By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Diplomohen 21 zjarrfikës të rinj, Sveçla:Po forcojmë kapacitetet e sigurisë
January 22, 2026
Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt
January 22, 2026
Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT
January 22, 2026
Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e Kosovës
January 22, 2026
SHBA dhe Kosova forcojnë partneritetin ekonomik përmes Odës Amerikane
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Libani i kërkon Iranit të ndihmojë në largimin e Hezbollahut nga kufiri me Izraelin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Libani i kërkon Iranit të ndihmojë në largimin e Hezbollahut nga kufiri me Izraelin
Rajon / Botë

Libani i kërkon Iranit të ndihmojë në largimin e Hezbollahut nga kufiri me Izraelin

Kosova Times
Last updated: 2024/11/16 at 12:33 AM
Kosova Times Published November 15, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i përkohshëm i Libanit Najib Mikati i kërkoi të premten Iranit që të ndihmonte në sigurimin e një armëpushimi në luftën mes Izraelit dhe Hezbollahut. Ai u duk se po i kërkonte Teheranin që të bindte grupin militant për të rënë dakord për një marrëveshje që mund të çonte në tërheqjen e Hezbollahut nga kufiri Izrael-Liban.

Ndërsa një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit Ali Khamenei vizitoi Libanin për bisedime, zyrtarët libanezë thanë se një propozim amerikan për një marrëveshje armëpushimi i ishte përcjellë Hezbollahut, me synimin për t’i dhënë fund 13 muajve shkëmbimi zjarri mes Izraelit dhe militantëve të armatosur.

Irani është një mbështetës kryesor i Hezbollahut dhe për dekada ka financuar dhe armatosur grupin militant libanez. Hezbollahu filloi të gjuante raketa në veri të Izraelit një ditë pas sulmit terrorist të Hamasit ndaj shtetit hebre më 7 tetor të vitit 2023. Sulmi u bë shkak për nisjen e luftës në Gazë.

Që nga fundi i shtatorit, Izraeli përshkallëzoi në mënyrë dramatike bombardimet ndaj Libanit, duke u zotuar se do ta gjymtonte Hezbollahun dhe do t’i jepte fund sulmeve të tij ndaj Izraelit. Më shumë se 3,400 persona janë vrarë në Liban nga sulmet izraele – 80% e të cilëve muajin e kaluar – sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.

Sipas mediave libaneze, ambasadorja amerikane Lisa Johnson i ka dorëzuar një propozim për një marrëveshjeje për armëpushim kryetarit të parlamentit libanez Nabih Berri, i cili ka udhëhequr bisedimet duke përfaqësuar Hezbollahun.

Një zyrtar libanez konfirmoi se Bejruti ka marrë një kopje të një projekt-propozimit të bazuar në rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i dha fund luftës Izrael-Hezbollah, në verën e vitit 2006.

Një politikan libanez që foli në kushte anonimiteti tha se zyrtarët e Hezbollahut e kishin marrë propozimin dhe se po shqyrtonin atë.

You Might Also Like

Kommersant: Rusia mund të humbasë një nga tre bazat e saj ushtarake në Siri – aeroportin në Qamishli

Franca mohoi Trumpin dhe tallte pretendimet për tarifat e barnave: GIF me mbishkrimin “lajm i rremë”

Tmerr në Australi: Tre të vdekur nga të shtënat, policia kërkon sulmuesin

ShBA arritën atë qe donin, udhëheqësit e NATO-s e lajkatuan Trumpin

Zgjatet për 12 muaj afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje

TAGGED: #Hezbollah, #Iran, #Liban
Kosova Times November 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Fillon normalizimi i furnizimit me ujë për qytetarët dhe fabrikat

Kosova Times Kosova Times December 1, 2024
Kontrabandë me mjaltë, djathë e dru
Nagavci për mësimin e së shtunës: Nuk besoj se do të ketë ndalesa në paga
Ndeshje interesante në çerekfinale të Kupës
Muralet që i japin ngjyra Maqedonisë së Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?