By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
June 6, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
June 6, 2025
Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun
June 6, 2025
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Halil Zeqa largpamës dhe vizionar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Halil Zeqa largpamës dhe vizionar
Opinion

Halil Zeqa largpamës dhe vizionar

Kosova Times
Last updated: 2024/11/19 at 11:49 AM
Kosova Times Published November 19, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Halil Zeqa lindi më 17.04.1933 në fshatin Bokshiq (komuna e Klinës). Ishte i pari djalë i arsimuar i familjes Zeqa, i pari mësues nga fshati dhe lokaliteti ynë në përgjithësi. Për disa vite rresht kishte punuar në shkollën fillor të Gllogjanit (Lugu i Baranit), për t’u avancuar më pas në punë të ndryshme administrative në rrethin e Pejës, e më pas si zyrtarë dhe arkëtar në Kuvendin Komunal të Klinës deri në largimin nga puna nga regjimi pushtues i Millosheviqit pak kohë para pensionimit të rregullt.

Atdhetari në shënjestër të antishqiptarëve

Si një personalitet i rrallë, i arsimuar dhe i mirë edukuar nga prindërit Meta dhe Cyma, Halili në kohën e antishqiptarit Aleksandër Rankoviqi shumë shpejt bie në shënjestër të pushtetarëve të atëhershëm, të cilët e ndoqën hapë pas hapi, duke e ftuar në biseda informative për veprimtarinë e tij edukativo arsimore, me ç’rast e largojnë nga mësimdhënia në Gllogjan.

Më pas Halili detyrohet të kryejë punë të tjera administrative në Kooperativa të ndryshme Bujqësore në Zahaq të Pejës dhe Jashanicë të Klinës deri në rënien e famëkeqit Aleksandër Rankoviq.

Por, asgjë nuk përfundon më kaq, me ardhjen në pushtet të Sllobodan Millosheviqit, përsëri policët serb iu vërsulen atdhetarëve, ku ndër të parët në fshatin tonë e përzgjodhën përsëri babin tim, Halilin, nën pretekstin e kërkimit të armëve.

Ishte vjeshtë e vonë e vitit 1992, kur regjimi pushtues i Millosheviqit në Kosovë, kishte nisur vazhdimin e aksionit famëkeq të kërkimit të armëve nga shqiptarët, i mbetur në gjysmë nga antishqiptari Aleksandër Rankoviq.

Pre e ndjekjes dhe torturës për armë nga koha e Rankoviqit e deri të ajo e Millosheviqt ishte edhe babai im i ndjerë (Halil Zeqa), i torturuar disa herë nga policia serbe, por asnjëherë i nënshtruar.

Herën e parë pas torturave ç’njerëzore që i bën policët serb në Stacionin Policor në Klinë, i thashë, “Ah bre babë çka të paskan bërë!” Ai, i qetë ma ktheu: “Jo asgjë nuk është kjo, por një gjë ta dini mirë, këtë sakrificë e kam bërë për ju, se përndryshe, për të gjallë nuk iu kisha rënë në dorë policëve të Millosheviqit, duke aluduar në mua, vëllaun Ismetin dhe familjen në përgjithësi”.

Kjo e dëshmon nivelin e lartë të përgjegjësisë njerëzore dhe të kujdesit që kishte për mbrojtjen e familjes së tij.

Herën tjetër pas kthimit nga Stacioni Policisë në Klinë, babai me plagë të rënda trupore nga tortura e policisë serbe gjendej duke u kuruar në shtëpi, ndërsa unë gjatë kthimit nga procesi edukativo-arsimor, u ndala në shitoren e fshatit për të blerë diçka. Aty brenda ishte një tollovi e madhe e njerëzve që debatonin me shqetësim për aksionin e policisë serbe për grumbullimin e armëve.

Me të dalë nga shitorja, më ofrohet një familjarë i një personi, për të cilin ne i kishim dyshimet për spiunim të babait tek policia serbe, me fjalët; “Unë sonte së bashku me disa të tjerë (i citoi me emra, ndër ta edhe një gazetarë) do të vijmë për ta vizituar babin tënd…”. Përgjigja ime ishte e prerë, jo nuk keni fare nevojë të vini, babai im është mirë dhe se asgjë e keqe nuk i ka ndodhë!

Ishte hera e parë që vendosa kështu pa u konsultuar ne babin, pasiqë nuk doja t’ia përsërisja edhe një herë torturën psikike që kishte përjetuar nga policia serbe!

Me të kthyer në shtëpi, nga frika se mos po më qorton babai Halili për vendimin e marrë, me gjysmë zëri i tregova për rastin, ndërsa babai me plot entuziazëm ma ktheu; “Mirë ua paske bërë, të njëjtën përgjigje do ta merrnin edhe nga unë”.

Mesazhi i babës

Pas sulmit të 23 shkurtit të vitit 1993, të forcave të mëdha policore mbi Bokshiq, në fshatin tonë erdhi një delegacion i LDK-së dhe KLDMNJ nga Prishtina të shoqëruar nga autoritetet komunale të kohës për të vizituar të lënduarit nga torturat fizike në Stacionin Policor në Klinë.

Me të hyrë në konakun tonë, zyrtarët e lartë nga Prishtina e shprehën keqardhjen për torturën fizike ndaj babait tim dhe bashkëfshatarëve tjerë në përgjithësi.

Ata mbetën të tronditur, por edhe të impresionuar nga rrëfimet rrëqethëse të babait tim, Halilit, i cili ndër të tjera ua tha edhe këto fjalë: “Aq të rënda dhe ç’njerëzore kanë qenë torturat në Stacionin Policor në Klinës saqë fjalët janë të pamjaftueshme për t’i treguar të gjitha, por janë gjurmët e goditjeve në fytyrën time që flasin më së miri për këtë.

“Të gjitha i përballuam më lehtë sesa sharjet dhe fyerjet në baza nacionale, saqë atë natë (23 shkurt 1993) jam betuar, se edhe 100 herë le të më shanë një bashkombas i imi, nuk do të më shkojë mendja për t’i bërë gjë, vetëm do t’i them, faleminderit vëlla të qoftë për nder, pasi na rrahën dhe torturuan, na fyen dhe na shanë nënën shqiptare shkijet dhe s’patëm mundësi të bëjmë asgjë, nuk do të marr kurrë hak ndaj vëllezërve të mi”!

Në atë moment që e dëgjova një mesazh kaq të fuqishëm kombëtar dhe gatishmëri për vetëflijim të prindit tim, jo vetëm që u ndjeva mirë, u kalita edhe më shumë për përballjen e radhës me pushtuesit serb, të cilën e përjetova dy javë më pas në post-bllokun policor në Vitomiricë të Pejës, ku, sa herë që më godisnin policët serbë, bëhesha akoma më i fortë, pasi gjithnjë i mendoja fjalët e babait tim, Halil Zeqa.

Momente të rënda, por edhe krenarie kombëtare

Megjithatë, momenti më i vështirë i jetës sime mbetet ai kur na rrethuan forcat policore më 23 shkurt 1993. Ishte ky një moment tepër i rëndë, kur në njërën anë e lashë babin vetëm, ndërsa para syve të mi i shihja duke ikur të gjithë djemtë dhe burrat e lagjes nga mosha 10 vjeçe e sipër të ndjekur nga tre kordon të policisë serbe.

Shkaku i shqetësimeve për babain kam qenë i fundit që jam futur në mal, me brengën dhe ankthin e madh që i lash pas familjet e pambrojtura, pleq e plaka, nëna e vajza të vetmuara nën mëshirën e barbarëve serbë.

Gjatë kapërcimit të përroit dhe futjes në mal, u dëgjuan krismat e automatikëve serbë. Në atë moment jam ndalur dhe e kam kthyer kokën prapa për të shiquar se kush mbeti vrarë nga familjarët tonë!

Pikërisht në ato momente, me sytë e mi e pash kur e arrestuan dhe goditën me kondak të pushkëve babin tim policët serb, të cilët më pastaj e tërhoqën zvarrë duke e goditur pamëshirshëm në të gjitha pjesët e trupit.

Në atë moment u shtanga në vend, nuk më mbeti forcë të vazhdojë tutje! Mirëpo më erdhi në ndihmë kushëriri Idriz Musa, i cili më kapi për krahu dhe hynë së bashku në mal.

Mungesë e pakompensueshme familjare

Tani kur u bënë 15 vite që babai im Halili u largua nga kjo botë, duke na lënë të pikëlluar, por duke na lënë pas një trashëgimi të pasur dhe të begatë. Ai sot do të ishte në moshën 91 vjeçare, unë do të isha më i pasur me ide dhe më i fuqishëm në qëndrime. Edukata e shëndosh dhe në frymën e pastër kombëtare e babait Halilit, e pishtarit të arsimit shqip e ka trasuar rrugën e shumë brezave, të familjes Zeqa në veçanti.

Halil Zeqa ishte personalitet i rrallë, i urtë dhe i matur, por i pakthyeshëm në vendime. Ishte njohës i mirë i rrethanave politike dhe vizionar i së ardhmës. Parashikimet e tij ishin aq të sakta dhe largëpamëse, saqë shpesh na dukeshin të paimagjinueshme, por për fatin tonë të keq, të gjitha që ai i parashikojë i përjetuam dhe po i përjetojmë edhe në ditët e sotme!

Për t’ia bërë të qartë lexuesit largëpamësinë e tij, për fund po e ndaj edhe një rrëfim interesant. Ishte viti i parë i lirisë së Kosovës, kur unë mendova të kthehem bashkë me familje në vendlindje, porqë ishin fjalët e babait që më ndaluan: “Mos i merrë në qafë fëmijët, le të rriten dhe shkollohen në vend të sigurtë, se do të kalojnë edhe 30 vite e mirë nuk do të bëhet në këtë vend”!

Mungesa e tij na ka lënë zbrazëtirë që nuk plotësohet me askë dhe me asgjë në këtë jetë, por njëherit është edhe krenari dhe histori familjare të cilën përveqse e ruajmë dhe kultivojmë, e kujtojmë me nostalgji dhe pietet të lartë.

Prehu në paqe vizionari ynë!

You Might Also Like

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

Presidentja ka kompetenca për të vendosur për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Populli po poshtrohet nga njerëzit e pa menqur të skenës sonë politike!

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times November 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Çanak: Serbia nuk është më në Kosovë

Kosova Times Kosova Times September 4, 2024
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec
Rusia po përgatit një ofensivë të re në shkallë të gjerë: 200,000 trupa për te marr Kievin- Zaluzhny
Koreja e Veriut e lëshon një raketë e cila mund t’i arrijë bazat e largët amerikane
Stradner dhe Montgomery alarmojne: Ndërsa të gjithë sytë janë te Ukraina, një tjetër konflikt po shpërthen në Evropë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?