By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Greta Thunberg i drejtohet Trumpit: “Ke probleme me zemërimin, më jep këshilla.”
October 7, 2025
Gjermani: Djali 15-vjeçar i kryetaes së bashkisë në paraburgim
October 7, 2025
Krasniqi: Klina është gati për rikthim
October 7, 2025
Arrestohet një edukatore e dyshuar për dhunë ndaj një fëmije në Lipjan
October 7, 2025
Dy raste të sekuestrimit të armëve në Rahovec, një i mitur në mbajtje
October 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, Mexhiti: Do të jetë e frytshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, Mexhiti: Do të jetë e frytshme
Lajme

Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, Mexhiti: Do të jetë e frytshme

Kosova Times
Last updated: 2024/11/15 at 8:13 PM
Kosova Times Published November 15, 2024
Share
SHARE

Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët ndërqeveritare.

Për këtë dhe zhvillime të tjera në Maqedoninë e Veriut, ka folur në një intervistë në RTK, me gazetaren Blerta Foniqi, zv/kryeministri Izet Mexhiti, i cili tha se mbledhja e përbashkët do të jetë e frytshme ku si pikë e parë e mbledhjes do të jetë rregullimi i sistemit në kufijtë Bllacë dhe Jazhincë, Shkup-Tetovë, të cilat sipas tij janë pika tejet të rëndësishme për lëvizjen e qytetarëve në dy shtete.

Kurse pika e dytë e diskutimit sipas tij do jetë për bashkëpunimin në sferën e energjetikës për të ndihmuar njëri tjetrin në rastet kur ka nevojë.

Ndërsa pika e tretë Mexhiti tha se ka të bëjë me rrugën Tetovë – Prizren.

“Së shpejti do të hapet tenderi i tunelit i cili është 6.2 kilometra pak më i gjatë se tuneli i Kalimashit në Shqipëri dhe më i gjati në rajon. Përveç këtyre tre pikave do të ketë edhe pika të tjera të cilat në interes të dy shteteve dhe qytetarëve”, tha ai.

Sa i përket 100 ditëshit të qeverisë së Maqedonisë, Mexhiti deklaroi se qeveria e Maqedonisë është konform programeve dhe premtimeve dhe se po i zbaton projektet të cilat janë në favor të shqiptarëve.

“Luftë e ashpër po bëhet ndaj biznesit të kazinove për ta reduktuar dukshëm sepse është i dëmshëm për qytetarët dhe shtetin. Po ashtu po punohet për luftë të pa kompromis ndaj korrupsionit që ka ndodhë në të kaluarën edhe pse fjalën e fundit ia lëmë drejtësisë”, tha ai.

Tutje Mexhiti deklaroi se është marr vendimi i qeverisë për 35 milionë euro për ndërtimin e kampusit universitar “Nënë Tereza” dhe se të martën do të kalojë vendimi për ta rrumbullakuar sheshin “Skënderbeu” në “Çarshinë e Vjetër” të Shkupit, në vlerë prej 20 milionë euro.

“Në këto 100 ditë ka qenë dukshëm fokusi të fuqizimi i decentralizimit që është shtyllë e marrëveshjes së Ohrit dhe se qeveria ka hapur procedurën që në këtë gjysmë viti 100 milionë euro ndahen për projekte komunale që kanë të bëjnë më infrastrukturën dhe ngritjen e standardit jetësor dhe po përgatitet për 250 milionë euro tjera prej janarit deri në mars. Brenda gjashtë muajve shkon në gjysmë miliardi euro shuma për realizimin e projekteve, shumë e cila shkon për komunat në përgjithësi dhe 30 për qind e kësaj shume shkon për komunat dhe vendbanimet shqiptare”, shtoi Mexhiti.

Sipas tij, decentralizimi për shqiptarët në Maqedoni është dy herë më i rëndësishëm për shkak se ka qenë ideja e marrëveshjes së Ohrit që nëpërmjet fuqizimit të komunave shqiptarët t’i realizojnë shumicën e të drejtave të tyre pa pasur nevojë të drejtohen drejt tek qeveria.

Mexhiti u shpreh i kënaqur për lëvizjet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe uroj që së shpejti edhe Maqedonia të bashkëngjitet, por sipas tij kjo ngecje e Maqedonisë është rezultat i keqqeverisjes në tetë vitet e kaluara.

Ai deklaroi se prioritet i kësaj qeverie mbetet rruga drejt Bashkimit Evropian.

Prioritetet më të larta të Bashkimit është gjuha shqipe dhe se do të bëjnë çmos për ta mbrojtur dhe për ta avancuar përdorimin zyrtarë të gjuhës shqipe dhe po punojnë për të pasur ligj të posaçëm për përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në administratë.

“Qeveria ka ndarë mjete për shënimin e festave të nëntorit, festën e 22 nëntorit që lidhet me gjuhën shqipe në mënyrë shtetërore e qeveritare”, tha Mexhiti.

Kurse për ngjarjen që ka ndodhur me presidenten e Kosovës, në aeroportin e Shkupit, Mexhiti tha se nuk ka qenë rasti i parë që ka ndodhur me presidenten Osmani. Ai theksoi se ka pasur edhe dy raste të tjera por se nuk janë bërë të ditura nga qeveritë e kaluara. Sipas tij, qeveria i ka marrë masat që tash e tutje kurdo që presidentja Osmani të udhëtojë nëpër Maqedoni, të ketë angazhim të drejtpërdrejt që ajo të kalojë sa më mirë.

You Might Also Like

Krasniqi: Klina është gati për rikthim

Arrestohet një edukatore e dyshuar për dhunë ndaj një fëmije në Lipjan

Dy raste të sekuestrimit të armëve në Rahovec, një i mitur në mbajtje

Abdixhiku: LDK-ja e Iliri nuk e shohin politikën si karrierë, por shërbim

Vetëvendosje premton investime në Viti me kandidatin Arsim Ademi Elmina Osmani|RTK

TAGGED: #Izet Mexhiti, #Kosova, #Maqedonia e Veriut, #Mbledhja e përbashkët
Kosova Times November 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Qeveria shpall 11 korrikun, Ditë Përkujtimi për Gjenocidin në Srebrenicë

Kosova Times Kosova Times July 10, 2024
Përplasi për vdekje 22-vjeçarin, arrestohet shoferi 80-vjeçar
Sudan: Është arritur marrëveshja me Moskën për krijimin e bazës detare ruse në Detin e Kuq
Pas rebelimit ,bashkë me gjeneralin Surovikin, u arrestuan më shumë se 10 oficerë ushtarakë
Rusia sulmoi Kievin me raketa, Polonia ngriti avionë. Në Sumi, jetimore e prekur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?