By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse shumica e evropianëve udhëtojnë brenda vendit të tyre dhe pse udhëtimet ndërkombëtare janë deri në tre herë më të shtrenjta?
January 22, 2026
Osmani në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes në Davos
January 22, 2026
Udhëtimet e frymëzuara nga nostalgjia në rritje të fortë në vitin 2026
January 22, 2026
Kryeqyteti i Qipros është destinacioni më i mirë për kulturën në Evropë në vitin 2026
January 22, 2026
Perla e Toskanës që ende nuk është zbuluar nga turizmi masiv – ja pse duhet ta vizitoni
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje
Rajon / Botë

Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje

Kosova Times
Last updated: 2024/11/17 at 8:30 PM
Kosova Times Published November 17, 2024
Share
SHARE

Demokratët po shqyrtojnë arsyet që çuan në humbjen e garës presidenciale më 5 nëntor. Analistët rendisin ekonominë si arsye kryesore për humbjen e Nënpresidentes Kamala Harris, por shtojnë se pas saj qëndrojnë edhe faktorë të tjerë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias njofton.

Ndërsa demokratët po mësohen gradualisht me realitetin e humbjes së zgjedhjeve, ata po reflektojnë gjithashtu mbi arsyet e kësaj humbjeje.

Shtëpia e Bardhë i ka kundërshtuar pohimet se përpjekja e Presidentit Joe Biden për t’u rizgjedhur dhe hezitimi i tij për t’u tërhequr nga gara presidenciale më herët, dëmtuan mundësinë e Nënpresidentes Kamala Harris për të fituar, më 5 nëntor.

“Kur ai mori vendimin për t’ia kaluar stafetën nënpresidentes ai besoi se ishte vendimi i duhur për të marrë në atë kohë”, tha Karine Jean-Pierre, sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Por sipas analistëve mundësitë për t’u zgjedhur të zonjës Harris u dëmtuan më shumë nga fakti se ajo nuk arriti ta ndajë veten nga politikat ekonomike të zotit Biden.

“Perceptimi popullor ishte se ai nuk e ka menaxhuar mirë ekonominë, gjë që më së shumti buronte nga inflacioni i lartë i dy viteve të tij të para në detyrë. Mendoj se ato ishin pengesa shumë të vështira për t’u kapërcyer nga Harris”, thotë David Greenberg, i Universitetit ‘Rutgers’.

Gjatë fushatës elektorale, vëmendje e madhe iu kushtua të drejtës për abort, por gratë nuk votuan për zonjën Harris lidhur me këtë çështje në atë masë që kishin shpresuar demokratët.

“Kishte shumë shtete që këtë çështje e kishin në fletëvotim, me qëllimin për ta përcaktuar me ligj të drejtën riprodhuese, ndaj njerëzit ishin në gjendje të votonin për këtë çështje dhe në të njëjtën kohë të votonin për Trump-in”, thotë Julie Roginsky, zyrtare demokrate.

Zonja Roginsky thotë se përtej analizës të asaj çka ndodhi me këto zgjedhje, Partia Demokrate duhet të rregullojë atë që ajo e quan, një problem strukturor që ekziston prej kohësh.

“Ne kemi një historik me të cilin duhet të krenohemi, e megjithatë nuk dimë si ta përcjellim atë. Nuk po ia dalim ta përçojmë mesazhin e të shfaqemi si autentik”, shton ajo.

John Lappie, profesor i asociuar i shkencave politike në Universitetin Shtetëror të Plymouth thotë se demokratët kanë nevojë për gjak të ri.

“Ata kanë nevojë për udhëheqje të re, e cila të jetë më në harmoni me situatën aktuale dhe padyshim më në harmoni me klasën punëtore”.

Në kushtet kur republikanët udhëheqin Kongresin me një shumicë të vogël, zoti Lappie pret që demokratët të jenë në gjendje të kundërshtojnë politikat me të cilat nuk pajtohen, ndërkohë që përgatiten për goditjen e tyre të radhës në zgjedhjet afatmesme të vitit 2026, që përkojnë me mesin e mandatit të një presidenti.

You Might Also Like

Kommersant: Rusia mund të humbasë një nga tre bazat e saj ushtarake në Siri – aeroportin në Qamishli

Franca mohoi Trumpin dhe tallte pretendimet për tarifat e barnave: GIF me mbishkrimin “lajm i rremë”

Tmerr në Australi: Tre të vdekur nga të shtënat, policia kërkon sulmuesin

ShBA arritën atë qe donin, udhëheqësit e NATO-s e lajkatuan Trumpin

Zgjatet për 12 muaj afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje

TAGGED: #Analizë humbjeje, #Demokratët, #ShBA, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times November 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një gruaje të dyshuar për vjedhje

Kosova Times Kosova Times November 21, 2024
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përbashkët autobusi
Duarlidhur me Tahir Gecajn!
Gërvalla takon studentët, flet për punësim dhe vizionin për të ardhmën
Zbulohet sekreti pothuaj 4 miliardë-vjeçar. A është kjo arsyeja pse Trump dëshiron një mision në Mars?!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?