By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GAP prezanton raportin për Projektbuxhetin e vitit 2025
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > GAP prezanton raportin për Projektbuxhetin e vitit 2025
Lajme

GAP prezanton raportin për Projektbuxhetin e vitit 2025

Kosova Times
Last updated: 2024/11/19 at 2:20 PM
Kosova Times Published November 19, 2024
Share
SHARE

Projektbuxheti i vitit 2025, i cili tashmë ka kaluar shqyrtimin e parë në Kuvendin e Kosovës, ka një vlerë të planifikuar prej rreth 3.6 miliardë euro, që përfaqëson një rritje prej 293 milionë euro ose 8.9% më shumë se buxheti i vitit 2024.

Përmes këtij raporti, Instituti GAP ka analizuar në detaje ndarjet kryesore buxhetore për vitin 2025, duke ofruar përgjigje për disa prej çështjeve më të rëndësishme.

Për vitin 2025, rreth 219 milionë euro nga rritja e buxhetit janë të destinuara për shpenzime rrjedhëse, duke përfshirë rritjen e pagave në sektorin publik (111 milionë euro shtesë ) dhe mbështetjen për pensione dhe transfere (93.4 milionë euro shtesë).

Raporti thekson se për investimet kapitale, është planifikuar një rritje prej 71 milionë euro. Rreth 90% e projekteve janë bartur nga vitet e kaluara dhe janë 264 projekte që i përkasin periudhës 2008-2019 e që marrin një buxhet prej 258 milionë euro në vitin 2025. Ndërkohë, është vërejtur një shpërndarje më e barabartë e investimeve kapitale të reja nga qeveria qendrore drejt komunave, duke reduktuar diskriminimin politik në baza partiake. Komunat e drejtuara nga PDK do të përfitojnë 6.7 milionë, ato të LDK 5.6 milionë euro, të VV 5 milionë euro dhe AAK 3.4 milionë euro.

“Sektorët kyç si shëndetësia, arsimi, drejtësia dhe mbrojtja kanë përfituar rritje buxhetore, por me mangësi që duhen adresuar. Në shëndetësi, buxheti për vitin 2025 është planifikuar në 358.8 milionë euro, një rritje prej 6% krahasuar me vitin 2024. Megjithatë, kjo përfaqëson vetëm 3.9% të BPV-së, duke e vendosur Kosovën pas vendeve të zhvilluara dhe të dytën me shpenzimet më të ulëta në rajon. Për sektorin e arsimit është paraparë një rritje e buxhetit me 11.1 milionë euro ose 3% më shumë se në vitin 2024. Sektori i drejtësisë do të përfitojë një rritje prej 12.2 milionë euro, duke e çuar totalin në mbi 114 milionë euro për gjashtë institucionet qendrore, me Ministrinë e Drejtësisë që merr rritjen më të madhe. Ministria e Mbrojtjes do të ketë rritje të buxhetit prej rreth 55 milionë euro, nga 153 milionë euro në vitin 2024 në rreth 208 milionë euro në vitin 2025”, thuhet në njoftimin e GAP-it.

Në anën tjetër, thuhet se për shkak të mosmiratimit në kohë të buxheteve nga kuvendet komunale, komunat si Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, rrezikojnë të kenë të njëjtin buxhet si në vitin 2024. Gjithashtu, me Projektbuxhetin 2025 shtyhet zbatimi i ligjit të ri për tatimin në pronë për vitin 2026, duke shmangur kështu zbatimin e shkallëve progresive të tatimit në vitin 2025. Në mes tjerash, Projektbuxheti 2025 nuk parashikon fonde rezervë për shpenzime të paparashikuara të komunave të cilat shpesh lidhen me kontrata kolektive të hartuara nga niveli qendror. Për më shumë, një mangësi e rëndësishme e projektuxhetit është mungesa e perspektivës gjinore, një aspekt që mbetet i paadresuar edhe në vitin 2025. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

TAGGED: #Buxheti 2025, #GAP
Kosova Times November 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Krasniqi: Pse KEK-u nuk po arrin të prodhojë energji?

Kosova Times Kosova Times June 20, 2025
FSB përfundon hetimin penal për rebelimin midis Prigozhin dhe Wagner
Receta më e lehtë për një kek të shijshëm me karrota me krem ​​djathi
Fitorja e dytë radhazi për Yllin
Në shënim të 7 Marsit, Kurti dhe Nagavci takuan veteranë të arsimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?