By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Protestat në Samitin në Anchorage për t’u përcjellë mesazhe të qarta Trumpit dhe Putinit
August 13, 2025
Raketat balistike dhe Shahed Swarm godasin Ukrainën – Mbrojtja ajrore rrëzon 34 objektiva
August 13, 2025
Fluturimi i Putinit për në Alaska do të planifikohet me kujdes: Një fluturim vajtje si e vetmja mundësi
August 13, 2025
Policët britanikë shtiren si vrapues dhe arrestojnë 18 burra për ngacmim të grave
August 13, 2025
Takimi virtual i Trump me udhëheqësit evropianë sot
August 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: HRW: Irani po e përdor ekzekutimin për t’i shtypur pakicat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > HRW: Irani po e përdor ekzekutimin për t’i shtypur pakicat
Rajon / Botë

HRW: Irani po e përdor ekzekutimin për t’i shtypur pakicat

Kosova Times
Last updated: 2024/11/20 at 2:48 PM
Kosova Times Published November 20, 2024
Share
SHARE

Autoritetet iraniane janë duke i përdorur ekzekutimet si “mjet frike”, posaçërisht kundër pakicave, kundërshtarëve dhe shtetasve të huaj, tha të mërkurën organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW).

Kjo organizatë theksoi një rritje rishtazi të dënimeve kapitale kundër këtyre grupeve, duke nënvizuar se ka shkelje të pakontrolluar të proceseve gjyqësore në dhënien e dënimeve.

Sipas Grupit Iranian për të Drejtat e Njeriut, në 10 muajt e parë të këtij viti janë ekzekutuar të paktën 651 njerëz në Iran – prej të cilëve 166 vetëm në tetor.

HRW-ja e përmendi rastin e të burgosurës politike kurde, Varisheh Moradi, e cila u dënua me vdekje nga gjykata revolucionare e Iranit në Teheran, më 10 nëntor, nën akuzat për “kryengritje të armatosur kundër shtetit”.

Moradi, anëtare e Shoqatës së Grave të Lira të Kurdistanit Lindor, u arrestua në qytetin Sanandaj në Provincën e Kurdistanit në gusht të vitit të kaluar dhe u mbajt për pesë muaj në izolim në burgun famëkeq Evin, ku u torturua. Familja e saj nuk është lejuar ta vizitojë që nga maji, sipas grupit.

Varisheh Moradi
Varisheh Moradi

Moradi nuk iu lejua të mbrohej dhe gjyqtari nuk lejoi që avokatët e saj ta mbronin atë në gjykatë, raportoi Rrjeti i të Drejtave të Njeriut në Kurdistan.

“Autoritetet iraniane e përdorin dënimin me vdekje si mjet frike, duke synuar veçanërisht pakicat etnike dhe disidentët politikë pas gjykimeve të padrejta”, tha Nahid Naghshbandi nga HRW-ja.

“Kjo taktikë brutale ka për qëllim ta shtypë çdo kundërshtim ndaj Qeverisë autokratike përmes frikësimit”, shtoi ajo.

Pesë burra të tjerë kurdë janë dënuar me vdekje javët e fundit nën akuza për “spiunazh për Izraelin”, tha HRW.

Katër të burgosur arabë nga Ahvazi, në Provincën Khuzestan, janë në rrezik të ekzekutimit të menjëhershëm, pasi janë dënuar me vdekje nga një gjykatë revolucionare, së bashku me dy individë të tjerë, për përfshirjen e dyshuar në vrasjet e dy anëtarëve të Basijit, një oficeri të forcave të rendit dhe një ushtari.

Katër të burgosurit – Ali Majdam, Moein Khonafri, Mohammadreza Moghadam dhe Adnan Gheibshavi (Musavi) – u arrestuan në vitet 2017 dhe 2018, sipas grupeve për të drejtat e njeriut.

Në veçanti shtetasit afganë në Iran kanë qenë në shënjestër të dënimeve me vdekje, theksoi HRW, duke shtuar se, sipas grupeve për të drejtat e njeriut, të paktën 49 shtetas afganë janë ekzekutuar në Iran këtë vit, 13 vetëm gjatë muajit të kaluar.

Mai Sato, raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, gjithashtu ka shprehur shqetësimin e saj për rritjen “alarmante” të numrit të ekzekutimeve.

“Vetëm në gusht 2024, të paktën 93 persona u ekzekutuan, gati gjysma në lidhje me shkeljet e ligjit për drogën”, tha Sato më 1 nëntor.

You Might Also Like

Protestat në Samitin në Anchorage për t’u përcjellë mesazhe të qarta Trumpit dhe Putinit

Raketat balistike dhe Shahed Swarm godasin Ukrainën – Mbrojtja ajrore rrëzon 34 objektiva

Fluturimi i Putinit për në Alaska do të planifikohet me kujdes: Një fluturim vajtje si e vetmja mundësi

Policët britanikë shtiren si vrapues dhe arrestojnë 18 burra për ngacmim të grave

Takimi virtual i Trump me udhëheqësit evropianë sot

TAGGED: #Ekzekutime, #HRW, #Iran
Kosova Times November 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dragashi e Mamusha, përfituese të projekteve nga Ambasada e Japonisë

Kosova Times Kosova Times February 6, 2024
Video e tmerrshme! Rrah fëmjën e vogël dhe e regjistron live! (VIDEO)
DW: Gratë shqiptare shmangën një tragjedi me më shumë pasoja
Paul McCartney bëhet muzikanti i parë miliarder i Britanisë
Biden në Angolë për të frenuar shtrirjen e ndikimit kinez në Afrikë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?