By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim
January 30, 2026
Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture
January 30, 2026
Kurti uron ekipin e “Shame and Money” pas suksesit në Sundance
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Lajme

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit

Kosova Times
Last updated: 2024/11/22 at 9:21 PM
Kosova Times Published November 22, 2024
Share
SHARE

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po shënojnë 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, e cila është një nga festat kryesore të tyre.

Parlamenti i vendit jep çmimin “22 Nëntori”, ndërsa organizohen aktivitete nga institute, nga parti politike dhe nga qeveria, për nder të përvjetorit të Kongresit të Manastirit të vitit 1908 ku u ra dakord për krijimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, Kryeministri Hristijan Mickovski dhe drejtues të partive politike uruan shqiptarët për festën. Në një aktivitet të organizuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut për rëndësinë e kësaj dite folën kryeministri Hristijan Mickovski dhe zëvendës-kryeministri Izet Mexhiti.

Kryeministri Mickovski tha se “intelektualët në Manastir të bashkuar dhe me mençuri morën vendimin për të hapur rrugën e gjuhës shqipe drejt së ardhmes – krijimit të alfabetit të njësuar dhe të standardizuar. Ky vendim, tha ai, nuk ishte vetëm gjuhësor, por një vepër për krijimin e një veçorie kulturore”.

Izet Mexhiti, Zv.Kryeministër i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut tha se “gjuha është përcaktuesi themelor i tërësisë shqiptare që kalon kufijtë politikë e territorialë dhe që homogjenizon kombin shqiptar si një tërësi sot”.

“Që dëshmitë të ruhen në mendime, letërsi, art, koncepte politike e të ngjashme, duhet ekzistuar një element homogjenizues i organizuar i identitetit kombëtar çfarë është gjuha”, tha ai.

Në një takim tjetër akademik të organizuar nga Instituti për Trashëgiminë Kulturore të Shqiptarëve, drejtori Skender Asani theksoi synimin që “e ardhmja e gjuhës shqipe të jetë e lidhur ngushtë me synimet e përbashkëta të shqiptarëve për një ardhmëri euro-atlantike”.

Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi një diskutim “në mbrojtje të gjuhës shqipe”. Ndërkohë, në qytetin e Manastirit sot do te mbahet një aktivitet kulturor-artistik me këtë rast.

Kjo ditë shënohet në një kohë kur janë shtuar shqetësimet e një pjese të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për cënimin e mundshëm të përdorimit të gjuhës shqipe, shkaktuar nga një nismë e Gjykatës Kushtetuese të vendit.

You Might Also Like

Filmi shqiptar ‘Shame and Money’ triumfon në Sundance, kthehet me çmim

Promovohet libri ‘Klithma’ i autores Alketa Gashi Fazliu

Sot promovohet libri ‘Klithma’ i Alketa Gashi Fazliu

ASHAK arrin 8.5 milion skanime dokumentesh të digjitalizuara

Filharmonia e Kosovës sjell kryeveprën `Petite Messe Solennell`

TAGGED: #Dita e alfabetit shqip, #Maqedoni e Veriut
Kosova Times November 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tre persona humbën jetën në rajonin e Odesës për shkak të shpërthimeve në det

Kosova Times Kosova Times August 10, 2025
Peronaci: Integrimi evropian i rajonit, prioritet për Italinë dhe NATO-n
Është shënuar 79-vjetori i sulmit me bombë atomike në Nagasaki. Izraeli i paftuar
Shembet dheu në një vendpunishte në Velani të Prishtinës
Çalhanoglu për Asllanin: E kam si vëlla të vogël
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?