By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paraqiten 11 raste të reja të të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Paraqiten 11 raste të reja të të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës
Lajme

Paraqiten 11 raste të reja të të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës

Kosova Times
Last updated: 2024/11/20 at 7:25 PM
Kosova Times Published November 20, 2024
Share
SHARE

Vetëm gjatë muajit të fundit në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës janë paraqitur 11 raste të reja të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Këtë e bëri të ditur drejtoresha e kësaj qendre Feride Rushiti në magazinën “Info Plus” të RTK-së.

Tutje Rushiti ka treguar se që nga momentit kur ka filluar Komisioni Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale të Luftës kanë aplikuar rreth 2150 veta, numër ky sipas saj që flet ende për stigmën prezente, qoftë në familje, qoftë në komunitet për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës.

“Institucionet  e vendit duhet të punojnë më shumë në vetëdijesim familjar dhe në përkrahje familjare pasi ka shumë gra e burra që ende në heshtje  vuajnë, i bartin pasojat e luftës, por nuk e kanë guximin nga mënyra se si mund të paragjykohen”, tha ajo.

Rushiti tha se aplikimi si proces i ri për Kosovën i ka pasur dhe vazhdon t’i ketë sfidat e veta.

“Fillimisht ka qenë një numër i madh i grave dhe burrave që kanë qenë të përgatitur për vite të tëra pasi aplikimi ka filluar në shkurt 2018 rreth, 20 vjet pas luftës, dhe ka pasur numër të madh, dhe kjo ka paraqitur vështirësi për Komisionin Qeveritar për t’i shqyrtuar këto aplikacione në kohë dhe ka pasur vonesa të caktuara. Edhe kohëve të fundit kemi disa vonesa”, tregoi ajo.

“Gratë dhe burrat e kanë të vështirë. Nuk është e lehtë që 25 vjet me radhë të mbash një sekret në vetvete e pastaj të shkosh pranë komisionit të flasësh e t’i rikujtosh ngjarjet traumatike dhe kjo nganjëherë perceptohet si traumatizim për të mbijetuarit e dhunë seksuale të luftës edhe pse bashkë me ta janë edhe psikologët, por që nganjëherë kjo paraqet vështirësi  të ballafaqohen me trupën e komisionit që i merr në shqyrtim rastet e që edhe njëherë ta ndajnë historinë traumatike”, tha ajo.

Rushiti në “Info Plus” se shpreson që raporti i Avokatit të Popullit të ketë edhe veprime tutje e të mos mbetet vetëm si një raport, sipas saj siç mbetet zakonisht në Kosovë.

“Të shtyhen më tutje këto rekomandime. Është koha të reflektohet njëherë mirë e mbarë dhe të shihet se çfarë mund të bëhet që procesi të jetë më i lehtë për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës.

Rushiti tha se secila e mbijetuar është rast unik e që stigma, paragjykimi e frika mos po zbulohen ka mbizotëruar te secila.

You Might Also Like

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Mitrovica ripozicionon kiosqet në hapësira më të përshtatshme për operatorë

TAGGED: #Feride Rushiti, #Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturë
Kosova Times November 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / BotëUncategorized

Putin do negociatat nën kushtin e kapitullimit te Ukraines: “Ai po e çon Rusinë në humnerë me politikën e tij-

Kosova Times Kosova Times January 21, 2025
Avokati i Popullit rekomandon BQK-në të ndryshojë rregulloren për sigurime
“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor
Letonia dhe Kosova ndahen baras
Orbán mendon se paqja nuk ka qenë kurrë më afër, situata e luftës nuk ka qenë kurrë kaq e rrezikshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?