By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Bashkë mposhtëm armikun dhe sollëm lirinë
December 31, 2025
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm
December 30, 2025
Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze
December 30, 2025
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
December 30, 2025
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kompania letoneze “Atlas” dërgon dronë në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kompania letoneze “Atlas” dërgon dronë në Ukrainë
Rajon / Botë

Kompania letoneze “Atlas” dërgon dronë në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/18 at 7:19 PM
Kosova Times Published November 18, 2024
Share
SHARE

Shtetet baltike janë zotuar të vazhdojnë në vitin 2025 mbështetjen financiare dhe materiale për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Një pjesë e kësaj mbështetjeje vjen nga Koalicioni i Dronëve, që drejtohet nga Letonia.

Biznesmeni Ivan Tolchinsky është nga Ukraina, por ai jeton në Letoni, ku drejton kompaninë letonezë të prodhimit të dronëve, “Atlas”.

“Ne po prodhojmë një dron, që peshon 250 gramë dhe është i pajisur me dy kamera, njëra për operacione ditore dhe tjetra me teknologji infra të kuqe për operacione gjatë natës. Klientët tanë kryesorë tani janë Gjermania, Holanda dhe Britania, të cilat po planifikojnë një prokurim mjaft të madh”, thotë ai.

Kjo fabrikë e vogël në kryeqytetin e Letonisë, Riga, punon kryesisht me vendet e NATO-s, por zoti Tolchinsky thotë se kompania e tij ka dërguar gjithashtu mbi 1000 dronë në Ukrainë.

“Më në fund, të gjithë e kuptojnë se dronët janë të rëndësishëm dhe janë bërë një armë me përdorim të gjerë”, thotë ai.

Elina Egle, kryetare e bordit të Federatës së Industrive të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Letonisë, së fundmi mori pjesë në një panair ushtarak në Shtetet e Bashkuara, ku u diskutua për dronët. Ajo thotë se kompanitë e prodhimit të dronëve po nxjerrin mësime të rëndësishme nga lufta në Ukrainë.

“Përmes kontakteve të përditshme me njësitë ushtarake ukrainase, ne marrim informacione të rëndësishme mbi teknologjitë më të fundit, përmirësimin e tyre dhe trajnimin e ushtrive për përdorim më efikas të dronëve”, thotë ajo.

Letonia propozoi nismën për themelimin e Koalicionit të Dronëve, të cilën e koordinon së bashku me Britaninë. Koalicioni, i krijuar zyrtarisht në shkurt, synon të furnizojë ushtrinë ukrainase me dronë. Dymbëdhjetë shtete anëtare, përfshirë Gjermaninë dhe Kanadanë, përpiluan një plan ambicioz për prodhimin e dronëve.

“Secili vend është krenar për industrinë e prodhimit të dronëve, por vetëm të bashkuar mund të përparojmë në një shkallë më të madhe në këtë sektor. Koalicioni ka deklaruar publikisht se dëshiron të prodhojë një milion dronë për Ukrainën”, thotë zonja Egle.

Bizmensmeni Ivan Tolchinsky po jep kontributin e tij në këtë drejtim. Kompania e tij, e cila deri më tani ka prodhuar dronë zbulimi, së shpejti do të prodhojë edhe dronë luftarakë.

“Sot, dronët luftarakë pëlqehen shumë dhe përdoren për të sulmuar pajisjet e armikut, forcat e tyre, gjithçka! Dronët kushtojnë sa mortajat, por janë shumë më të saktë”, thotë ai.

Operatorët ukrainas të dronëve po testojnë gjithashtu dronët e prodhuar në Letoni. Inxhinierët në Letoni thonë se kjo është e rëndësishme, sepse ukrainasit e dinë saktësisht se si duhet të operohen dronët në fushën e betejës.

“Dronët që janë të mirë sot mund të jenë të papërdorshëm nesër, sepse armiku mëson se si t’i luftojë ata. Pra, prodhuesit tanë monitorojnë zhvillimet më të fundit dhe çdo prokurim i ri është i ndryshëm nga ai i fundit”, thotë Juris Ushatskis, zyrtar i ministrisë letoneze të mbrojtjes.

Në vitin 2025, Letonia planifikon të ndajë rreth 21 milionë dollarë për blerje të dronëve për Ukrainën dhe për të trajnuar operatorët ushtarakë ukrainas.

You Might Also Like

VIDEO: Kinezët qëllojnë me raketa drejt Tajvanit, regjistrohet një takim i afërt në det!

Hulumtimi i BBC-së: Humbjet ruse në Ukrainë shpërthejnë, vlerësimi i numrave realë është publikuar

Çedomir Stojkoviq u lirua për t’u mbrojtur ne liri

Axhenda ndërkombëtare

2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar

TAGGED: #Atlas, #Dronë, #Letoni, #Ukrainë
Kosova Times November 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bajrami: Na qenkan ekzaltuar – sërish – pushtetarët me sondazhe

Kosova Times Kosova Times April 6, 2024
Von der Leyen: Do të rrisim trysninë ndaj Rusisë, pako sanksionesh
Albin mos bën hopa pa e kapërcyer gardhin!
Rama udhëton për në Milano, nis ‘vallen e dytë kuqezi’ në Evropë
Hajdaraj: Kelmendi u shkarkua për shkak të qëndrimeve denigruese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?