By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serbia dhe Hungaria nënshkruajnë deklaratë të përbashkët politike dhe gjashtë ujdi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Serbia dhe Hungaria nënshkruajnë deklaratë të përbashkët politike dhe gjashtë ujdi
Rajon / Botë

Serbia dhe Hungaria nënshkruajnë deklaratë të përbashkët politike dhe gjashtë ujdi

Kosova Times
Last updated: 2024/11/14 at 8:32 PM
Kosova Times Published November 14, 2024
Share
SHARE

Serbia dhe Hungaria i kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët politike dhe gjashtë marrëveshje, pas një mbledhjeje të Këshillit për Bashkëpunim Strategjik mes dy vendeve të enjten në Budapest.

Ky ishte takimi i dytë i Këshillit për Bashkëpunim Strategjik të Serbisë dhe Hungarisë, pas të cilit presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, nënshkruan deklaratën e përbashkët politike.

Orban tha se Serbia dhe Hungaria janë të lidhura me marrëdhënie miqësore dhe se ato e shohin një shans të ri në “realitetin e ri” në botë, që është hapur pasi Donald Trumpi i fitoi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.

“Tani kemi një situatë të re në botë. Ne e quajmë këtë realitet të ri të shkaktuar nga rezultati i zgjedhjeve amerikane. Tani forcat e reja që janë shtypur deri më tani do të jenë të suksesshme”, tha Orban.

Ndërkohë, ministrat serbë dhe hungarezë i nënshkruan gjashtë marrëveshje në prani të Vuçiqit dhe Orbanit. Në mesin e tyre edhe Marrëveshja për Asistencë Juridike Ndërkombëtare në Çështjet Civile dhe Programi i Bashkëpunimit në fushën e kulturës për periudhën 2024-2027.

Para takimit të Këshillit për Bashkëpunim Strategjik, Vuçiq u prit në Budapest nga kryeministri Orban në një takim dypalësh.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pritur në një takim në Budapest të enjten nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, në prag të një seance të Këshillit Strategjik për Bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

Vuçiq shkroi në llogarinë e vet në Instagram se Orbani dhe Qeverinë e tij “nuk janë vetëm partnerë strategjikë e politikë të Serbisë, por edhe miq të sinqertë”.

Zyra e Vuçiqit ka bërë të ditur se në seancën e Këshillit do të marrin pjesë edhe anëtarë të qeverive, të cilët pas seancës do të nënshkruajnë një sërë dokumentesh dypalëshe.

Kjo është seanca e dytë e Këshillit Strategjik për Bashkëpunim ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.

E para u mbajt në qershor të vitit 2023 në Paliq, kur u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi, si dhe një marrëveshje për ndërtimin e një tubacioni nafte që do ta lidhë rafinerinë e Novi Sadit me Hungarinë.

Siç është paralajmëruar, ky tubacion duhet të ndërtohet deri në vitin 2027.

Serbia dhe Hungaria bashkëpunojnë edhe në çështjen e gazit. Në korrik 2023, ata nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një kompanie të përbashkët tregtare të gazit.

Për shkak të mungesës së kapaciteteve të veta, Serbia ka marrë me qira edhe depo gazi nga Hungaria.

Vuçiqi dhe Orbani kanë theksuar vazhdimisht se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Hungarisë janë në një “nivel të lartë dhe historik”, dhe Orban është ithtari kryesor i hyrjes së shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Në të njëjtën kohë, Serbia dhe Hungaria ruajnë marrëdhëniet e tyre edhe me Pekinin dhe Moskën, duke shkaktuar pakënaqësi në Bashkimin Evropian.

You Might Also Like

Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë

Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën

Moti i keq përfshiu Greqine

Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në Mal të Zi

Terminal nafte i goditur në Rusi. Ka viktima.

TAGGED: #Aleksandër Vuçiq, #Viktor Orban
Kosova Times November 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Moskë: Lamborghini përmbyset dhe merr flakë, duke vrarë biznesmenin e famshëm të kriptomonedhave

Kosova Times Kosova Times November 9, 2025
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë
Parlamentarja britanike e zemëruar nga pjesëmarrja e Daciq në Konventën në Londër
Trajneri i ri Romës tregon se lojtarët u mërzitën për largimin e De Rossit
Konflikti në Sudan: Mbi 700.000 persona kanë ikur nga shtëpitë e tyre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?