By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 27, 2026
Moti në Shqipëri me diell dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin
January 27, 2026
Akulli mbulon SHBA-në, qindra mijëra pa energji elektrike, të paktën 30 të vdekur
January 27, 2026
VIDEO: Narko-nëndetëse u fundos në Azore, 35 balona me kokainë përfunduan në fund të oqeanit
January 27, 2026
Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Scholz thotë se do të kërkojë votëbesim në dhjetor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Scholz thotë se do të kërkojë votëbesim në dhjetor
Uncategorized

Scholz thotë se do të kërkojë votëbesim në dhjetor

Kosova Times
Last updated: 2024/11/13 at 5:19 PM
Kosova Times Published November 13, 2024
Share
SHARE

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, njoftoi të mërkurën se do të kërkojë votëbesim më 16 dhjetor, për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në shkurt.

Ai e bëri këtë njoftim gjatë një fjalimi në Parlament, një javë pasi dështoi koalicioni qeverisës trepartiak.

Gjermania është qeverisur prej vitit 2021 nga një koalicion i udhëhequr nga partia e Scholzit, Socialdemokratët, i cili përfshinte edhe të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë.

Aleanca mes tyre ishte e përçarë dhe jo e lehtë, dhe përfundimisht dështoi javën e kaluar kur Scholzi e shkarkoi ministrin e Financave, Christian Lindner, i cili vjen nga Demokratët e Lirë, pas mosmarrëveshjeve për mënyrën se si të ringjallej ekonomia e dobësuar e vendit.

“Tashmë është vendosur data në fund të shkurtit dhe jam shumë mirënjohës për këtë”, tha Scholz, duke shtuar se do të përpiqet të kalojë ligje të rëndësishme në Parlament para kësaj date, siç është mbështetja financiare për fëmijët e familjeve të varfra, apo të bëjë ndryshime në Kushtetutën e vendit për ta bërë gjykatën më të lartë më të qëndrueshme ndaj ndërhyrjeve të mundshme politike.

Ai tha se do ta dorëzojë një kërkesë për votëbesim më 11 dhjetor, në mënyrë që Bundestagu të mund të vendosë për këtë më 16 dhjetor.

Scholz donte fillimisht që zgjedhjet e parakohshme të mbaheshin kah fundi i marsit.

Megjithatë, partia konservatore në opozitë, CDU, kërkoi që votëbesimi në Parlament të mbahet më herët, në mënyrë që të përshpejtohet mbajtja e zgjedhjeve të ardhshme.

Në fund, liderët partiakë nga spektri politik u pajtuan të mërkurën për dy datat, atë për votëbesim dhe për zgjedhjeve të reja më 23 shkurt.

Katër kandidatë pritet të garojnë për kancelar në shkurt.

Scholz tha se dëshiron të garojë përsëri – edhe pse partia e tij nuk e ka bërë të ditur ende kandidaturën e tij.

Merz nga CDU-ja, i cili prin në sondazhe tani për tani, u nominua zyrtarisht nga partia e tij në shtator.

Për të Gjelbrit do të garojë ministri i tanishëm i vendit dhe zëvendëskancelari, Robert Habeck.

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), ka thënë se do ta nominojë lideren e partisë, Alice Weidel, kandidat për kancelar muajin e ardhshëm.

You Might Also Like

Vuçiq tregon pse Rusia nuk dëshironte tia shes Serbise kompanine NIS

Axhenda ndërkombëtare

Aksident në dalje të Gjakovës, vdes 81 vjeçari

Rekrutuesit e Ushtrisë Ruse Përdorin Kërcënime, Dhunë dhe Tortura për të Gjetur ‘Vullnetarë’ të Rinj

Fluturime misterioze me Antonov: Çfarë po bën avioni gjigant nga Abu Dhabi në rrugën Izrael – Etiopi – Sudan?

TAGGED: #Olaf Scholz, #Votëbesim
Kosova Times November 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Blinken ia përmend Izraelit rëndësinë e mbrojtjes së civilëve pas sulmeve në Bejrut

Kosova Times Kosova Times October 11, 2024
Mjeku tregon se si është gjendja e policit të plagosur
Ikballe Huduti thyen heshtjen për herë të parë pasi nuk u bë pjesë e “BBVK”
Arrestohen katër të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’
“Jetoj nga dita në ditë, varfëria më është futur në palcë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?