By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin
December 11, 2025
Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale
December 11, 2025
Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit
December 11, 2025
Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit
December 11, 2025
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po përdoret nga fermerët në Kenia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po përdoret nga fermerët në Kenia
Bujqësi

Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po përdoret nga fermerët në Kenia

Kosova Times
Last updated: 2024/11/23 at 11:14 PM
Kosova Times Published November 23, 2024
Share
SHARE

Fermerët në Kenia po përdorin inteligjencën artificiale për t’i ndihmuar ata të kenë rendiment më të lartë të të korrave. Një aplikacion i fuqizuar me inteligjencë artificiale – i quajtur ‘Agronomi Virtual’ – ndërvepron drejtpërdrejt me fermerët për t’i ndihmuar ata për siguruar të korra më të mira, në cilësi dhe sasi. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mohammed Yusuf njofton nga rezervati natyror i Mwea-s në Kenia.

Aplikacioni i quajtur ‘Agronomi Virtual’ përdor një ‘chatbot’, një lloj programi kompjuterik që komunikon drejtpërdrejt me fermerët përmes aplikacionit të mesazheve ‘WhatsApp’.

Duke përdorur informacionin satelitor, mjeti mbledh dhe analizon të dhëna për të ndihmuar Gichobin të mësojë llojin dhe sasinë e duhur të plehut kimik të nevojshëm, që do t’i shërbenin atij për të maksimizuar rendimentin.

“Kjo teknologji më ka ndihmuar të njoh llojin e lëndëve ushqyese në tokë dhe gjithashtu më ka ndihmuar të njoh llojin e plehut që duhet hedhur. Para përdorimit të kësaj teknologjie, mblidhja më pak se 20 thasë, por me përdorimin e saj siguroj 26 thasë a më shumë”, thotë ai.

Gichobi hedh në program foto të fermës së tij. Në këmbim ‘Agronomi Virtual’ dërgon imazhe satelitore të tokës së tij dhe rekomandime se si të sigurojë rendiment e cilësi më të lartë.

Në një kohë kur fermerët përballen me ndikimin e ndryshimeve klimatike, aplikacioni ofron gjithashtu këshilla për llojin dhe sasinë më të mirë të plehut kimik që duhen përdorur për të luftuar mikroorganizmat e dëmshëm si dhe sëmundjet, në parcelat e fermerëve.

Fermeri Nicholas Kinyua thotë se aplikacioni i pajisur me inteligjencë artificiale e ka ndihmuar atë të rrisë sasinë e orizit që siguron, nga 20 në 26 thasë këtë sezon.

“Tashmë përdor më pak kimikate krahasuar me kohën kur mbillja me metoda tradicionale. Kjo teknologji më ka ndihmuar të siguroj më shumë oriz’, thotë ai.

Judy Gakuya thotë se ka kursyer para, duke përdorur ‘Agronomin Virtual’ dhe pret një rendiment më të madh të orizit në javët e ardhshme.

“Besoj se do të siguroj një sasi më të madhe orizi krahasuar me të shkuarën. Kam përdorur shumë plehra kimikë më parë, gjë që më ka kushtuar shumë, e më shqetësonte. Por tani ndihem shumë e lumtur kur vij në fermën time. Më pëlqen të kaloj kohë këtu. Vetëm kur i shoh prodhimet e mia, zemra më mbushet me gëzim”

Organizata “Zgjidhjet novatore për bujqësinë” ndihmon në trajnimin e fermerëve se si ta përdorin aplikacionin.

Përfaqësues të saj thotë se mbi 30,000 fermerë në Afrikë, gjysma e tyre në Kenia, po përdorin ‘Agronomin Virtual’. Zyrtarët thonë se aplikacioni ka të dhëna për tokën për të gjithë kontinentin dhe ndihmon fermerët të mbjellin dhe të menaxhojnë kultura të tilla si misri, kafeja dhe çaji.

“Sistemi siguron informacion rreth asaj se çfarë bën fermeri më i mire, në mënyrë që një fermeri tjetër, t’i jepet një rekomandim që e e sjell atë në të njëjtin nivel. Ne duam të shmangim hendekun që krijohet. Sepse nëse fermerët vijnë nga i njëjti lokalitet, dhe njëri siguron 30 thasë dhe tjetri 20, ne duam të japim rekomandime që e sjellin një fermer tek niveli i më të mirit”, thotë ai.

Patrick Wanyaka thotë se do të duhet pak kohë për të bindur shumë fermerë se përdorimi i një sasie më të madhe plehrash kimikë, jo domosdoshmërisht nënkupton rendiment të lartë e cilësi të korrash.

You Might Also Like

Faton Peci lë postin e ministrit falënderon Kurtin dhe fermerët

Rendimenti më i lartë nis nga fara cilësore

Studimi: Kimikate toksike të gjetura në drithëra dhe bukë në të gjithë Evropën

Kërkesa në rritje për fidane lulesh hibride, sfidë fuqia punëtore

Kurti u premton fermerëve në Konferencën e Mjedrës: Do të jem partner

TAGGED: #Inteligjencë artificiale, #Kenia, #Të korra
Kosova Times November 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

ME hap aplikacionet për ankandin e erës, Rizvanolli premton transparencë

Kosova Times Kosova Times February 20, 2025
BE: Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit
Në Moskë, rreth 20 persona u dërguan me forcë në zyrën e regjistrimit ushtarak
Izraeli tërhoqi disa trupa nga Rripi i Gazës 1 orë më parë
FSK me stërvitje në Mramor e Badovc, Komuna: Nuk ka vend për shqetësim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?