By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani thotë se “ende ekzistojnë” kanale të komunikimit me ShBA-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani thotë se “ende ekzistojnë” kanale të komunikimit me ShBA-në
Rajon / Botë

Irani thotë se “ende ekzistojnë” kanale të komunikimit me ShBA-në

Kosova Times
Last updated: 2024/11/13 at 3:30 PM
Kosova Times Published November 13, 2024
Share
SHARE

Kryediplomati i Iranit tha se kanalet e komunikimit me Shtetet e Bashkuara janë ende të hapura.

Këtë deklaratë Abbas Araghchi e bëri një javë pasi republikani, Donald Trump, fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Kanalet e komunikimit mes nesh dhe amerikanëve ende ekzistojnë”, tha ai, pas takimit javor të Qeverisë iraniane.

“Ne kemi dallime me amerikanët, që nganjëherë janë shumë thelbësore dhe nuk mund të zgjidhen, por ne kemi arritur t’i menaxhojmë ato për të ulur kostot e tyre dhe për të ulur tensionet”, shtoi ai.

Muajin e kaluar, Araghchi tha se nuk ka bazë për mbajtjen e bisedimeve indirekte me SHBA-në për çështjet bërthamore.

“Nuk shohim se ka ndonjë bazë për bisedime të tilla, derisa ta kalojmë krizën aktuale”, tha Araghchi më 14 tetor gjatë një vizite në Oman.

Omani për një kohë të gjatë ka ndërmjetësuar mes Iranit dhe SHBA-së, që shkëputën raportet pas revolucionit islamik të vitit 1979, që rrëzoi nga pushteti shahun e mbështetur nga Perëndimi, Mohammed Reza Pahlavi.

Këto deklarata të kryediplomatit iranian u përsëritën të martën edhe nga presidenti i vendit.

“Sa i përket Amerikës, na pëlqeu ose jo, ne dikur do të përballemi me këtë shtet në skenën rajonale dhe ndërkombëtare dhe është më mirë që ta menaxhojmë vetë këtë çështje”, tha presidenti Masoud Pezeshkian.

Irani, subjekt i sanksioneve të ashpra ndërkombëtare, më 2015 kishte arritur një marrëveshje me fuqitë botërore, përfshirë SHBA-në, për të frenuar programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes graduale të sanksioneve.

Por, pakti u zhbë tre vjet më vonë, pasi Trumpi tërhoqi shtetin e tij nga marrëveshja dhe rivendosi sanksionet ndaj Teheranit.

Më 13 nëntor, në Teheran do të qëndrojë shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, i cili do të zhvillojë bisedime me zyrtarët e lartë iranianë lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

“Ka probleme dhe mospajtime se si duhet të bashkëpunojmë” me agjencinë, tha Araghchi.

Ai shtoi se shpreson se gjatë kësaj vizite të Grossit, të dyja palët “mund të arrijnë marrëveshje sa i përket disa dallimeve që janë dhe si të bashkëpunohet në të ardhmen”.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Iran, #ShBA
Kosova Times November 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Maroku në gjysmëfinale, eliminon Amerikën

Kosova Times Kosova Times August 2, 2024
Ahmeti dhe homologu tajlandez diskutojnë për bashkëpunim mes dy vendeve
Llapi ‘ngrin’ Ballkanin, Dukagjini mund Drenicën, s’ka fitues në Gjilan
Haradinaj: Tahirsylaj do të kujtohet si profesionist e i dashur
Kurti: Kosova nikoqire e Defender Europe për herë të tretë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?