By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BIRN: Revolverët me shenja policie nga Serbia përfundojnë te tregtarët amerikanë
December 23, 2025
Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë
December 23, 2025
ATK ka pezulluar nga puna zyrtarin e arrestuar
December 23, 2025
Policia gjen armë, municion e pajisje ushtarake në Leposaviq
December 23, 2025
Kurti: 4 njohje brenda një viti, s’ka ndodhur para më shumë se një dekade
December 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku prezanton programin për shëndetësi: ndërtimi i spitalit të ri dhe transformimi i sistemit shëndetësor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Abdixhiku prezanton programin për shëndetësi: ndërtimi i spitalit të ri dhe transformimi i sistemit shëndetësor
Shëndetësi

Abdixhiku prezanton programin për shëndetësi: ndërtimi i spitalit të ri dhe transformimi i sistemit shëndetësor

Kosova Times
Last updated: 2024/11/20 at 8:34 PM
Kosova Times Published November 20, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot programin për shëndetësi, duke e cilësuar atë si një plan ambicioz që sjell një kapërcim të madh në këtë sektor.

Gjatë një prezantimi të detajuar, Abdixhiku ka premtuar investime masive dhe reforma të thella, që do të ndikojnë në transformimin e gjithë sistemit shëndetësor në vend.

Spitali i Ri i Kosovës – Projekti kryesor i programit

Një nga shtyllat kryesore të programit është ndërtimi i Spitalit të Ri të Kosovës, një investim prej 500 milionë eurosh. Ky spital do të ndërtohet në një lokacion të ri dhe do të ketë një strukturë moderne, duke e zëvendësuar infrastrukturën e vjetruar të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërtuar që në vitin 1964.

Abdixhiku propozoi që hapësira aktuale e QKUK-së, pas shembjes, të shndërrohet në një kompleks multikulturor me teatro, muze dhe salla për aktivitete artistike.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe menaxhimi ndërkombëtar

Programi parashikon edhe funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, ku punëdhënësit dhe punëmarrësit do të kontribuojnë me nga 3.5% të pagave.

Gjithashtu, për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve, menaxhimi i spitaleve do të ndahet nga puna profesionale e mjekëve, duke iu besuar strukturave private dhe ndërkombëtare.

Garantim i punësimit dhe i specializimit për mjekët

Abdixhiku premtoi punësim të garantuar brenda gjashtë muajve për të gjithë studentët e diplomuar në mjekësi, si dhe sigurimin e specializimit brenda dy viteve për secilin prej tyre.

Digjitalizimi dhe investimet rajonale

Një tjetër prioritet i programit është digjitalizimi i plotë i sistemit shëndetësor, për t’i dhënë fund kaosit të shënimeve manuale në spitale.

Po ashtu, ai njoftoi për një buxhet prej 100 milionë eurosh për spitalet rajonale, me synimin për t’i shndërruar ato në qendra ekselence.

Rritja e stafit dhe përmirësimi i kushteve

Abdixhiku deklaroi se brenda mandatit të parë synon të arrijë normën evropiane prej një mjeku familjar për 1,500 banorë dhe të shtojë 500 infermierë të rinj në sistem. A

i gjithashtu propozoi rritjen e koeficientit të pagave për sektorin shëndetësor në nivelin 150, duke vlerësuar punën e palodhur të stafit shëndetësor në Kosovë.

“Ne besojmë në Kosovë”

Me këtë program, Abdixhiku u shpreh optimist se Kosova mund të shndërrohet në shembull të transformimit rajonal në sektorin shëndetësor.

Ai theksoi se është koha për ndryshim dhe për të kthyer shpresën te qytetarët, duke e bërë shëndetësinë një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së ardhshme.

Programi u mirëprit nga mbështetësit e LDK-së dhe u cilësua si një hap i guximshëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sot përurohet akseleratori i ri dhe bunkeri në Onkologji të QKUK-së

Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim

MSH forcon shërbimet emergjente, 8 autoambulanca të reja për komunat

Ky ushqim ul sheqerin në gjak brenda sekondave

Realizohet për herë të parë zëvendësimi i harkut të aortës në QKUK

TAGGED: #LDK, #Lumir Abdixhiku, #Programi për shëndetësi
Kosova Times November 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Britania e Madhe përgëzon për bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe FSK-së

Kosova Times Kosova Times July 30, 2025
Vlerësohet lartë bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me KFOR-in
Islanda është përsëri vendi më paqësor në botë, ja ku eshte Kosova
Azerbajxhani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë të marrin pjesë në analogun rus të Eurovisionit 
Temperaturat e larta, Ministria e Shëndetësisë del me një apel për qytetarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?