEA e quan fushatë dezinformuese debatin për edukimin seksual në shkolla
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ETEA e quan fushatë dezinformuese debatin për edukimin seksual në shkolla
Lajme

ETEA e quan fushatë dezinformuese debatin për edukimin seksual në shkolla

Kosova Times
Last updated: 2024/11/13 at 6:39 PM
Kosova Times Published November 13, 2024
Share
SHARE

Organizata ETEA e ka quajtur fushatë deziunformuese diskutimin e ditëve të fundit rreth përmbajtjes së doracakëve të mësimdhënësve për edukim seksual. Përmes një reagimi publik kjo organizatë i ka quajtur pretendime të pabazuara dhe manipulime të qëllimshme sipas tyre nga individë me peshë publike dhe grupe të interesit që thonë se krijojnë panik në publik dhe pengojnë implementimin e programeve të rëndësishme arsimore.

“Të tilla situata, përveç që dëmtojnë sistemin dhe procesin edukativ dhe arsimor, rrezikojnë shëndetin publik pasi mungesa e informimit të saktë natyrshëm çon në rritje të sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore. Është veçanërisht shqetësuese që persona publik dhe media të caktuara nuk marrin mundin të lexojnë dhe analizojnë objektivisht materialet, por zgjedhin t’i deformojnë ato dhe plasojnë të cunguara, duke pretenduar se po krijohen kushte për abuzim seksual të fëmijëve brenda shkollave të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim publik të ETEA-s.

Kjo organizatë thotë se në pjesë të caktuara të doracakëve përkthimi me gjasë nuk është i duhuri dhe ka probleme logjike me formulim të fjalive, duke lënë kështu hapësirë për keqinterpretim dhe keqpërdorim nga grupet e interesit.

“ Në një shoqëri me ndjeshmëri kulturore dhe të polarizuar në tema të tilla, është jetike që materialet edukative të jenë të përgatitura me kujdes dhe saktësi”.

ETEA ka përshëndetur Ministrinë e Arsimit dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik për nismën që thonë se mundëson përfshirjen e lëndës së Edukimit Seksual dhe Shëndetit Riprodhues në sistemin arsimor të Kosovës.

Organizata ETEA konsideron se MAShTI dhe institucionet tjera relevante, për një temë kaq të ndjeshme, duhet të tregojnë vëmendje e veçantë për të parandaluar keqkuptimet.

Ndërkohë i  kanë bërë thirrje ministrisë që të mos tërhiqet nga nisma si rrjedhojë e presionit të grupeve të interesit dhe të angazhohet për përfshirjen e lëndës së Edukimit Seksual dhe Shëndetit Riprodhues në sistemin arsimor të Kosovës.

Organizata ETEA inkurajon MAShTI që të ftojë të gjitha palët e interesit në një dialog të hapur dhe konstruktiv për të adresuar shqetësimet dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta që mundësojnë edukimin seksual të gjeneratave të reja brenda sistemit arsimor të Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në Prizren

Vërshime në Volljakë, banorët evakuohen dhe bizneset ndalojnë punën

Osmani viziton Gjakovën: Do punojmë bashkë që kjo situatë të tejkalohet

KQZ: Ende s’janë sjellë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë

TAGGED: #Edukata seksuale, #ETEA
Kosova Times November 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje grabitqare

Kosova Times Kosova Times April 4, 2023
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për dështimin e formimit të qeverisë
Hyn në fuqi vendimi, ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 7.5 ton
Mot me diell, por pjesërisht i vranët
Pse alienët ndoshta ekzistojnë, por nuk do të na vizitojnë së shpejti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?