By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Letër miqësore, Presidentes së Kosovës Zonja Presidente!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Letër miqësore, Presidentes së Kosovës Zonja Presidente!
Opinion

Letër miqësore, Presidentes së Kosovës Zonja Presidente!

Kosova Times
Last updated: 2024/11/16 at 9:30 PM
Kosova Times Published November 16, 2024
Share
SHARE

Me rolin Kushtetues që e ushtroni dhe me kompetencat që i keni në dispozicion (gjithnjë) sipas ligjeve ekzistuese të Republikës së Kosovës, “qëndrimi” (që Ju thirreni : https://kallxo.com/lajm/osmani-mund-ta-zbatojme-njeanshem-marreveshjen-e-brukselit-nese-marrim-garanci-nga-nderkombetaret/) i Juaj “personal” kur e merr dhenë e bëhet publik, nuk besoj se qonë fortë peshë në marrëdhëniet ndërkombëtare, e aq më pak në skenën tonë edhe ashtu të trazuar politike. Ku Ju “detyrimisht”, jeni e obliguar t’i pasqyroni shumë më shumë qëndrimet, veprimet e porositë unifikuese, se ato personale!? Mund të jem gabim por, kur i adresohem “germës” kushtetuese kuptoj se qëndrimet dhe detyrimet ligjore, Ju obligojnë ta ushtroni ate.

Po a mund të jetësohet Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit vetëm me Amin-in e partnerëve ndërkombëtar (ani, tani kur në krye të Shba-ve, ka ardhur ithtari i sovraniteti dhe fuqisë së institucionit té shtetit, Donald Trump!?) pa nënshkrimin e palës Serbe?! Kur e kemi të gravuar ende në memorien tonë Marrëveshjen e (famshme) Washingtonit, ku ish KM Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, u detyruan ta nënshkruajnë ate. Tjetër, krahasimi me vitin 2008, (që e bëni) e nderuara Presidente, nuk është në kolizion me asnjë parametër, të tanishëm; politik, gjeopolitik, e gjeostrategjik!? Bota, ka ndryshuar për këto 16 vite, e nderuara Presidente…! E këshillëtarët që i ke pranë vetës , është dashtë ta kuptojnë këtë diskrepancë kohore dhe të mos bëni këso prononcime…! Por, nëse e ke pasur mendjen te ndonjë votë të humbur… në ndërkohë, prap, mendoj që gabim e ke. Për arsye, se mandati Juaj nuk është kah kërcënohet, hë për hë! Veç, nëse prap këshilltarët për rreth u kanë bë ndonjë kalkulim të gabuar në baza të perceptimit të publikut…Nejse!

Mendoj se shumicës dërmuese të qytetarëve të Kosovës nuk i duhen njohjet e BE në këmbim të konstituimit té Zajednices serbe (faktikisht, një Republika Serpska në Kosovë). Kur jemi te kjo temë, do të doja të Ju pysja me kureshtjen e një qytetari të rëndomët, se përse nuk po e dërgoni draftin Franko- Gjerman në Kushtetuese?! Ngase, sa mbaj në mend kjo Gjykatë i hodhi poshtë 23 Nene të draftit të vitit 2015! Ateherë, jam shumë i bindur që në draftin aktual Franko- Gjerman, kjo Gykatë do të mund të hedhë poshtë gjysmen e neneve….Natyrisht, gjithnjë duke besuar thellësisht se kjo Gjykatë i shërben interesave të qytetarëve të Kosovës, e jo synimeve dhe ambicieve të Serbisë. Mund të jem në gabim, por, as unë e as publiku i gjerë nuk e ka kuptuar asnjëherë arsyen e vërtetë të mos dërgimit të draftit në këte “vis maior” juridik!?

Zonja Presidente e kuptoni cfarë do të thotë kontrolli i territoreve në Ukrainë nga Rusia apo në krizen e Bosnies ku kontrolli mbi teritorr i mundësoj Millosheviqit të imponoi opsionin e fragmetarizimit të shtetit unitar, në tri entitete. Që edhe sot pas Marrëveshjes historike të Dejtonit, asnjëri entitet nuk është duke gjetur qetësi. Andaj, Ju lus që të mos nxitoni në deklarime të pamatura që mund të prodhojnë pasoja afatgjate e komplikime të panevojshme që u “dhurohen” aulave të nderkombetarëve. Shumë përvoja historike (si ajo e Rambujes, p.sh.) na mësojnë se problemet e interesave shtetërore e kombëtare nuk zgjidhen vetëm me zotime e refleksione personale, e as me qëndrime unilaterale, por me një koncenzus të mundimshëm të brendshem politik, ku roli i Presidencës si autoritet juridiko-moralo-politik tani e ka kompetencën absolute në perafrimin e qëndrimeve, mendimeve dhe unifikimin (jo uniformitetin) e vendimeve që për imperativ duhet ta kenë bërjen e Kosovés shtet sovran, sikurse shtetet tjera.Mbesë me shpresë se ky gaf… apo qëndrim i Juaj i nxituar personal, nuk do të ndikoj në qëndrimet dhe gjykimet e subjekteve aktuale politike. Të cilat tani, të preokupuara me animimin dhe senzibilizimin e qytetarisë për zgjedhjet në horizont, dinë edhe të ruajnë distancën e (pa)nevoshme politike, po edhe të fusin (si thuhet) “veshët në lesh”…

Miqësisht, Fadil Maloku, sociolog

You Might Also Like

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

Analiza: Moldavia Voton Mes Varfërisë, Migracionit dhe Lodhjes së Thellë

TAGGED: #Fadil Maloku, #Vjosa Osmani
Kosova Times November 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nis gjykimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Jelena Gjukanoviq

Kosova Times Kosova Times September 16, 2025
Kurti pas vërshimeve: Ka rrezik për epidemi
Nis zhvendosja e Tregut të Gjelbër në Prishtinë|Video
Rusia dhe SHBA shkëmbejnë të burgosur në përpjekje për lidhje më të ngushta
FT: BE po përgatit një plan ndihme financiare për Kievin pa pëlqimin e Hungarisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?