By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor
Rajon / Botë

Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor

Kosova Times
Last updated: 2024/11/17 at 5:25 PM
Kosova Times Published November 17, 2024
Share
SHARE

Në kuadrin e Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima të Perusë, Presidenti amerikan Joe Biden u takua me Presidentin kinez Xi Jinping. Ky është takimi i tyre i fundit, ndërsa Presidenti Biden është në përfundim të mandatit të tij dhe udhëheqësit botërorë përgatiten për administratën e ardhshme amerikane të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, që e merr detyrën në janar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara ndoqi takimet e Presidentit Biden në Lima, të Perusë.

Presidenti Joe Biden iu bashkua të shtunën udhëheqësve botërorë që morën pjesë në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima, Peru. Mandati i tij përfundon në janar.

Si pjesë e turneut të tij përmbyllës, Presidenti Biden u takua me Presidentin kinez Xi Jinping.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë rivalë në shumë çështje, përfshirë për rolin e tyre në rendin botëror. Presidenti Biden tha se megjithëse nuk janë gjithmonë dakord, ata kanë qenë të sinqertë me njëri-tjetrin.

“Kemi qenë të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin. Mendoj se kjo është jetike. Këto biseda parandalojnë llogaritjet e gabuara dhe sigurojnë që konkurrenca mes dy vendeve tona të mos kthehet në konflikt”, tha Presidenti Biden.

“Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të kenë parasysh interesin e gjithë botës dhe të injektojnë më shumë siguri dhe energji pozitive në botën e trazuar”, tha presidenti kinez.

Presidenti Biden shtrëngon duart me Presidentin Xi (Peru, 16 nëntor 2024)
Presidenti Biden shtrëngon duart me Presidentin Xi (Peru, 16 nëntor 2024)

Presidenti Biden e ka quajtur në të kaluarën Presidentin kinez Xi një “diktator”, ndërsa zoti Xi i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara si “burimi më i madh i kaosit” në botë. Por, të dy udhëheqësit kanë theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe gjatë katër viteve të fundit kanë arritur përgjithësisht ta menaxhojnë rivalitetin e ndërlikuar. Ata ranë dakord të rifillonin komunikimet mes strukturave ushtarake në takimin e nivelit të lartë në vitin 2023, që pasoi takimin e nivelit të lartë të vitit 2022.

Tashmë që amerikanët votuan për rikthimin në pushtet të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, Pekini po përgatitet për paparashikueshmëri.

Në mandatin e tij të parë si president, zoti Trump filloi një luftë tregtare me Kinën. Këtë vit, ai kërcënoi se do të vendosë tarifa deri në 60% për të gjitha importet kineze dhe 10 deri në 20% për mallrat nga pjesa tjetër e botës.

Në Lima të Perusë
Në Lima të Perusë

Diplomatë që merrnin pjesë në APEC, të cilët folën në kushte anonimiteti, shprehën shqetësimin se Shtetet e Bashkuara mund të bëhen më proteksioniste dhe izolacioniste nën administratën e re të Presidentit të zgjedhur Trump, i cili u tërhoq nga marrëveshjet tregtare dhe të tjera gjatë kohës që ishte në detyrë.

Disa orë përpara takimit me Presidentin Biden, udhëheqësi kinez Xi u paraqit si një mbrojtës i “multilateralizmit dhe një ekonomie të hapur”. Ai e filloi turneun e tij në Amerikën e Jugut duke inauguruar një port të madh në Peru – një investim prej 1.3 miliardë dollarësh nga Pekini që po përpiqet të zgjerojë tregtinë dhe ndikimin në kontinent. Shtetet e Bashkuara thonë se po investojnë më shumë në Peru, rreth 6.6 miliardë dollarë të investuara gjatë vitit 2023.

Jake Sullivan
Jake Sullivan

“Në të gjithë sektorin tonë privat dhe tashmë me mbështetjen e strukturave si Korporata Financiare e Zhvillimit, po investojmë në një gamë të gjerë të teknologjisë, infrastrukturës, energjisë, shëndetësisë dhe projekteve të tjera dhe jemi një lojtar tepër i rëndësishëm”, i tha Zërit të Amerikës, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, gjatë udhëtimit me avion.

Nga Lima, Presidenti Biden udhëtoi të dielën drejt Rio de Zhaneiros për takimin e nivelit të lartë të G20-ës, me një ndalesë të shkurtër në Amazonën braziliane për të dhënë komente mbi ndryshimin e klimës.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Azi-Paqësor, #Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik, #Joe Biden
Kosova Times November 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Valë arrestimesh në Francë pas kërcënimeve të rreme për sulme me bomba

Kosova Times Kosova Times October 20, 2023
Ndalohen dy persona në veri, shkak thirrje për rezistencë ndaj Policisë
Petriç: E djatha ekstreme në Evropë nuk ka ndikim pozitiv per Kosove, shpresoj të mos ketë sukses në zgjedhjet
Ky njeri dyshohet se qëndron pas sulmit historik, rusët kanë nisur një kërkim njerëzish. Kush është ai?
ShBA sanksionon Prokuroren e Shtetit në Bosnje, Diana Kajmakoviq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?