By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri: 18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptovalutave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shqipëri: 18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptovalutave
Rajon / Botë

Shqipëri: 18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptovalutave

Kosova Times
Last updated: 2024/11/18 at 7:12 PM
Kosova Times Published November 18, 2024
Share
SHARE

Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se të hënën ka arrestuar një grup kriminal prej 18 personash që ka tregtuar në mënyrë të paligjshme kriptovaluta me para të gatshme, dhe anasjelltas.

Ata akuzohen për “ushtrim pa licencë të veprimtarive financiare” dhe “fshehje të të ardhurave”.

Ndaj një personi është marrë masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”, ndërsa dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë shpallur në kërkim.

Autoritetet kanë thënë se këta individë, vetëm apo në cilësinë e administratorëve të subjekteve ekonomike në Tiranë dhe në Shkodër, kanë këmbyer kriptovaluta me para të gatshme, pa qenë të pajisur me licencën e nevojshme.

Nga kontrollet e kryera në 32 ambiente, janë sekuestruar 13 pajisje kompjuterike, 27 telefona mobilë, dhe rreth 750.000 euro, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie të jashtëligjshme.

Shefja e Drejtorisë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana, ka thënë se operacioni i koduar “USDT-1” është i pari i këtij lloji në Shqipëri.

“Për shkak të rëndësisë së madhe që paraqet goditja e kësaj veprimtarie kriminale, nisur nga shtrirja globale e saj, multinacionaliteti i autorëve, vështirësia e provimit të autorësisë dhe veprimtarisë në vetvete, hapësira virtuale e kryerjes së këtij aktiviteti, hetimi ka qenë kompleks, disamujor dhe është kryer me metoda speciale”, ka thënë Gjata.

Kriptovalutat janë para digjitale. Personit i duhet një “portofol”, apo një aplikacion online, përmes të cilit transferon para reale për blerjen e kriptovalutave.

Ato mund të përdoren, pastaj, për të blerë mallra dhe shërbime të zakonshme, ndonëse shumë njerëz investojnë në to sikurse në pasuri të tjera, të tilla si aksionet apo metalet e çmueshme.

Gjana ka thënë se janë duke vazhduar hetimet për t’i mbajtur përgjegjës të gjithë shtetasit e implikuar, të cilët kanë përdorur kriptovalutat si mekanizëm pagese nëpërmjet grupeve kriminale.

Shqipëria e ka miratuar qysh më 2020 kuadrin ligjor për kriptovaluta, ndër vendet e para në Evropë.

You Might Also Like

Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë

Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën

Moti i keq përfshiu Greqine

Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në Mal të Zi

Terminal nafte i goditur në Rusi. Ka viktima.

TAGGED: #Arrest, #Kriptovaluta, #Shqipëri
Kosova Times November 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA-ja do të dërgojë më shumë trupa në Estoni

Kosova Times Kosova Times December 8, 2022
FBK kërkon përkrahje nga bashkatdhetarët për ndeshjen kundër Danimarkës
Sylvinho për ‘AS’: Spanja e fortë, por do ta sulmojmë!
Vërshimet në Skenderaj, Malisheva ndihmon me pako ushqimore
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit i dorëzoi një notë ambasadorit të BE-së për shkak të rezolutës së Parlamentit Evropian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?