By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump bëri në gjysmë ore atë që Putini nuk mundi ta bënte në katër vjet
January 6, 2026
Kombet më të fuqishme të botës arabe kanë hyrë në një konflikt publik të paprecedentë. Çfarë po ndodh?
January 6, 2026
VIDEO Rusët pësuan një katastrofë në sulmin ndaj Kupyanskut
January 6, 2026
KRU ‘Mitrovica’ ndërpret furnizimin me ujë, shkak turbullirat pas reshjeve
January 6, 2026
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prizren
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Johnson: Administrata Trump u votua ‘të shkundë status-quo-në’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Johnson: Administrata Trump u votua ‘të shkundë status-quo-në’
Rajon / Botë

Johnson: Administrata Trump u votua ‘të shkundë status-quo-në’

Kosova Times
Last updated: 2024/11/18 at 7:07 PM
Kosova Times Published November 18, 2024
Share
SHARE

Disa nga të emëruarit për kabinetin e Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, po cilësohen si kandidatura “të papërshtatshme” në qarqet demokrate dhe republikane.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson u kujtoi kritikëve të dielën se populli amerikan votoi, siç u shpreh ai, “për të shkundur status-quo-në” dhe se kjo është detyra me të cilën do të ngarkohen zyrtarët e rinj, nëse konfirmohen.

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump vazhdoi edhe gjatë fundjavës plotësimin e kabinetit të tij, duke emëruar Chris Whrist, një mbështetës i industrisë së naftës dhe gazit, për postin e sekretarit të energjisë.

Zoti Trump u ka dhënë përparësi aleatëve besnikë për postet kyçe të kabinetit.

Një nga emërimet që ka ngjallur më shumë debate është ai i ish-ligjvënësit republikan Matt Gaetz për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, (post i barasvlershëm me atë të Sekretarit të Drejtësisë).

Para se ai të jepte dorëheqje javën e kaluar, një Komision Etik i Dhomës së Përfaqësuesve ishte në prag të përfundimit të hetimeve ndaj tij për akuzat për abuzim seksual dhe përdorim të paligjshëm të drogës. Zoti Gaetz i mohon akuzat.

Ligjvënësi demokrat, Adam Schif tha për rrjetin CNN se, sipas tij, zoti Gaetz nuk është i kualifikuar për të shërbyer në rolin e propozuar.

“A do të kemi një Prokuror të Përgjithshëm ndaj të cilit janë ngritur pretendime të besueshme se është përfshirë në trafikun seksual të fëmijëve, përdorimin e mundshëm të drogave, pengim të hetimeve dhe që përvojën e vetme në Departamentin e Drejtësisë e ka me hetimet ndaj tij”, thotë zoti Schiff.

Senatori republikan, Markwane Mullin beson se Senati duhet të ketë qasje në gjetjet e hetimit, por ai i tha rrjetit NBC se zoti Gaetz meriton një shans të drejtë për t’u konfirmuar për rolin që është emëruar.

“Nuk kam dyshime se Presidenti Trump beson se ai është personi i duhur për të bërë punën e duhur. Ai do të trajtohet njësoj, si çdo i emëruar”, tha zoti Mullin.

Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësi demokrat Hakeem Jeffries foli po të dielën në rrjetin NBC.

Ai hodhi dyshime mbi përzgjedhjet e zotit Trump për kabinetin e tij, disa prej të cilëve, tha ai, nuk kanë përvojë për detyrat që janë propozuar.

“A është kjo më e mira që Amerika mund të ofrojë në një moment si ky, kur po përballemi me kaq shumë sfida? Sigurisht që jo”, tha ai.

Duke votuar për Donald Trumpin, populli amerikan u dha republikanëve mandatin për të ndryshuar gjendjen e vendit, theksoi Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson.

“Çdo president ka të drejtë të emërojë kabinetin e tij, të emërojë persona që mendon se do ta përmbushin programin e tij. Njerëzit që janë në këtë listë do ta bëjnë këtë. Ata do të shkojnë në agjencitë që do të udhëheqin dhe do t’i reformojnë ato”, tha zoti Johsnon.

Pritet që shumica e emrave të përzgjedhur nga zoti Trump të marrin miratimin e shpejtë të Senatit.

Presidenti i zgjedhur u ka bërë thirrje po ashtu udhëheqësve republikanë të Senatit që ta lejojnë atë të bëjë emërime edhe në kohën që Senati është me pushime, gjë që do të shmangte mbajtjen e seancave për konfirmimin e anëtarëve të kabinetit të tij.

You Might Also Like

Trump bëri në gjysmë ore atë që Putini nuk mundi ta bënte në katër vjet

VIDEO Rusët pësuan një katastrofë në sulmin ndaj Kupyanskut

Axhenda ndërkombëtare

Reshjet e shiut rrisin nivelet e lumenjve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar sot procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë Kosovës, të destinuara për votimin me postë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nga dhjetori i vitit 2025 deri më 5 janar 2026 janë tërhequr gjithsej 48,602 pako me fletëvotime, ndërkohë që rreth 58 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes postës. Sipas Elezit, më 23 dhe 29 dhjetor 2025 nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr 28,555 pako. Pas vlerësimit, 27,600 prej tyre janë aprovuar, ndërsa 955 janë refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, kryesisht dëftesës së regjistrimit të votuesit. Numërimi i këtyre fletëvotimeve ka nisur më 3 janar dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së 5 janarit. Procesi ka vazhduar më 2 janar 2026, kur nga kutitë postare në disa qytete ndërkombëtare, përfshirë Pragën, Londrën, Parisin, Stambollin, New York-un dhe Kanberrën, janë tërhequr edhe 8,180 pako të tjera, të cilat tashmë janë transportuar në Kosovë. Ndërkaq, më 5 janar është përmbyllur tërheqja e fundit e pakove nga 13 kuti postare të vendosura në qytete të ndryshme evropiane dhe rajonale, prej nga janë mbledhur edhe 11,867 pako me fletëvotime. KQZ ka njoftuar se të gjitha pakot e tërhequra më 2 dhe 5 janar do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe vetëm ato që plotësojnë kriteret ligjore do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Për lehtësimin e votimit nga jashtë vendit, KQZ kishte funksionalizuar kuti postare në 23 shtete të ndryshme të botës.

TAGGED: #Donald Trump, #Mike Johnson
Kosova Times November 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OKB: Mbi 123.000 palestinezë të zhvendosur brenda Gazës, pas bombardimeve izraelite

Kosova Times Kosova Times October 9, 2023
Paralajmërim i KE-së: Patatinat nga Serbia përmbajnë një substancë kancerogjenenë
BE-ja përshëndetë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë
Osmani kujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Pastaselës dhe të Burimit
Klitschko e sulmoi ashpër Zelenskyn
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?