By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina mban stërvitje ushtarake afër Filipineve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kina mban stërvitje ushtarake afër Filipineve
Rajon / Botë

Kina mban stërvitje ushtarake afër Filipineve

Kosova Times
Last updated: 2024/11/13 at 3:35 PM
Kosova Times Published November 13, 2024
Share
SHARE

Kina ka mbajtur stërvitje detare dhe ajrore më 13 nëntor afër Cekëtinës të kontestuar Skarboro, një zonë e pabanuar me shkëmbinj nënujorë, që është marrë nga Filipinet në Detin Jugor të Kinës.

Ditë më parë, Kina publikoi vija të reja për këtë pjesë, përfshirë edhe koordinata gjeografike.

Tensionet mes Kinës dhe Filipineve janë rritur lidhur me pretendimet për Cekëtinën e Skarboros dhe pjesëve të tjera në Detin Jugor të Kinës. Në këto zona ka pasur edhe përleshje, pasi Rojet Bregdetare të Kinës kanë hedhur topa me ujë në drejtim të anijeve të Filipinneve.

“Ky është një aktivitet patrullues që u krye nga trupat detare, në bazë të ligjit”, tha komanda qendrore e ushtrisë kineze përmes një deklarate.

Kina mori këtë cekëtinë, që gjendet në perëndim të ishullit Luzon të Filipineve, më 2012 dhe që atëherë nuk lejon që peshkatarët e Filipineve të peshkojnë në atë zonë. Më 2016, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit gjeti se shumica e pretendimeve të Kinës për Detin Jugor të Kinës ishin të paqëndrueshme, por Pekini ka refuzuar që ta respektojë këtë vendim.

Departamenti për Punë të Jashtme i Filipineve ka ftuar në bisedë ambasadorin kinez në Manila për të protestuar përkufizimin e ri të territorit të bërë nga Kina përreth cekëtinës.

Filipinet thanë se vijat e reja gjenden brenda territorit të shtetit dhe shkelin ligjin ndërkombëtar, veçmas Konventën e Kombeve të Bashkuara për ligjin për dete dhe vendimin e Arbitrazhit të vitit 2016.

Javën e kaluar, presidenti filipinas, Ferdinand Marcos Jr, nënshkroi dy ligj për të riafirmuar territoret e shtetit dhe të drejtën për qasje në burime natyrore, përfshirë në Detin Jugor të Kinës, vendim që zemëroi Kinën.

Kina pretendon se i gjithë ky det i përket asaj, por pretendime territoriale për të kanë edhe Filipinet, Vietnami, Indonezia dhe qeveri të tjera.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

TAGGED: #Kina, #Stërvitje ushtarake
Kosova Times November 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Shqiptarët dhe ne, dikur ata tani ne

Kosova Times Kosova Times June 29, 2024
E Hane, e Marte, e lumja moj e Enjte por nuse nuk ka!
Trump: Putini as që dëshiron të ndalojë luftën, ndoshta ai thjesht po më tërheq zvarrë
“Bechtel&Enka” do të ndërtojë Korridorin 8 dhe 10-D në Maqedoninë e Veriut
Sivjet Ferizaj do t`i ketë 100 mijë euro më pak për subvencione në bujqësi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?