By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Depolitizimi i mërgatës!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Depolitizimi i mërgatës!
Opinion

Depolitizimi i mërgatës!

Kosova Times
Last updated: 2024/11/24 at 9:35 AM
Kosova Times Published November 24, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Partitë politike siç shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por vetëm për tifozeri dhe fansa partiak që i ndihmojnë me mjete financiare dhe më votë partitë e dështuara politike.

Janë këto parti të dështuara politike që e përçanë mërgatën edhe në të kaluarën përmes shoqatave, por jo, sikurse tani në këto përmasa me politizimin e skajshëm të mërgatës.

Një gjë duhet ta dinë mirë mërgimtarët, se këta kusarë politikë që e zbrazën Kosovën, asnjëherë nuk do të krijojnë kushte për riatdhesim e mërgimtarëve në vendlindje!

Fillim i ri me njerëz të rinj

Andaj duhet një fillim i ri, me njerëz të rinj për t’i dhënë fund kësaj epoke të errët të historisë sonë kombëtare, për t’i dhënë fund mashtrimeve dhe abuzimeve me pushtetin, për t’i dhënë fund hajnisë dhe haraçit qeveritar, për t’i dhënë fund korrupsionit dhe krimit të organizuar, për t’ju dhënë fund një herë mirë padrejtësive dhe pabarazisë qytetare.

Për të arritur deri këtu duhet një klasë e re politike dhe një lider i ri shtetërorë që e merr përgjegjësinë morale para qytetarëve për ta kthyer vendin në binarë të shëndosh të qeverisjes dhe shtetndërtimit, ku funksionon ligji dhe drejtësia, sikurse në çdo shtet të lirë dhe demokratik, ku pushtetarët e respektojnë dhe ia kanë frikën ligjit, kurse qytetarët i kryejnë lirshëm dhe më dëshirë të gjitha obligimet ndaj shtetit.

Nga rishpallja e pavarësisë e deri më sot nuk kemi pasur mirëfunksionim të sistemit të drejtësisë, që i bie se nuk kemi pasur drejtësi të pavarur dhe të njëjtë për të gjithë qytetarët e vendit. Por, në vend të kësaj kemi pasur drejtësi selektive, ku gjithnjë të fortët e politikës dhe oligarkët ekonomik kanë qëndruar mbi ligjin dhe drejtësinë.

Si rezultat i kësaj situate, asnjëherë deri më sot “peshqit e mëdhenj” nuk ranë në grepin e drejtësisë, pasi drejtësinë nuk e vendosi ligji, por “maliqi”!

Si rezultat i mungesës së një lidershipi shtetëror, shteti Kosovës është kthyer në ‘Oazë’ të krimit të organizuar, në duart e grupeve kriminale dhe fajdegjinjve që e kontrollojnë çdo institucion dhe segment të jetës në Kosovë.

Mjafton ta marrim si shembull sistemin shëndetësorë, i cili tërësisht ka rrëshqitur në duart e mjekëve të fabrikuar dhe të kriminalizuar, të cilët bëjnë tregti me jetën e qytetarëve. Janë mjekët abuzivë ata që ndërmjetësojnë mes familjarëve të pacientëve dhe fajdegjinjve për dërgimin e të sëmurëve për mjekim jashtë vendit, duke përfituar me dhjetëramijëra euro për një intervenim që mund të kryhet pa problem në QKUK dhe klinikat tona private!

E gjithë kjo ndodh para syve të tanë dhe të drejtuesve të lartë institucioneve shtetërore!

Në këtë rast, shtrohen pyetjet logjike, cili është roli i prokurorisë dhe gjykatave, cili është roli i ministrit të shëndetësisë, cili është roli i ministrit të drejtësisë, cili është roli i liderëve shtetëror para këtyre akteve të rënda kriminale që ushtrohen ndaj qytetarëve të vendit tonë?!

Përgjigja është e thjeshtë, këta i shohin të gjitha por nuk bëjnë zë, pasi janë pjesëmarrës në çdo aferë korrruptive dhe kriminale që ndodhë në vendin tonë.

Sikur të ishte ndryshe, këta do duhej mobilizoheshin të gjithë së bashku për luftimin e këtij fenomeni të krimit të organizuar, i cili po i detyron njerëzit, i madh e i vogël të largohen sa më parë nga vendi i tyre i lindjes në kërkim të shërimit në një shtet të rajonit apo edhe më larg në shtetet evro-perëndimore!

Përgjegjësia në këtë rast bie në radhë të parë mbi liderët shtetëror dhe ata partiak, që mbyllin sy e vesh para fatkeqësisë së qytetarëve, për të cilët u bie ndërmend që ekzistojnë vetëm në fushata zgjedhore derisa t’ua grabitin votën për t’i harruar menjëherë dhe për katër vjet të tjera duke mos i trajtuar as si numra e lërë më si qytetarë të këtij vendi!

Çfarë duhet të bëjmë?

Ne si mërgatë nëse duam ta ndihmojmë vendin tonë duhet të mobilizohemi si një trupë e vetme për t’i bojkotuar këta kusarë politikë që na sollën shtetin në këtë gjendje të mjerë. Pra, duhet të distancohemi nga të gjitha aktivitetet partiake në mërgatë. Politikanëve që vijnë dhe e kërkojnë votën tonë, duhet t’ju themi; “Nuk keni vota nga ne që na larguat nga vendi, kthehuni dhe kërkojuni votën atyre që ua bëtë jetën ferr në Kosovë”!

Vetëm kështu mërgata e jonë do të bënte aktin heroik për shtetin e Kosovës. Për shkak se vetëm largimi i tërësishëm i këtyre kusarëve nga skena politike do të hapte rrugën për ndryshime të mirëfillta dhe përmbajtësore për vendin tonë.

You Might Also Like

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times November 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Halil Geci: Ende pres përgjigje nga kryeministri Kurti për takimin e kërkuar

Kosova Times Kosova Times November 18, 2024
Reagon Murati: Opozita nuk e ka hallin e qytetarit e as të shtetit
Orari i barnatoreve në Prishtinë, së shpejti i qasshëm me aplikacion
Izraeli: E papranueshme marrëveshjan e armëpushimit e pranuar nga Hamasi
Kaos mbeturinash në kryeqytet, Komuna e ‘Pastrimi’ fajësojnë njëra-tjetrën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?