By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Intervistimet e ministrave nga Prokuroria, Krasniqi: Pres të shkojnë edhe të tjerë, Kurti qëndron prapa tyre
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Intervistimet e ministrave nga Prokuroria, Krasniqi: Pres të shkojnë edhe të tjerë, Kurti qëndron prapa tyre
Lajme

Intervistimet e ministrave nga Prokuroria, Krasniqi: Pres të shkojnë edhe të tjerë, Kurti qëndron prapa tyre

Kosova Times
Last updated: 2024/11/15 at 10:04 AM
Kosova Times Published November 15, 2024
Share
SHARE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se intervistimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli nga ana e Prokurorisë Speciale nuk do të jetë i fundit, pasi sipas saj intervistim do të ketë edhe për ministra tjerë të kabinetit qeveritar.

Krasniqi ka deklaruar se ministrat është dashur të deklarohen për intervistim nga organi i ndjekjes. Arsyet sipas saj kanë të bëjnë me afera korruptive.

“Unë pres që të shkojnë edhe shumë të tjerë duke pasur parasysh që janë të lidhur me afera korruptive si me energji, rezerva shtetërore, kjo besoj që gjatë këtyre ditëve ka me pasur edhe të tjerë, nuk është fundit tek ministrja Rizvanolli. Është dashur të deklarohet sepse janë përfaqësues të popullit përfaqësojnë popullin dhe është dashur të deklarojnë sepse për çfarë arsye ka qenë, mirëpo arsyet dihet i dinë aferat korruptive se çfarë kanë ndodhur me ambalazhuesit e ujit, me rezervat shtetërore e energjinë elektrike”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi ka potencuar se kjo Qeveri ka dështuar menjëherë pas marrjes së mandatit, sipas saj, gjithçka nga qeverisja e Kurtit ka qenë dështim.

“Kjo Qeveri ka dështuar menjëherë pas gjashtë muajve kur kemi pasur zgjedhjet lokale, sepse nga partia e parë kanë dalë si partia e tretë, zgjedhjet lokale nuk kanë fituar shumë komuna dhe dita e ditës janë duke rënë edhe më shumë. Duke pasur parasysh që për katër vite nuk kanë prezantuar asnjë projekt përveç një rrugës në Dragash që e kanë bërë 6 km, e disa ura që e kanë jap disa kohë me përfunduar. Janë bërë gati më shumë se 12 muaj që kemi pritur që të përfundohet një urë 38 metra, gjithçka është dështim”, shtoi ajo.

Deputetja e LDK-së ka ritheksuar se qytetarët janë vetëdijesuar se tash e katër vite Qeveria ka qenë e mbuluar me korrupsion.

Madje shtoi se në prag të zgjedhjeve Parlamentare, LVV-ja po shfrytëzon ambasadat për të bërë fushatë në diasporë.

“Korrupsioni nuk mbulohet sepse qytetarët po e dinë se çka kanë bërë tash e katër vite, tani janë duke i shfrytëzuar ambasadat e Republikës së Kosovës, në vend që me i shfrytëzuar për të lobuar për Kosovën. Ata po i shfrytëzojnë i kanë bërë sikur zyre të partive të veta edhe Lëvizja Vetëvendosje edhe Lista Guxo, për të bërë fushatë në diasporë”, ritheksoi ajo.

Ajo ka fajësuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për të gjithë “rrugët e mbyllura” të Kosovës.

“Pikërisht ai qëndron prapa tyre, sepse në Lëvizjen Vetëvendosje asgjë nuk bëhet pa thënë Albin Kurti, Qytetarët tashmë e dinë se çka ka bërë kjo qeverisje tash e katër vite, nëse qytetarët duan të dalin nga kjo rrugë e mbyllur ku na ka futur Lëvizja Vetëvendosje kemi stagnim të gjitha fushave duhet të dimë të zgjedhim një rrugë të re ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës”, përfundoi deputetja.

Ndryshe gjatë dy viteve të fundit, të intervistuar nga Prokuroria Speciale, janë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ministri Liburn Aliu.

Krahas kësaj, ka të intervistuar edhe zëvendësministër i cili është Hysen Durmishi po ashtu si i dyshuar.

You Might Also Like

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Aksion në Mitrovicën Veriore, sekuestrohen armë, municion dhe mjete ilegale

Kosova Times November 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haziri: Shpresoj të mos këtë komplikime dhe stagnim

Kosova Times Kosova Times March 18, 2023
Dy avionë të vegjël përplasen në Arizona, dy persona të vdekur
ShBA: Kina po rrit shitjet e pajisjeve që Rusia përdor për të prodhuar armë
IKD: Masat për parandalimin e dhunës kundër grave janë represive, disa nga to dëmtojnë interesat e viktimave
Policia sekuestron thika, shufra e drogë në Mitrovicë dhe Vushtrri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?