Policia ka dhënë detaje për ngjarjen në Gjilan. Në raportin 24 orësh, thuhet se pas konfliktit verbal, i dyshuari ka sulmuar viktimën duke e goditur me thikë.

Viktima është transportuar fillimisht në spitalin e emergjencës në Gjilan dhe më pas, për shkak të lëndimeve të rënda, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të specializuar.

Në lidhje me rastin, ende nuk ka raportime për arrestimin e të dyshuarit, ndërsa Prokurori i Shtetit është njoftuar dhe është angazhuar për hetimin e plotë të ngjarjes.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Gjilanit e më pas për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.