By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!
Opinion

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Kosova Times
Last updated: 2024/11/23 at 10:29 AM
Kosova Times Published November 23, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive politike, më shumë po vërehen ngjashmëritë sesa dallimet mes tyre! Aq të përafërta janë bërë partitë politike saqë vetëm nga logot dallohen, por jo edhe nga premtimet sa megalomane, po aq edhe mashtruese, të cilat më shumë u ngjajnë patateve të kalbura në thes sesa mekanizmave politik të një vendi demokratik!

Sulmi ndaj mediave, mjerim i pushtetit autokratik

Të gjitha partitë janë të “mira” apo thënë ndryshe, janë bërë një e keqe e domosdoshme për mirëmbajtjen e sistemit aktual politik, sa të korruptuar po aq edhe të kriminalizuar vendit tonë, ku nuk funksionon ligji dhe as drejtësia.

Dikur dallonte, sot edhe LVV nuk dallon më asgjë nga partitë e tjera. Ngase edhe ajo për katër vite në pushtet është zhytur thellë në hajni, korrupsion, krim të organizuar, nepotizëm, punësime partiake dhe abuzime me buxhetin e shtetit sikur të ishin që dyzet vite në pushtet!

Partitë opozitare po na shiten si të “virgjra” pas qeverisjes 20 vjeçe, andaj janë mobilizuar si asnjëherë më parë për rikthimin e pushtetit! Pas mobilizimit të partive opozitare në Diasporë, Albin Kurtit i ka hyrë frika në palcë për humbjen e pushtetit!

Kësisoj LVV për ta vazhduar mandatin qeverisës dhe për të mbuluar korrupsionin e lartë qeveritar do të jetë e detyruar që ta merr me vete në koalicion një parti politike opozitare të mbushur me afera korruptive dhe kriminale nga e kaluara qeverisëse dhe jo vetëm kaq!

LVV-së medoemos i duhet njëra nga partitë opozitare për të ripërtërirë marrëdhëniet e tendosura me SHBA-të dhe BE-në, si alibi për themelimin e Asociacionit një etnik serb në veri dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura nga qeveritë paraprake!

Duke e nuhatur këtë rrezik të madh, Albin Kurti e ka filluar një betejë të paparë ndaj analistëve dhe gazetarëve, ndaj atyre që ia nxorën në shesh të gjitha të palarat e qeverisjes së tij katërvjeçare.

Po e bën këtë për faktin se për këto katër vite e vetmja opozitë reale e Albin Kurtit ishin mediat e pavarura, përkatësisht gazetarët e guximshëm dhe intelektualët që u përballen të vetëm me qeverinë e arrogancës së numrave në Kuvend.

Riciklim i pushtetit në dëm të qytetarëve

Në mungesë të një alternative të re politike, qytetarët e vendit dhe mërgimtarët janë të detyruar (torturuar) që të votojnë përsëri të njëjtat parti politike dhe liderë partiak, të njëjtat figura të tej konsumuara dhe ricikluara, nga njëri në tjetrin krah politik, por edhe anonimët dhe adoleshentët e afruar nëpër parti të ndryshme jo pse kanë begrand politik, por pse kanë lekë dhe biznese, prej të cilëve presin të fitojnë më së shumti materialisht liderët partiak.

Për habi, asnjëra nga partitë politike nuk kanë angazhuar në listat e tyre zgjedhore intelektualë të kalibrit dhe intelektualë nga Diaspora, por vetëm servilë dhe puthadorë të pushtetit, vagabond e militantë partiakë të cilët 24 orë në ditë rrinë në rrjetet sociale duke sharë e kërcënuar kundërshtarët politik!

Thënë edhe më qartë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 nuk do të bëhet fjalë për ndryshimin, por vetëm për vazhdimësinë e qeverisjes me mentalitetin e njëjtë qeverisës të korrupsionit dhe krimit të organizuar pa i pasur frikën ligjit dhe drejtësisë politikanët e inkriminuar dhe të korruptuar në shtetin e kapur!

Abuzimi i ambasadave për qëllime partiake

Në tubimet kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së punëve të jashtme, znj. Donika Gërvalla-Scwarz nëpër Ambasada dhe Konsullata valojnë vetëm flamujt partiak në vend të flamujve shtetëror të Republikës së Kosovës! Paradoks ky i paparë dhe i padëgjuar në përfaqësitë e shteteve demokratike!

 

Kësisoj kryeministri dhe kryediplomatja pasi i shkatërruan dhe denigruan përfaqësitë diplomatike të shtetit që përfaqësojnë, i kthyen Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës në çerdhe të partive politike, përkatësisht të LVV-së, pasi GUXO dhe Alternativa nuk janë subjekte zgjedhore, por vetëm leva të pushtetit të shkrira në listën e Lëvizjes Vetëvendosje!

You Might Also Like

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

Presidentja ka kompetenca për të vendosur për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Populli po poshtrohet nga njerëzit e pa menqur të skenës sonë politike!

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times November 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme

Kosova Times Kosova Times March 12, 2023
Vdekjet e hetuara ne spitalet angleze: 200 raste të dyshuara, të paktën 40 të vdekur
Rusia ka shpallur gatishmërinë e saj për të filluar negociatat e paqes me Ukrainën në një nga vendet perëndimore. Një opsion është Hungaria
A mund ta ndihmojë Kina fundin e luftës në Ukrainë?
Kolo Muani futet në historinë e Juventusit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?