By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën
May 17, 2025
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shala akuzon qeverinë se po ndërhynë në drejtësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shala akuzon qeverinë se po ndërhynë në drejtësi
Lajme

Shala akuzon qeverinë se po ndërhynë në drejtësi

Kosova Times
Last updated: 2024/11/13 at 7:52 PM
Kosova Times Published November 13, 2024
Share
SHARE

Rreth deklarimeve të sotme të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se ligjet me rëndësi jetike po bllokohen në Gjykatën Kushtetuese, ka folur Gëzim Shala nga IKD-ja. Ai ka thënë se qeveria do të mbahet mend për ndërhyrje në systemin e drejtësisë e jo për reforma në drejtësi.

“Urojmë që paralajmërimet opozitare, që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë ligjin tonë për Fondin Sovran të Kosovës, sipas informacioneve të tyre të brendshme të mos dalin të sakta”, tha ndër të tjera kreu qeveritar Albin Kurti.

Këto deklarime te kryeministrit, Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në “Info Plus” të RTK-së i quajti ndërhyrje në sistemin e drejtësisë që, sipas tij, nuk është diçka e re që bëhet nga kjo qeveri.

“Fatkeqësisht nuk është diçka e re që kemi parë në këtë qeveri. Në fakt përballë premtimeve dhe nevojës për reformë të thellë brenda sistemit të drejtësisë kjo qeveri në fund të mandatit të saj nuk do të mbahet në mend për reformat në sistemin e drejtësisë, por do të mbahet në mend për ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë përmes deklaratave të tilla që kanë ardhur nga një pjesë e konsiderueshme e akterëve politik që nga Kryeministri, ministrja e Drejtësisë e Zëvendësministri i Drejtësisë dhe akterë të tjerë”, tha ai.

Sipas Shalës nga IKD-ja sistemi i drejtësisë ka nevojë për reforma të thella të cilat i kishte premtuar Vetëvendosje para ardhjes në pushtet por që kanë dështuar të bëhen.

“Dështimi për këto reforma është i qartë. Nuk kemi  zhvillim të vetingut, një numër i konsiderueshëm i reformave ka dështuar e disa nuk të tjera nuk janë realizuar asnjëherë. Në këtë situatë në të cilën jemi është dashur që qeveria sot të na njoftonte se cilat janë rezultatet e cilat janë reformat dhe frytet e këtyre reformave e jo të akuzojë institucionet tjera siç është Gjykata Kushtetuese apo institucione të sistemit të drejtësisë”, deklaroi tutje ai.

Shala tutje tha se është pikërisht qeveria që ka në mandat të saj ekskluziv miratimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit që sipas tij nuk varet as nga Gjykata Kushtetuese as nga institucionet e sistemit të drejtësisë. “E ka këtë obligim ligjor sipas ligjit që vetë e ka miratuar dhe që kur po përfundon mandati qeverisës ende nuk e ka një strategji shtetërore kundër korrupsionit”, vijoi ai.

Sipas Shalës edhe nga qeveritë e kaluara ka pasur në mënyrë sporadike ndonjë deklaratë kundër sistemit të drejtësisë.

“Mbaj në mend deklaratat e Ramush Haradinajt në drejtim të ish -prokurorit Elez Blakaj , por ajo që e karakterizon këtë qeveri në raport me qeveritë tjera është se për dallim nga rastet e qeverive tjera që kanë ndodhur në raste të kufizuara që edhe ato janë të papranueshme dhe ka reaguar Shoqëria Civile, nuk ka qenë diçka sistematike”, deklaroi Shala në “Info Plus” të RTK-së.

Kur foli për opozitën tha se është në të drejtën e deputetëve për iniciuar në kushtetuese ligje për vlerësimin e kushtetutshmërisë.

“Është fat i mirë që disa prej ligjeve kanë shkuar në kushtetuese. Shembull kemi Ligjin për Pagat e  atë për Zyrtarët Publik, e të tjera që janë shfuqizuar nga kushtetuesja e sikur të mos shkonin nga partitë opozitare do të mbetnin në fuqi në shkelje të kushtetutës”, tha ai.

You Might Also Like

Plagoset një person tek Komuna e Parisit

Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën

Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike

Kaos mbeturinash në kryeqytet, Komuna e ‘Pastrimi’ fajësojnë njëra-tjetrën

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtare policore

TAGGED: #Gëzim Shala, #Qeveria e Kosovës, #Sistemi i Drejtësisë
Kosova Times November 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Zëdhënësi i qeverisë greke tregon se përse nuk u ftua Rama nga Mitsotakis

Kosova Times Kosova Times August 20, 2023
Me diplomaci inekzistente drejt dështimit të madh!
Izraeli: Nuk kemi plane ta kontrollojmë jetën në Gazë
Pozicioni qiellor dhe mjedisi idilik: Plazhi më emocionues në Evropë
Ish-presidneti Ibrahim Rugova ka ditëlindjen, e kujton Haziri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?