By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Ushqimet që ndihmojnë në humbjen e dhjamit të barkut
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjimi i vonuar i Presidentes!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Zgjimi i vonuar i Presidentes!
Opinion

Zgjimi i vonuar i Presidentes!

Kosova Times
Last updated: 2024/11/22 at 10:58 AM
Kosova Times Published November 22, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Në fjalimin vjetor para deputetëve, Vjosa Osmani e kritikoi ashpër Albin Kurtin për paaftësinë në ndërtimin e marrëdhënieve me aleatët strategjik. Fjalimi i Vjosa Osmanit në Parlament nuk ishte vetëm një shfaqje teatrale për kinse ‘mbrojtjen e aleancave’, por edhe një sinjal i hapur për fundin e bashkëpunimit me aleatin e vetëm politik, lbin Kurtin.

Pasojat e heshtjes së Vjosa Osmanit?

Presidentja për katër vite qëndroi në heshtje dhe në përkrahje ndaj politikave shtetrrënuese të Albin Kurtit, të, cilat sot i quan ‘bixhoz’ dhe ‘bukëpërmbysje’, me të cilën heshtje e ka ndihmuar atë dhe i ka përkeqësuar marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë.

Sikur presidentja të ishte në nivelin e detyrës, sot nuk do të ishim nën sanksione ekonomike ndërkombëtare!

Sikur presidentja të ishte në nivelin e detyrës sot, do të ishim të anëtarësuar në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare!

Sikur presidentja të ishte në nivelin e detyrës sot, do të kishim njohje të reja të shtetit të Kosovës nga shumë shtete të botës!

Reagimi i presidentes në Parlament, për më tepër se reagim i vonuar, është shprehje egos së pakufishme për t’u dukur para opinionit publik dhe qytetarëve të vendit si lidere “shpëtimtare” e vendit nga katandisja e marrëdhënieve ndërkombëtare prej Albin Kurtit!

E para e shtetit, Vjosa Osmani heshti për katër vite përballë katatndisjes së vendit, kurse tani e zgjodhi të flasë një muaj para kohës së paraparë dhe në (para) fushatë zgjedhore!

Presidente e pa nder dhe e pa vlerë

Distancimi i presidentes ndaj Albin Kurtit, përveçse i vonuar është i pa nder dhe i pa vlerë!

Përderisa ajo heshti, Albin Kurti me kryediplomaten Donika Gërvalla e katandisën politikën e jashtme të Kosovës. I degraduan të gjitha përfaqësitë diplomatike duke i larguar nga detyra diplomatët e karrierës, për t’i sjellur në vend të tyre adoleshentët politik, pjesë të rrethit familjarë, militant partiak apo njerëz me të kaluar të dyshimtë…!

Presidentja reagoj tani kur asgjë nuk mund të përmirësohet në raport me aleatët, duke e quajtur Albin Kurtin si të paaftë për të ndërtuar marrëdhënie me aleatët dhe për të çuar përpara dialogun me BE-në!

Reagimi i vonuar i presidentes në fund të mandatit politik të kësaj qeverie, për më tepër se reflektim pozitiv, vjen si kalkulim për vazhdimësinë e pozicionit të saj politik, për më tepër se dëshirë për bashkëpunim, vjen si ambicie për ta rrënuar politikisht Albin Kurtin!

Përpjekja e Vjosa Osmanit për të kapur momentin e krizës dhe për ta pozicionuar veten si “shpëtimtare e vendit”, përveçse e vonuar, është e pa nder dhe e pavlerë për të përmirësuar imazhin e lënduar të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, por akoma më e vonuar është për të krijuar besueshmëri tek qytetarët e Kosovës, të cilët i mashtroj katër vite më parë me të vetmin qëllim, për të realizuar egon e personale saj për postin e presidentes!

Kaq i ulët ishte mashtrimi që i bëri elektoratit rugovian, por edhe dëmin katastrofal që i solli LDK-së, të cilën e solli në kuotat më të ulëta në historikun e saj!

Presidentja produkt i bixhozit politik

Presidentja Vjosa Osmani e kritikoj për bixhos Albin Kurtin, duke harruar qëllimshëm se ajo vetë erdhi në postin e presidentes përmes bixhozit politik me Albin Kurtin!

Kaq e pa nder dhe bukpërmbysëse është Vjosa Osmani, e dalldisura pas pushtetit dhe privilegjeve pa dhënë asgjë nga vetja për shtetin!

Në kohën kur Kosova po përballet me sanksione ndërkombëtare dhe presione të brendshme nga pakënaqësitë e qytetarëve, fjalimi i Vjosa Osmanit nuk e zgjidh asnjë problem në planin e jashtëm dhe asnjë problem të qytetarëve, të cilët dita-ditës po e braktisin vendin e tyre shkaku i mungesës së përspektivës zhvillimore dhe kushteve elementare për jetë.

Thënë ndryshe, Vjosa Osmani e huqi kohën dhe peshën e fjalës në Parlament duke e zbehur akoma më shumë rolin unifikues të presidentit!

Tani kur Vjosa Osmani mendon se e shfrytëzoj Albin Kurtin për realizimin e egos personale, ka dalur hapur në kërkim të një ‘përqafimi’ të ri me një lider të ri politik, duke e ëndërruar përqafimin historik me ish liderin e LDK-së, Isa Mustafa!

Mirëpo, kjo qasje e gabuar është duke iu kthyer në bumerang të madh presidentes egoiste. Albin Kurti përveqse e poshtëroi duke ia marrë listën e themeluar nga ajo (GUXO), ia muar edhe dy bashkëkryetarët e partisë së saj, Pecin dhe Gërvallën, dy politikanët më të vegjël të skenës politike bashkë me neoalbinistët, militantët e listës GUXO, të kthyer në VV-ist të përbetuar si dhe ata që janë bërë më albinista sesa anëtarësia më besnike e Albin Kurtit nga themelimi i LVV-së.

You Might Also Like

Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!

Pse Kremlini po këmbëngul që Ukraina të mbajë zgjedhje?

Evropa duhet ta ndryshojë shpejt strategjinë ndaj Ukrainës

Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times November 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Kosova Times Kosova Times April 18, 2024
OBSH-ja kërkon të lejohet hyrja e kamionëve me ndihma mjekësore në Gazë
Një vajzë nëntë vjeçare u arrestua në Tyva për “thirrjet për terrorizëm”
Kurti: Qosja vazhdon të krijojë tingullin e bukur
Lajçak: Preferoj rrugë diplomatike për heqjen e barrikadave në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?