By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri
January 23, 2026
Glaze Bourbon: glazura perfekte për marinadë
January 23, 2026
Rosë në letër pergameni me gështenja, konjak dhe portokall
January 23, 2026
Kokteje për mbrëmjet e ftohta
January 23, 2026
Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Drejtori i Doganës së Kosovës në Budapest: propozime konkrete për avancimin e integrimit dhe bashkëpunimit rajonal
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Drejtori i Doganës së Kosovës në Budapest: propozime konkrete për avancimin e integrimit dhe bashkëpunimit rajonal
Lajme

Drejtori i Doganës së Kosovës në Budapest: propozime konkrete për avancimin e integrimit dhe bashkëpunimit rajonal

Kosova Times
Last updated: 2024/11/18 at 6:29 PM
Kosova Times Published November 18, 2024
Share
SHARE

Në organizimin e Administratës Tatimore dhe Doganore të Hungarisë (NTCA) dhe përfaqësuesve të Qeverisë Hungareze, në kuadër të Presidencës Hungareze të BE-së, drejtuesit e administratave doganore nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, bashkë me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe organizatave rajonale, u takuan në Budapest për të diskutuar avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe procesin e integrimit evropian.

Në adresimin e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, shprehu mirënjohjen për përpjekjet e autoriteteve të Hungarisë për organizimin e këtij takimi në kohën kur procesi i integrimit ka shënuar progres me nismat siç është plani i rritjes dhe proceset tjera integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Më tej zt. Llugaliu shpalosi angazhimin e Doganës së Kosovës në ndërtimin dhe avancimin e kapaciteteve institucionale, duke kontribuuar në mënyrë aktive në nismat rajonale dhe evropiane. Z. Llugaliu prezantoi gjithashtu qasjen pro-aktive të Doganës së Kosovës ndaj sfidave të bashkëpunimit rajonal dhe atij me vendet e BE-së, duke propozuar zgjidhje konkrete që fuqizojnë lidhjen ekonomike dhe tregtare të rajonit të l Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së.

Lehtësimi i tregtisë dhe bashkëpunimi me Doganën Shqiptare Z. Llugaliu theksoi rezultatet e bashkëpunimit të ngushtë me Doganën Shqiptare, duke përmendur suksesin e zhdoganimit në Portin e Durrësit dhe Porto Romano. Si rezultat, ekonomia e Kosovës ka kursyer rreth 9 milionë euro në vit, ndërsa qarkullimi përmes këtyre porteve drejt Kosovës është rritur me mbi 40%. Kjo rritje përkthehet në efikasitet më të lartë të zinxhirëve logjistikë dhe përfitime më të mëdha për ekonomitë e të dy vendeve. Përveç kësaj, z. Llugaliu nënvizoi rolin e korridoreve të gjelbra dhe procedurave të harmonizuara në përmirësimin e qarkullimit të mallrave dhe lehtësimin e tregtisë ndërkufitare, duke përforcuar rolin e Doganës së Kosovës si një partner kyç në nismat rajonale dhe proceset integruese evropiane.

Raporti i Progresit dhe reformat e vazhdueshme Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Kosovën ka njohur progresin në Kapitullin 29 (Dogana) duke vlerësuar përmirësimet strukturore dhe reduktimin e sfidave. Ky vlerësim konfirmon përkushtimin e Doganës së Kosovës për të avancuar jo vetëm në procesin e integrimit evropian, por edhe në përmirësimin e kapaciteteve operacionale dhe të politikave të brendshme përmes reformave të vazhdueshme.

Angazhimi për modernizim dhe integrim Dogana e Kosovës do të vazhdojë të luajë një rol kyç në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmbushjen e standardeve të BE-së, duke kontribuuar kështu në një të ardhme më të integruar dhe më konkurruese për rajonin. /Kosovatimes/

You Might Also Like

BE mbetet partneri kryesor tregtar i Kosovës

Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT

LDK: Qytetarët po mbesin pa rrymë për shkak të keqmenaxhimit energjetik

Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit

21,4% e automjeteve të regjistruara në 2025 në Shqipëri vijnë nga Koreja e Jugut

TAGGED: #Agron Llugaliu, #Budapest
Kosova Times November 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

REL per Bienalen e 60-të në Venedik shkruan për vlerësimin që mori Kosova

Kosova Times Kosova Times April 20, 2024
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë për drogën në Pejë
Të rinjtë maqedonas të varur nga lojërat e fatit
Përjashtimi nga CEFTA dhe Procesi i Berlinit me pasoja për Kosovën
Haxhiu: Është me rëndësi që zgjedhjet lokale të mbahen sa më shpejt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?