By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përurohet Urgjenca Mjekësore në Podujevë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përurohet Urgjenca Mjekësore në Podujevë
Lajme

Përurohet Urgjenca Mjekësore në Podujevë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/13 at 9:22 PM
Kosova Times Published November 13, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pasditen e sotme mori pjesë në përurimin e objektit të ri të Urgjencës Mjekësore-Doha, në Podujevë, të cilët u mirëpritën nga kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

Me një shumë totale prej 1.7 milionë euro, bashkëpunim dhe bashkëfinancim i Komunës së Podujevës  me 600 mijë euro dhe Organizatës Qatar Charity me 1.1 milion euro, ky objekt u përurua vetëm dy vjet pas fillimit të ndërtimit.

Në këtë përurim të rëndësishëm për qytetarët e Podujevës, kryeministri Kurti potencoi se kjo hapësirë me afërsisht 1600 metër katrorë, do të shërbejë për mirëqenien e qytetarëve që kanë nevojë, njëkohësisht kjo ka ndihmuar në lehtësimin e punës së stafit shëndetësor, si e tillë ka si pjesë përbërëse edhe ofrimin e disa prej shërbimeve parësore shëndetësore si Qendër e Mjekësisë Familjare.

Me një infrastrukturë moderne objekti i ri i Urgjencës Mjekësore, që ndodhet në pozicionimin strategjik në  magjistralen Prishtinë-Podujevë, afër rrethrrotullimit të Shqiponjës në hyrje të qytetit të Podujevës, si edhe afërsinë me pikën kufitare në Merdare, do të ofrojë edhe shërbime tjera shëndetësore, përveç atyre të Urgjencës. Kjo urgjencë do të shërbejë jo vetëm për qytetin dhe mbarë vendin, por edhe për rajonin e veçanërisht bashkatdhetarët tanë nga Lugina, të cilët mund të përfitojnë nga ofrimi i shërbimeve mjekësore.

Kryeministri Kurti, përmendi edhe projektet e shumta humanitare dhe zhvillimore me të cilat ka operuar Qatar Charity, që nga viti 2013 pothuajse në secilën komunë të Kosovës, për të cilat ai u shpreh tejet falënderues ndaj Qatar Charity apo siç e quajti kryeministri, Katar dhe Bamirësi.

Në përmbyllje të fjalës së tij, teksa shprehu falënderimet dhe mirënjohen për këtë bashkëpunim, kryeministri theksoi ndër të tjera se Komuna e Podujevës, po vazhdon të ecë përpara drejt zhvillimit e progresit ngjashëm me komunat e tjera, dhe po njëjtë sikurse komunat tjera edhe qyteti i Podujevës gëzon mbështetje të pareshtur nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në fund ai uroi stafin mjekësor, për punë sa më të mbarë dhe efikase të cilët tashmë kanë mundësinë që të operojnë brenda një objekti modern me infrastrukturë dhe kushte të përshtatshme të punës.

Në këtë përurim të një rëndësie madhore siç e potencoi edhe kryeministri Kurti, ishin të pranishëm edhe ambasadori i shtetit të Katarit për Shqipëri dhe Kosovë, Jabor Ali Al Dosari, përfaqësuesit të lartë nga Organizata Qatar Charity, si dhe zyrtarë komunalë e staf mjekësor. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën

KRM `Pastrimi` njofton qytetarët dhe bizneset për çmimoren e re

Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama

Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

TAGGED: #Përurohet Urgjenca Mjekësore, #Podujevë
Kosova Times November 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti bisedon me ministrin arab për aneksin e zbatimit të planit evropian

Kosova Times Kosova Times April 4, 2023
Izbica fshati i “vrarë” në liri
Koreja e Veriut kritikon Ukrainën për inkursionin në Kursk
Greqia prezanton taksën e ‘rezistencës ndaj klimës’; Ndryshime në kufij, plazhe…
Netanyahu zotohet se do t’i kundërshtojë sanksionet amerikane ndaj ushtrisë izraelite
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?