By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tiranë, OSBE dhe KQZ thirrje mediave për paanshmëri gjatë zgjedhjeve të ardhshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tiranë, OSBE dhe KQZ thirrje mediave për paanshmëri gjatë zgjedhjeve të ardhshme
Rajon / Botë

Tiranë, OSBE dhe KQZ thirrje mediave për paanshmëri gjatë zgjedhjeve të ardhshme

Kosova Times
Last updated: 2024/11/18 at 8:56 PM
Kosova Times Published November 18, 2024
Share
SHARE

Në Tiranë, OSBE-ja dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bënë thirrje mediave për të gjetur mekanizma vetë-rregullues, që të jenë sa më të paanshme dhe profesionale në mbulimin e zgjedhjeve të ardhshme. Siç njofton nga Tirana, korrespondenti ynë, Ilirian Agolli, ekspertë të pavarur shprehën shqetësimin, në një tryezë të përbashkët me OSBE-në dhe KQZ-në, se mungon vullneti politik për të rregulluar rolin e mediave në fushatat zgjedhore, ku mbizotërojnë materialet e gatshme filmike nga partitë si dhe financimet jotransparente.

Me shqetësimin dhe thirrjen për më shumë profesionalizëm dhe paanësi të medias në procese zgjedhore, në tryezën e përbashkët me KQZ-në dhe ekspertë e përfaqësues të shoqërisë civile, drejtuesi i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran theksoi se në raportet e OSBE/ODIHR-it janë vënë në dukje sfidat që ndeshin mediat në mbulimin në zgjedhjeve dhe fushatave, shumë prej të cilave, siç tha ai, janë sistematike dhe përsëriten.

“Jemi të vetëdijshëm për presionet e jashtëzakonshme me të cilat përballet media në përpjekjet për të siguruar drejtësi, thellësi analitike dhe saktësi në raportim. Për të adresuar këto sfida, Prezenca e OSBE-së mbetet e palëkundur në nxitjen e rregullimit dhe të vetërregullimit të duhur të medias”, tha ambasadori Tarran.

Ekspertë të pavarur mendojnë se një nga shqetësimet thelbësore gjatë zgjedhjeve është transmetimi nga media të materialeve të gatshme filmike prej partive dhe mosqasja e gazetarëve në veprimtaritë e partive politike, një problem ky gjithëvjetor e jo vetëm gjatë 30 ditëve të fushatës.

Përfaqësuesja e qendrës studimore, SCIDEV, Bleriana Bino, thotë për Zërin e Amerikës se çështje të tjera për t’u trajtuar sipas standarteve të BE-sw janë transparenca e munguar e financimit të fushatave partiake në media, janë materialet e sponsorizuara në rrjete sociale gjatë fushatës zgjedhore, si dhe pronësia e mediave dhe financimi i tyre, që janë pjesë e mosndërhyrjes politike në qëndrimet editoriale.

“Rekomandimet që dalin nga OSBE/ODIHR-i si dhe rekomandimet nga raportet vendase prej organizatave të pavarura dhe ato që mbrojnë median ngrejnë të njëjtat shqetësime sa i takon marrëdhënieve mes mediave dhe partive politike në proceset zgjedhore. Nevojitet vullneti institucional dhe vullneti politik për të çuar përpra ndryshimet”, thotë zonja Bino.

KQZ-ja nga ana tjetër është përpjekur të japë ndihmesë medias që të jetë profesionale dhe e paanshme gjatë zgjedhjeve, por Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, do të parapëlqente që mediat të kishin një mekanizëm vetërregullues, për të shmangur debatet se sa një element rregullator do të arrinte ekuilibrin midis lirisë së medias dhe rregullimit të veprimtarisë së saj.

“Është me rëndësi që të ketë një aspekt rregullator, por kur flasim mbi nevojën për të rregulluar gjithmonë qëndron frika dhe dilema se mos shkojmë në një super-rregullim të sjelljes së medias dhe veprimtarisë së medias”, thotë zoti Celibashi.

Përfaqësues të shoqërisë civile ngritën përsëri shqetësimin se në shumicën e rasteve mungon vullneti i partive politike për të qartësuar mbi parime profesionale rolin e mediave gjatë fushatave zgjedhore, kur u intereson më shumë që të përdorin fuqinë e teknologjisë së saj për të bërë propagandë partiake se sa për të raportuar lajme.

“Klasa politike është e shurdhët ndaj asaj çka e këshillojnë dhe i rekomandojë që të bëjë. Ajo bën vetëm atë që i intereson asaj. Ndaj ne nuk kemi ndryshime as në legjislacionin tonë mbi përdorim e kasetave. Partitë politike e marrin përsipër dhe e realizojnë nga fillimi deri në fund pasqyrimin e fushatës së tyre nëpërmjet mediave që kanë”, tha për Zërin e Amerikës Kristaq Kume, përfaqësues i Institutit mbi zhvillimin e sistemeve zgjedhore.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ trajton një larmi të gjerë problemesh gjatë zgjedhjeve sa u takon sjelljes së subjekteve politike dhe mediave.

Përfaqësuesi i KAS-it në takimin e sotëm, Ilirjan Rusmali, theksoi se pronarët e mediave, me interesat e tyre materiale, janë vet pjesë e problemeve të shumta gjatë fushatave zgjedhore për shkak të raporteve që ata kanë me pushtetarët.

“Pronarët e mediave janë faktor shumë i rëndësishëm kur diskutohet fushata në media. Për fat të keq, në Shqipëri ata duket se janë faktor refraktar. Besoj se nga këtu buron fakti që rekomandimet e OSBE/ODIHR-it nuk lëvizin shumë në drejtimin pozitiv, dhe kapitullit për mediat në fushatë nuk i bëhen shumë modifikime”, tha zoti Rusmali.

Ekspertët pohuan se integriteti i informacionit të saktë gjatë zgjedhjeve rrit edhe integritetin e procesit zgjedhor në tërësi, por shpesh në fushata të mëparshme janë përhapur lajme të rreme, si dhe ka patur mbulim të njëanshëm të veprimtarive politike, ku një sfidë më vete është edhe fushata në mediat online.

You Might Also Like

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

Uashington D.C. përgatitet për paradën ushtarake historike të ushtrisë

“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali

TAGGED: #KQZ, #OSBE, #Tiranë
Kosova Times November 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Osmani: Sa herë punojmë bashkë me ShBA-të, shteti ynë përfiton

Kosova Times Kosova Times August 21, 2024
Kirby: Avdiivka së shpejti mund të vihet nën kontrollin rus
Bota në pritje të qëndrimit të Presidentit të zgjedhur Trump për tarifat
Prelec: Hapja e urës së Ibrit, si akt simbolik, pa mbështetjen e perëndimit mund të nxisë tensione
Kurti viziton kompanitë kosovare në panairin ‘Sial 2024’ në Paris
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?