By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin
August 9, 2025
The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet
August 9, 2025
Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump
August 9, 2025
WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve
August 9, 2025
Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përfundoi me sukses kampionati i dytë individual mbarëkombëtar Kosovë-Shqipëri 2024
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Përfundoi me sukses kampionati i dytë individual mbarëkombëtar Kosovë-Shqipëri 2024
Sport

Përfundoi me sukses kampionati i dytë individual mbarëkombëtar Kosovë-Shqipëri 2024

Kosova Times
Last updated: 2024/11/17 at 9:57 PM
Kosova Times Published November 17, 2024
Share
SHARE

Me sukses ka përfunduar Kampionati i Dytë mbarëkombëtar Kosovë-Shqipëri 2024.

Për dy ditë me radhë pingpongistët dhe pingpongistet më të mira të Kosovës dhe Shqipërisë kanë garuar mes vete për të nxjerrë kampionët e këtij viti, të dytin me radhë. Bashkëpunimi Kosovë -Shqipëri, në fakt ka filluar shumë vjet më parë duke organizuar gara të përbashkëta në kategori dhe grup-mosha të ndryshme. Ky bashkëpunim është zgjeruar me organizimin e Kampionatit mbarëkombëtar individual vitin e kaluar. Kësaj gare në konkurrencë individuale i ka paraprirë zhvillimi i garave ekipore ndërmjet ekipeve më të mira të Kosovës dhe Shqipërisë për vite me radhë, herë në Shqipëri e herë në Kosovë.

Kësaj radhe nikoqire ishte Kosova me Ferizajn si qendër e rëndësishme e pingpongut. Pjesëmarrës ishin 16 (8 femra dhe 8 meshkuj) lojtarët më të mirë nga secila Federatë.

Ditën e parë u zhvilluan garat për çifte femra, çifte meshkuj dhe çifte të përziera deri në fazën finale, kurse në konkurrencën individuale ditën e parë u luajtën garat në grupe. Nga 16 lojtarë dhe 16 lojtare të të dyja vendeve ishin në ndarë në nga 4 grupe me katër lojtarë, sipas sistemit secili me secilin, ku dy të parët e secilit grup avancuan në shortin final në ditën e dytë. Grupet kishin përbërje të përzier, nga 2 lojtarë nga secili shtet.

Kampionati u hap me garën e çifteve të përziera, ku në rrugën për finale çifti Kreshnik Mahmuti/Shega Hashani e mundën çiftin Rrahman Ademaj/Lene Osmani, kurse Çifti Fatih Karabaxhaku/Taibe Ruli ishin më të mirë se çifti nga Shqipëria Aron Koni/Samanta Agolli.

Më pas u zhvillua pjesa më interesante e garës nëpër grupe, ku pas shumë duelesh interesante e cilësore për në shortin final u kualifikuan:

Meshkujt: Fatih Karabaxhaku, Dritan Laska, Aron Koni, Blendi Hajdari, Kreshnik Mahmuti, Murat Kurtulus, Kejdi Kalaja dhe Rrahman Ademaj, kurse

Femrat: Shega Hashani, Lene Osmani, Alma Mehmeti, Liridona Rexhaj, Samanda Agolli, Taibe Ruli, Leoresa Imeri dhe Emirjeta Isufi.

Çiftet për femra dhe për meshkuj pasuan garën në grupe, me ç’rast nxorën finalistet dhe finalistët;

Alma Mehmeti / Leoresa Imeri dhe Emirjeta Isufi / Samanda Agolli, kurse për meshkuj Fatih Karabaxhaku / Kreshnik Mahmuti dhe Rrahman Ademaj / Murat Kurtulus.

Dita e dytë nisi me finalet për çiftet e përziera ku pas një loje të mirë dhe të nivelizuar, Mahmuti dhe Hashani, në saje të përvojës fituan me rezultatin e ngushtë 3:2 ndaj kampionëve në fuqi Karabaxhakut dhe Rulit.

Në garën e çifteve për meshkuj Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku, që kishin hyrë si favoritë, me meritë e mbrojtën titullin e fituar vitin e kaluar. Në vendin e tretë u rendit çifti Redion Ajdinaj/Aron Koni. Ndërkaq te çiftet e femrave kampione dolën lojtaret nga Shqipëria Emirjeta Isufi dhe Samanta Agolli, kurse vendin e tretë e zunë Liridona Rexhaj/Elionela Hasani.

Në garën individuale, për në gjysmëfinale u plasuan 2 lojtarë nga Kosova dhe dy nga Shqipëria: Kreshnik Mamuti, Fatih Karabaxhaku, Aron Koni dhe Kejdi Kalaja. Karabaxhaku pas një dueli interesant e mundi Konin me rezultatin 3:1, e me të njëjtin rezultat fitoi edhe Kreshnik Mahmuti duke e thyer rezistencën e fortë të Kejdi Kalajës 3:1. Në ndeshje për vendin e tretë, Kejdi Kalaja e mundi Aron Konin me 3:0, sikur edhe Kreshnik Mahmuti ndaj Fatih Karabaxhakut. Më shumë rivalitet pati te garat e femrave, ku Lenë Osmani megjithë lojën e fortë dhe cilësore nuk arriti ta mposhtë Liridona Rexhajn stoike me stilin e saj karakteristik defansiv. Leoresa Imeri e mundi Taibe Rulin në gjysmëfinalen e dytë, dhe në finale shfaqi lojë të bukur ofensive por që nuk ishte e mjaftueshme për thyer rezistencën e Liridonës.

Në përgjithësi, organizimi i garës ishte në nivel shumë të lartë, si në aspektin e përgatitjes teknike të ambienteve për lojë ashtu edhe në mikpritjen dhe akomodimin e mysafirëve nga Shqipëria, të cilët u ndanë të kënaqur dhe e vlerësuan lartë të gjithë aktivitetin. Lojtarët dhe pjesëmarrësit tjerë u shoqëruan mes vete, këmbyen përvoja e miqësi, kurse lojtarët po ashtu kaluan qaste të mira së bashku dhe me kulturë të lartë sportive dhe korrektësi maksimale i zhvilluan garat mes vete.

Tri vendet e para për secilën kategori u shpërblyen me mirënjohje, medalje kurse të parët edhe me Kupa, të cilat i ndanë zyrtarët e të dyja Federatave: Nehat Çitaku, kryetar, Tonin Binoshaj, sekretar dhe Remzi Shala, anëtar Bordi.

RENDITJA FINALE:

ÇIFTE TË PËRZIERA

1Kreshnik Mahmuti / Shega Hashani
2Fatih Karabaxhaku / Taibe Ruli
3Rrahman Ademaj / Leoresa Imeri, 2

 

ÇIFTE FEMRA

1Emirjeta Isufi / Samanda Agolli
2Alma Mehmeti / Leoresa Imeri, 2
3Liridona Rexhaj / Elionela Hasani

 

ÇIFTE MESHKUJ

1Fatih Karabaxhaku / Kreshnik Mahmuti
2Rrahman Ademaj / Murat Kurtulus
3Aron Koni / Redjon Ajdinaj

 

INDIVIDUALE

 

FEMRAT

  1. Liridona Rexhaj
  2. Leoresa Imeri
  3. Lenë Osmani

 

MESHKUJT

  1. Kreshnik Mahmuti
  2. Fatih Karabaxhaku
  3. Kejdi Kalaja /Kosovatimes/

You Might Also Like

MKRS investon 2 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Portieri i kombëtares së Egjiptit vdes pasi qëndroi në koma për disa ditë

Tri medalje për Kosovën në Kupën Evropiane për Juniorë në xhudo

Xhudistja Laurine Gashi fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane për Junior

Llapi për vendimin e Qeverisë lidhur me stadiumin: Hap i madh

TAGGED: #Kampionati i dytë mbarëkombëtar individual, #Kosovë-Shqipëri 2024
Kosova Times November 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hamza: Paga e pensione më të larta, mundësi më shumë për punë dhe ekonomi më të zhvilluar

Kosova Times Kosova Times December 29, 2024
Në Prelluzhë të Vushtrrisë zbulohen armë e mjete shpërthyese
MAShTI kërkon nga komunat zbatimin e politikave të mbrojtjes së fëmijëve
Komisioni i PE paraqet një kërkesë për të nisur një hetim për punën e Oliver Varhelji
Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?