By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti fton investitorët zviceranë që të eksplorojnë mundësitë në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kurti fton investitorët zviceranë që të eksplorojnë mundësitë në Kosovë
Lajme

Kurti fton investitorët zviceranë që të eksplorojnë mundësitë në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/21 at 3:33 PM
Kosova Times Published November 21, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar për fjalë hyrëse të forumit.

Duke qenë se Kosova dhe Zvicra kanë një partneritet të fortë, kulturor e politik, kryeministri Kurti në fillim të fjalës së tij tha se është e natyrshme që kjo lidhje forcohet ekonomikisht çdo ditë, ndërkaq falënderoi të gjithë ata që punojnë në këtë drejtim.

“Ne jemi të bekuar me këtë partneritet, ose më mirë, me këtë miqësi të vërtetë. Ndaj më vjen mirë që ky forum na ofron mundësinë për të thelluar këtë partneritet, veçanërisht në fushën e tregtisë, investimeve dhe inovacionit teknologjik”, veçoi kryeministri, teksa theksoi se për Kosovën Zvicra është destinacioni i pestë më i madh i eksporteve dhe në vitin 2022 për herë të parë kemi shënuar bilanc pozitiv tregtar me Zvicrën duke eksportuar mallra në vlerë prej 64 milionë euro dhe importuar mallra në vlerë prej 39 milionë euro.

“Nga energjia e rinovueshme dhe prodhimi i avancuar te teknologjia dhe arsimi, mundësitë për bashkëpunim janë të mëdha. Sot ftoj investitorët zviceranë që të eksplorojnë mundësitë në rritje në Kosovë. Qeveria jonë po redukton në mënyrë aktive barrierat, po përmirëson infrastrukturën dhe po mbështet iniciativat që përputhen me tendencat globale, si ekonomia e gjelbër dhe transformimi dixhital. Në Kosovë, ne kemi krijuar një platformë me mbi 200 shërbime online për njerëzit tanë. Platforma E Kosova ka filluar në vitin 2021, tani ka rreth 200 shërbime online për qytetarët dhe bizneset”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se janë të përkushtuar për të krijuar një mjedis biznesi që tërheq investime dhe nxit një rritje të qëndrueshme.

“Së bashku, le të hapim rrugën për një partneritet më të fortë dhe më të begatë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës”, tha ai në përfundim të fjalës së tij. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

TAGGED: #Albin Kurti, #Forumi Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024
Kosova Times November 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gashi: Diaspora akademike, potencial i fuqishëm për zhvillimin e arsimit

Kosova Times Kosova Times October 31, 2025
Hamza viziton Reçakun: 15 janari, thirrje për drejtësi dhe shpresë
Sfida të shumta para Malit të Zi pas kompletimit të udhëheqjes shtetërore
Osmani: Gratë n`Kosovë kanë qenë në ballë, nga lufta deri te shtetndërtimi
Radev: Do të vazhdojmë të japim ndihmë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?