By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 26 vjet pas mbarimit të luftës vjen romani i klithjes dhe përkujtimit të luftës për lirinë e Kosovës nga autorja gjermane Mechthild Henneke: OJ KOSOVA IME!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > 26 vjet pas mbarimit të luftës vjen romani i klithjes dhe përkujtimit të luftës për lirinë e Kosovës nga autorja gjermane Mechthild Henneke: OJ KOSOVA IME!
Lajme

26 vjet pas mbarimit të luftës vjen romani i klithjes dhe përkujtimit të luftës për lirinë e Kosovës nga autorja gjermane Mechthild Henneke: OJ KOSOVA IME!

Kosova Times
Last updated: 2024/11/23 at 11:50 PM
Kosova Times Published November 23, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Sylë S. AHMETI

Është një fenomen i rrallë në letrat e shkrimtarëve botëror, kur shkrimtarët, për historinë e shtetit tjetër, gjakojnë dhe marrin mundin për ta skanuar dhe futur në histori, përmes pendës së krijuesit, luftën çlirimtare të një populli, duke mos qenë pjesëtar i atij shteti dhe kombi ku është zhvilluar beteja për liri dhe pavarësi. Por, lufta për çlirimin e Kosovës nga Serbia bënë një përjashtim. Një thyerje të tillë përtej regjionale e bënë për luftën në Kosovë shkrimtarja, gazetarja dhe ish zyrtarja e administratës ndërkombëtare në Kosovë, në vitet e pasluftës Mechthild Henneke. Ndonëse kanë kaluar i 25 vjet, tani më gati jemi në 26 vjetorin e përfundimit të luftës në Kosovë, dhunës dhe gjenocidit të ushtruar nga Serbia nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit, kjo histori e largët prej gati tre dekada duket shumë e afërt në përshkrimin që i bënë në romanin e saj të titulluar OJ KOSOVA SIME, autorja gjermane Mechthild Henneke. Romani i autores Henneke sjell shumë kujtime të rënda e të dhimbëshme të asaj kohe, që bazohen në ngjarje reale të dëshmuara nga protagonisti i gjallë përjetues i luftës, kryedëshmitari, Naim Bardiqi. Janë pra rrëfime të dhimbshme, autentike të bartura në vepër letrare me mjeshtri artistike pa e thyer bazën e argumentimit dhe dëshmisë besnike, me qëllimin e vetëm që ato rrëfime ta ndërgjegjësojnë opinionin dhe lexuesin për tmerret që ka përjetuar Kosova deri në ditën e çlirimit, në qershor të vitit 1999. Mechthild Henneke tregon përmes një personazhi imagjinar, Taras Galani, se sa e vështirë dhe e dhimbshme ishte rruga e themelimit të shtetit të ri të Kosovës, e në këtë rrugë, edhe vetë ishte dëshmitare e shumë proceseve nëpër të cilat kaloi Kosova pas përfundimit të luftës. Romani “OJ KOSOVA IME” flet “për një të ri nga Kosova, i cili jeton në Gjermani dhe që i bashkohet UÇK-së nga Gjermania. Ai ka studiuar atje për mjekësi, ka ndërtuar një jetë të mrekullueshme për veten, por e lë çdo gjë, sepse thotë se nuk mund ta shohë Kosovën të lëndohet nga serbët dhe dëshiron të luftojë edhe ai vetë, ta jep kontributin e tij për ta fituar lirinë e cila pati një çmim tepër të shtrenjtë. Krye personazhi I këtij romani i bashkohet UÇK-së dhe zbulon në betejën e parë se vrasja nuk është aq e lehtë për të, por që e ka të lehtë t’u ndihmojë njerëzve, të ndihmojë të plagosurit, të kujdeset për ta dhe talenti i tij njihet edhe nga UÇK-ja dhe ai bëhet një nga mjekët e paktë në terren brenda UÇK-së. Shumë episode të kësaj vepre janë prezantuar ashtu siç kanë ndodhur, pora ka edhe rrëfime të tjera, që ndërlidhen me historinë e kohës dhe të sfidave të kryepersonazhit. Pra, romani si tërësi shtjellon një histori të tërë që autorja e ka ka dëgjuar për luftën dhe krimet që janë kryer nëpër Kosovë, e më një përqëndrim të theksuar në krimet e pa shembullta në Gjakovë, pastaj rrëfime nga komandantët e UÇK-së, të cilat janë shfrytëzuar për subjektin dhe tematikën e romanit. Por në epiqendër të librit janë vendosur përjetimet e Naim Bardiqit. Kjo vepër letrare nga autorja gjermane është botuar gjermanisht që në nëtor të vitit 202, me titullin origjinal “Ach, Mein Kosovo” (“Ah, Kosova ime”). Disa muaj më vonë, në maj të vitit 2022 është bërë promovimi edhe në Kosovë, botimit gjermanisht, kurse tani ajo vjen me versioni i përkthimit në shqip të këtij romani, me titullin “OJ KOSOVA IME”, ndërsa promovimi i botimit në versionin shqip është përzgjedhur të bëhet në prag të datës historike të kombit shqiptar, shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së flamurit, pra më 27 nëntor, në ora 13, në ambientet e librarisë “DUKAGJINI” në Prishtinë.

You Might Also Like

Ekspozita `Shtëpi` hapet sonte në Galerinë Kombëtare

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” shfaqet në Ferizaj dhe Prishtinë

UNESCO njeh zyrtarisht lahutën shqiptare

Kori i Filharmonisë së Kosovës në programin “Arti në shkolla”

Pensionohet ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

TAGGED: #Mechthild Henneke, #OJ KOSOVA IME!, #Sylë S. Ahmeti
Kosova Times November 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Pyjeve me temën “Pyje të shëndetshme për njerëz të shëndetshëm”.

Kosova Times Kosova Times March 20, 2023
Putini po përgatit një operacion të madh ushtarak?! Kremlini përpunoi dy skenarë të mundshëm, i treti varet vetëm nga vendimi i Lukashenkos
Arrestohet një burrë pasi tentoi ta dhunojë një grua në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Arrestohet një i dyshuar në Gjilan për keqpërdorim besimi e përvetësim të 24 mijë eurove
Biden pranoi të dëbonte refugjatët nga SHBA për të ndihmuar Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?