By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm
December 30, 2025
Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze
December 30, 2025
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
December 30, 2025
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët
December 30, 2025
Pesë të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Arben Xhaferi’
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SBAShK: Doracaku për edukimin seksual të nxënësve është degjenerim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > SBAShK: Doracaku për edukimin seksual të nxënësve është degjenerim
Lajme

SBAShK: Doracaku për edukimin seksual të nxënësve është degjenerim

Kosova Times
Last updated: 2024/11/13 at 4:29 PM
Kosova Times Published November 13, 2024
Share
SHARE

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, përmes një komunikate për media ka reaguar për Doracakun dedikuar mësimdhënësve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”, duke thënë se doracaku nuk është për edukim, po për degjenerim.

Në këtë reagim thuhet se ministrja Nagavci ka bërë çmos që përfaqësuesi i SBASHK-ut të mos jetë më në përbërje të Këshillit Shtetëror të Licencimit të Mësimdhënësve, organ ky në të cilin zhvillohej debat për gjithë çështjet në arsim, për plan-programet, për trajnimet, për vlerësimin  dhe për avancimin e mësimdhënësve.

“SBASHK-u nuk ftohet në konsultime e bashkëbiseda dhe për këtë edhe shqetësimet e problemet janë grumbulluar dhe sa vijnë e shtohen. Kësaj radhe nuk po ndalemi të secili problem, por po shprehim shqetësim të thellë lidhur me Doracakun dedikuar mësimdhënësve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” (Kl.1-5).”, thuhet në reagim.

SBASHK-u tutje thotë se Doracakun e kanë shikuar disa herë në mos është ndonjë material i ndonjë grupi qëllim keq të individëve, por sipas SBASHK-ut në fillimet e këtij doracaku degjenerues përmendej MASHTI.

“Ky doracak duhet tërhequr  e hedhur në bërllok sepse nuk i duhet shkollës dhe arsimit në Kosovë. Institucionet shkollore në Kosovë janë fillimisht institucione të edukimit e pastaj edhe të arsimimit të brezave dhe ky doracak po të implementohej në orët mësimore do ta arrinte efektin e kundërt , pra do të degjeneronte brezat”, thuhet më tej në reagim.

SBASHK ka shprehur siguri se asnjë mësimdhënës nuk e ka përdorë as edhe faqe, madje as edhe një shkronjë nga doracaku i degjenerimit në as një orë mësimore e as duke realizuar njësi mësimore nga cila do lëndë.

“Përgatitja dhe dedikimi i këtij doracaku për mësuesit është njëri nga veprimet e gabuara të MASHTI-t, por fatmirësisht janë mësimdhënësit e Kosovës , që dinë misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave dhe janë edhe prindër”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu SBASHK thotë se ministrja Nagavci duhet të kërkojë falje dhe ky doracak të shpallet i hedhur në bërllok.

You Might Also Like

Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm

Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze

Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët

Pesë të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Arben Xhaferi’

TAGGED: #Edukata seksuale, #SBAShK-u
Kosova Times November 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Xhorxhia në prag të shpalljes së rezultatit

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Abazoviq: Vota për pranimin e Kosovës në KiE nuk ishte kundër Serbisë
Dita Botërore e Kafshëve Ujore
Hasan Hyseni shpallet `Ylli i Javës`
Shqipëria me kandidaturë të përbashkët me Serbinë për EURO 2027
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?