By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Incidentet Rritet numri i të vdekurve nga të shtënat me armë në një shkollë austriake
June 10, 2025
Inteligjenca Gjermane: Putini po përgatitet të sulmojë shtetet baltike nën pretekstin e “mbrojtjes së popullsisë rusishtfolëse”
June 10, 2025
Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s
June 10, 2025
Të shtëna në një shkollë në Graz, të paktën pesë të vdekur. “Sulmuesi u gjet i vdekur në tualet”
June 10, 2025
Tregu energjetik, drejtori i KEK-ut takoi përfaqësues të bizneseve
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Agjencitë rregullatore kërkojnë ndarjen e kompanisë Google
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Agjencitë rregullatore kërkojnë ndarjen e kompanisë Google
Teknologji

Agjencitë rregullatore kërkojnë ndarjen e kompanisë Google

Kosova Times
Last updated: 2024/11/21 at 8:59 PM
Kosova Times Published November 21, 2024
Share
SHARE

Agjencitë rregullatore amerikane kërkojnë që gjykata të ndajë kompaninë Google për t’i hequr asaj mundësinë e shtypjes së konkurrencës me programin e saj që dominon kërkimin në internet. Gjykata pati vendosur se kompania Google ka ruajtur monopolin në treg në mënyre abuzive përgjatë dekadës së fundit.

Ndarja propozohet në një kërkesë prej 23-faqesh të paraqitur në orët e vona të së mërkurës nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Dokumenti parashikon masa të gjera ndëshkimore, përfshirë shitjen e programit Chrome për kërkimin në internet dhe vendosjen e kufizimeve ndaj platformës së celularëve Android, që përdor automatikisht programin kërkimor të Google-it për të operuar në internet.

Shitja e programit Chrome “do të ndalte njëherë e mirë kontrollin e Google-it mbi këtë mjet jetik të qasjes (në internet) dhe do t’u lejojë programeve rivale për kërkimin në internet të kenë qasje tek programi që është porta kryesore për hyrjen në internet për shumë përdorues”.

Megjithëse nuk kërkojnë që kompania Google të shesë edhe platformën Android, autoritetet i kërkojnë gjykatës t’i bëjë të qartë kompanisë se mund t’i kërkohet të heqë dorë nga sistemi i saj operativ për celularët, nëse komisioni mbikëqyrës vazhdon të gjejë prova për shkelje të mëtejshme.

Gama e gjerë e masave ndëshkimore të propozuara nënvizon qëndrimin e agjencive rregullatore të administratës së Presidentit Biden për një ndëshkim të ashpër të kompanisë Google, pas vendimit të marrë në gusht nga gjykatësi Amit Mehta, që e përkufizoi si monopoliste veprimtarinë e kompanisë.

Mendohet se vendimmarrësit në Departamentin e Drejtësisë, që do të trashëgojnë këtë çështje pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën në janar, ndoshta nuk do të tregohen kaq të rreptë. Seancat gjyqësore në kryeqytetin Uashington pritet të fillojnë në muajin prill dhe gjykatësi Mehta synon të japë vendimin përfundimtar përpara shtatorit.

Logoja e Departamentit të Drejtësisë në kryeqytetin Uashington
Logoja e Departamentit të Drejtësisë në kryeqytetin Uashington

Nëse gjykatësi Mehta vendos të mbështesë rekomandimet e qeverisë, kompania Google do të detyrohet të shesë programin e saj 16-vjeçar të navigimit në internet, Chrome, brenda gjashtë muajve pas vendimit përfundimtar. Kompania sidoqoftë pritet ta apelojë vendimin, duke zgjatur ndoshta një betejë ligjore që ka vazhduar tashmë prej katër vitesh.

Krahas këtyre masave, Departamenti i Drejtësisë i kërkon gjykatësit t’ia ndalojë kompanisë Google arritjen e marrëveshjeve disa-miliarda dollarëshe për të vendosur programin e saj kërkimor si opsionin automatik edhe për kërkimet në internet në telefonat iPhone të kompanisë Apple dhe paisje të tjera. Padia kërkon që kompanisë Google t’i ndalohet të favorizojë edhe shërbimet e tjera të saj, si platformën YouTube, apo atë të prezantuar rishtazi për inteligjencën artificiale, Gemini.

Zyrtari kryesor ligjor i kompanisë Google, Kent Walker, kritikoi Departamentin e Drejtësisë për ndjekjen e “një axhende radikale ndërhyrëse, që do të dëmtonte amerikanët dhe teknologjinë globale të Amerikës”. Në një postim, zoti Walker paralajmëroi se “propozimi tepër i gjerë” do të rrezikonte privatësinë, ndërsa do të dëmtonte rolin udhëheqës të arritur herët nga kompania Google për inteligjencën artificiale, që e përkufizon si “ndoshta novacioni më i rëndësishëm i kohërave tona”.

Autoritetet i kërkojnë gjykatësit Mehta vendosjen e masave që do t’u mundësojnë faqeve në internet të fshehin përmbajtjen e tyre nga teknikat që përdor kompania Google për të trajnuar programin e saj të inteligjencës artificiale.

Nëse miratohen, këto masa mund t’i japin fund një biznesi që pritet të gjenerojë këtë vit mbi 300 miliardë dollarë të ardhura.

Gjatë prezantimit nga kompania Google të programit të inteligjencës artificiale, Gemini (Kaliforni, 13 gusht 2024)
Gjatë prezantimit nga kompania Google të programit të inteligjencës artificiale, Gemini (Kaliforni, 13 gusht 2024)

“Loja nuk është e drejtë për shkak të sjelljes së Google-it, dhe kompania Google reflekton përfitimet e padrejta nga një avantazh i krijuar padrejtësisht”, thuhet në rekomandimet e Departamentit të Drejtësisë. “Masat duhet ta mbyllin këtë hendek dhe t’ia heqin Google-it këto avantazhe”.

Është sidoqoftë e mundur që Departamenti i Drejtësisë t’i zbusë përpjekjet për ndarjen e kompanisë Google, në veçanti nëse Presidenti i zgjedhur Trump do ta zëvendësojë, siç pritet, ndihmës prokurorin e përgjithshëm Jonathan Kanter, që u emërua nga Presidenti Biden për të drejtuar divizionin anti-monopol të Departamentit të Drejtësisë.

Megjithëse çështja u hap fillimisht gjatë muajve të fundit të mandatit të parë të ish-Presidentit Trump, zoti Kanter luajti rolin drejtues për padinë gjatë procesit gjyqësor që përfundoi me vendimin e gjykatësit Mehta. Në bashkëpunim me kryetaren e Komisionit Federal të Tregtisë, Lina Khan, zoti Kanter mbajti një qëndrim të ashpër ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë, me masa ndaj kompanive si Apple dhe duke dekurajuar arritjen e shumë marrëveshjeve të biznesit gjatë katër viteve të fundit.

Presidenti i zgjedhur Trump shprehu rishtazi shqetësimin se ndarja mund ta shkatërrojë kompaninë Google, por nuk shtjelloi se çfarë masash alternative ndëshkimore mund të ketë ai në mendje. “Ajo që mund të bëhet, pa e ndarë kompaninë, është që të sigurohemi që të jetë më e drejtë”, tha Presidenti i zgjedhur Trump muajin e kaluar.

Në kërkesën më të fundit, ndihmës prokurori i përgjithshëm Kanter dhe ekipi i tij kanë një mundësi të fundit për të përcaktuar masat që ata besojnë se nevojiten për të rikthyer konkurrencën në kërkimin në internet. Kërkesa u bë gjashtë javë pasi Departamenti i Drejtësisë përmendi për herë të parë idenë e një ndarjeje, si pjesë e masave të mundshme ndëshkimore.

Por propozimi i zotit Kanter tashmë po ngre pikëpyetje nëse agjencitë rregullatore kërkojnë të vendosin kontrolle që shtrihen përtej çështjeve të mbuluara nga procesi gjyqësor i vitit të kaluar, dhe – për rrjedhojë – vendimin e gjykatësit Mehta.

Ndalimi i marrëveshjeve për kërkimin në internet, për vazhdimësinë e të cilave kompania Google tashmë paguan mbi 26 miliardë dollarë në vit, ishte një nga praktikat kryesore që përbënte shqetësim për vendimin e gjykatësit Mehta.

Është më pak e qartë nëse gjyqtari do të mbështesë kërkesën e Departamentit të Drejtësisë se programi i kërkimit në internet Chrome duhet të shkëputet nga kompania Google dhe nëse platforma Android duhet të shkëputet plotësisht nga programi i kërkimit në internet.

Programi i navigimit në internet Google Chrome gjatë prezantimit në vitin 2008
Programi i navigimit në internet Google Chrome gjatë prezantimit në vitin 2008

“Ndoshta është pak e tepruar”, tha profesori i juridikut në Universitetin e Sirakuzës, Shubha Ghosh për veçimin e programit Chrome. “Mjetet juridike duhet të jenë në përputhje me dëmin, duhet të përputhen me shkeljen. Kjo duket sikur shkon përtej kësaj”.

Kompania rivale e Google-it, DuckDuckGo, drejtuesit e së cilës dëshmuan gjatë gjyqit të vitit të kaluar, thotë se Departamenti i Drejtësisë thjesht po bën atë që duhet bërë për të frenuar një praktikë të qartë monopoliste.

“Ndreqja e sjelljes së paligjshme të Google-it për mbi një dekadë, kërkon më shumë sesa kufizime ndaj kontratave: kërkon një sërë mjetesh për të krijuar konkurrencë të qëndrueshme”, tha në një deklaratë Kamyl Bazbaz, nënpresident për çështjet publike i kompanisë DuckDuckGo.

Përpjekja për të ndarë kompaninë Google është e ngjashme me masat ndëshkimore të vendosura fillimisht ndaj kompanisë Microsoft një çerek shekulli më parë, pas një tjetër procesi të rëndësishëm anti-monopol që përfundoi me vendimin e një gjykatësi federal se kompania Microsoft kishte përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin e saj operativ Windows për të shtypur konkurrencën.

Megjithatë, gjykata e apelit rrëzoi një urdhër që do të kishte ndarë kompaninë Microsoft, një precedent që shumë ekspertë besojnë se do ta bëjë gjykatësin Mehta të hezitojë të ndjekë një drejtim të ngjashëm në çështjen ndaj kompanisë Google.

You Might Also Like

Syzet inteligjente të Google: Përkthim dhe navigim në kohë reale për udhëtarët

Skype do të mbyllet brenda pak ditësh

Udhëheqësit e teknologjisë shpallin fundin e epokës së smartfonëve dhe fillimin e një të reje deri në vitin 2030.

Skype po mbyllet

Kosova pjesëmarrëse në samitin mbi inteligjencën artificiale në Paris

Kosova Times November 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky mori pjesë në një takim të kabinetit britanik

Kosova Times Kosova Times July 19, 2024
Vdes profesori universitar Belul Beqaj
BERZh-i dhe NLB Prishtina bëhen bashkë për kreditimin e bizneseve të vogla në Kosovë
Avioni MIG-31 mori flakë gjatë fluturimit dhe u rrëzua, të dy pilotët…(Video)
Pesë qytetarë të Krimesë u dënuan me burgim për spiunazh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?