By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës
December 13, 2025
Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë
December 13, 2025
KOK: Përmbyllen takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
December 13, 2025
Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani
December 13, 2025
PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ulen temperaturat! Ja sesi parashikohet moti këtë javë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ulen temperaturat! Ja sesi parashikohet moti këtë javë
Lajme

Ulen temperaturat! Ja sesi parashikohet moti këtë javë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/17 at 6:01 PM
Kosova Times Published November 17, 2024
Share
SHARE

Dimri duket se do të mbërrijë më herët këtë vit. Sipas parashikimit të motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, java që vjen do të ketë rënie temperaturash, reshje shirash dhe dëbore në male.

Në vendin tonë pritet depërtimi i një qendre të thellë të presionit atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa por edhe të ftohta. Depërtimi i kësaj qendre të thellë në detin Mesdhe do të sjellë si pasojë sasi të lartë të lagështirës (ngopjes së ajrit me avuj uji) dhe ditë me reshje shiu me intensitet të lartë.

Gjithashtu për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë Polare dhe futja e tyre në detin Mesdhe do të bëjë që të ketë edhe reshje dëbore të cilat në relievet malore të jenë deri dhe të dendura.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare (situatë meteorologjike në prag të kalimit të kësaj qendre të presionit të ulët).

Më pas për ditën e Martë dhe deri ditën e Premte (dhe jo vetëm pasi edhe për ditën e Shtunë pritet situatë e paqëndrueshme atmosferike) moti parashikohet kryesisht me vranësira mesatare dhe të dendura. Megjithatë këtu nuk përjashtohen edhe kthjellimet afatshkurtra kryesisht për ditën e Martë dhe të Enjte dhe zonën e qendrës dhe jugu.

Për ditën e Martë reshje shiu të cilat në veriperëndim do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Për ditën e Mërkurë reshjet në veriperëndim vijojnë me intensitet mesatar dhe të lartë por reshjet me intensitet të lartë përfshijnë në orët e pasdites dhe mbrëmjes një pjesë të madhe të territorit.
Për ditën e Enjte reshjet deri në orët e mesditës me intensitet mesatar ndërsa në relievet malore në veri dhe lindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar.

Ndërkohë edhe ditën e Premte reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën e veriperëndimit ndërsa në pjesën tjetër të territorit mesatar deri dhe të lartë.

Gjithashtu për ditët e Mërkurë, Enjte dhe ditën e Premte pritet edhe erë tepër intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 5-12 m/s dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 22-26 m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.

You Might Also Like

Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës

Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë

KOK: Përmbyllen takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

Kosova Times November 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Kurti takoi Spiropalin, diskutojnë për një bashkëpunim më të fuqishëm

Kosova Times Kosova Times September 11, 2024
Trump trondit aleatët, thotë se Rusia po bën një lëshim duke mos pushtuar të gjithë Ukrainën
Nënshkruhet protokolli për kontrollin e përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri
Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar
KMDLNj: Ministria e Drejtësisë pa qëndrim korrekt ndaj pengjeve që po mban Specialja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?