By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli vazhdon sulmet ajrore në Bejrut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli vazhdon sulmet ajrore në Bejrut
Rajon / Botë

Izraeli vazhdon sulmet ajrore në Bejrut

Kosova Times
Last updated: 2024/11/14 at 8:20 PM
Kosova Times Published November 14, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në Bejrut për të tretën ditë me radhë, duke goditur caqet e kontrolluara nga Hezbollahu, grupi militant dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Sulmet izraelite goditën lokacione në periferitë jugore të kryeqytetit libanez mëngjesin e 14 nëntorit, pas bombardimeve të rënda të kryera një natë më parë.

Qiellin e Bejrutit e kanë mbuluar shtëllungat e tymit, teksa sulmet ajrore po vazhdojnë. Ndërkaq, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Liban, gjatë natës Izraeli ka sulmuar Bint Jeil në jug të shtetit.

Pesë persona raportohet se janë vrarë gjatë sulmeve izraelite.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr në kufi që nga tetori i vitit të kaluar, kur nisi lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Por, situata u përshkallëzua dhe Izraeli nisi një ofensivë të madhe ajrore dhe tokësore ndaj Hezbollahut në fund të shtatorit.

Hezbollahu është grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë krahun ushtarak, por jo edhe grupin politik të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Autoritetet libaneze ende nuk kanë konfirmuar numrin e viktimave nga sulmet e të enjtes në Bejrut. Por, shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit thonë se të paktën 3.365 persona janë vrarë dhe 14.344 të tjerë janë plagosur.

You Might Also Like

68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre

Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE

FOTO DHE VIDEO Shefi i NATO-s viziton rajonin e Çernihovit në Ukrainë

Tusk thotë se Epstein mund të ketë qenë spiun rus. Reagimi i parë i Kremlinit ka mbërritur

U shënua 32-vjetori i masakrës së Markales: Edhe pas tre dekadash, nuk ka aktakuza për rrethimin e Sarajevës

TAGGED: #Bejrut, #Sulme izraelite
Kosova Times November 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Alexei Navalny: Çfarë dimë deri më tani për vdekjen e tij në një burg pranë Arktikut

Kosova Times Kosova Times February 17, 2024
VIDEO Ukrainasit po gjuajnë automjetet që Kim i dërgoi Putinit
Institucionet përgjegjëse përgatiten për furnizim të qëndrueshëm me energji
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike në Kosovë, rënie të PBB-së në Shqipëri
REL: Shtetas maqedonas luftuan për ushtrinë mercenare ruse Wagner
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?