By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin
January 20, 2026
ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje
January 20, 2026
Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore
January 20, 2026
Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike
January 20, 2026
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
Rajon / Botë

Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/16 at 2:51 PM
Kosova Times Published November 16, 2024
Share
SHARE

Kompania shtetërore ruse e gazit natyror, Gazprom ka ndërprerë furnizimet për Austrinë mëngjesin e 16 nëntorit.

Kështu tha kompania furnizuese e gazit në Vjenë, OMV, pasi tha se ka ndërprerë pagesat për gazin pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit.

Ndërprerja zyrtare e furnizimeve në orët e para të së shtunës ndodhi, pasi kancelari austriak, Karl Nehammer, të premten mbajti një konferencë për media ku theksoi se shteti i tij ka siguruar furnizim alternativ me karburante për këtë dimër.

OMV tha se do të ndalte së paguari për gazin e Gazpromit, me qëllim që të kompensojë shpërblimin prej 230 milionë eurosh që fitoi nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë, për shkak të një ndërprerje të mëhershme të gazit në filialin e tij gjerman.

Autoritetet thanë se furnizimet u ndalën nga ora 06:00 e së shtunës.

OMV tha më herët gjatë javës se kishte rezerva të mjaftueshme për të furnizuar me gaz konsumatorët e tij në rast se Gazpromi do të ndalte furnizimet, duke shtuar se rezervat në Austri janë në mbi 90 për qind të mbushura.

Më 2022, Rusia ndali pothuajse të gjitha furnizimet me gaz natyror në Evropë, duke u kërkuar konsumatorëve që të paguanin për gazin me rubla ruse. Por, udhëheqësit evropianë argumentuan se ky ishte shantazh energjetik që Moska po u bënte, për shkak të mbështetjes së Evropës për Ukrainën, pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj.

Qeveritë evropiane u detyruan që të gjenin furnizime alternative me çmim më të lartë, dhe shumica e gazit të lëngshëm natyror vjen në Evropë me anije nga Shtetet e Bashkuara dhe Katari.

Sipas të dhënave, Austria është varur nga furnizimet ruse me gaz, pasi në dhjetor të vitit të kaluar 98 për qind të gazit natyror e mori nga Rusia.

You Might Also Like

Moldavia ka filluar procesin e anulimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në CIS

VIDEO Trump kërcënon Macronin: ‘A e tha këtë? Do të vendos tarifa 200 përqind…’

Miliona njerëz përballen me katastrofë humanitare. Kievi pa energji elektrike, gaz dhe ujë në -20 gradë

Kina: Trump na ftoi në Komitetin e Paqes

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Austria, #Gazi, #Rusia
Kosova Times November 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vendet e BE-së paralajmërojnë për rritje të propagandës ruse para zgjedhjeve në bllok

Kosova Times Kosova Times February 12, 2024
Abraham: Pranimi i Kosovës në KiE këtë muaj, e vetmja rrugë përpara
Diplomacia boshnjake e gatshme priti administratën e re amerikane: Thonë se një foto flet më shumë se një mijë fjalë
Prizren, ura e Arastës do të bëhet me pistonë digjitalë
IKD: Reforma në ndihmën juridike falas të bëhet përmes fuqizimit të mekanizmave aktual, duke ruajtur pavarësinë e gjyqësorit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?