By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shfaqet dokumentari “Ajo‘Mal”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Shfaqet dokumentari “Ajo‘Mal”
Sport

Shfaqet dokumentari “Ajo‘Mal”

Kosova Times
Last updated: 2024/11/26 at 12:45 AM
Kosova Times Published November 24, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e sotme e përmbylli me pjesëmarrjen e tij në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’Mal”.

“Në këtë dokumentar “Ajo‘Mal”, të Uta Ibrahimit, pamë një grup vajza të reja, nën udhëheqjen e kësaj ikone sonë, e cila i kapërcen kufijtë e vetes dhe na thotë që edhe ne të tjerët mund të provojmë e të bëjmë diçka të ngjashme, dhe kjo fuqi vjen nga potenciali i jashtëzakonshëm që është diku në të ardhmen, e ne e aktualizojmë për shkak se besojmë,” tha kryeministri në fillimin e fjalës së tij.

Kryeministri shtoi se Kosova, është e rrethuar me bukuri natyrore mbresëlënëse – nga majat madhështore të Sharrit në juglindje, e deri tek Alpet Shqiptare në perëndim, që paraqesin thesaret e çmuara të vendit tone që përmes këtij dokumentari, po ndriçohen jo vetëm si destinacione, por e marrin edhe një dimension të ri si hapësira ku formohen karaktere, kultivohen ëndrra dhe ndërtohet e ardhmja.

“Malësia jonë me bjeshkë e vargmale të thepisura, shpeshherë ka qenë mburojë e popullit shqiptar, me gra e burra fisnikë. Përveçse këto bjeshkë na japin bukuri dhe frymëzim, ata na e rikujtojnë edhe një detyrim për t’i mbrojtur e ruajtur ato për brezin tonë, por edhe për brezat e ardhshëm. Duhet të kujdesemi për natyrën dhe malet tona, sikurse kujdesemi për shtëpitë tona dhe trupat tanë, sepse shkatërrimi i tyre nuk është vetëm humbje e bukurive natyrore apo e destinacioneve turistike, por edhe mohim i trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore si dhe rrezikim i mjedisit jetësor e i shëndetit të popullsisë.” tha kryeministri gjersa përmendi edhe sukseset e numërta të bjeshkatares Uta Ibrahimi.

Tutje kryeministri tha se “Ajo‘Mal” le të jetë një frymëzim për të gjithë ne, që të punojmë për një Kosovë më të fortë, më të gjelbër dhe më të bashkuar; ku të gjithë, sidomos vajzat dhe gratë, të kenë mundësinë të ngjiten në majat e tyre personale dhe profesionale.

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri Kurti shprehu falënderimet e tij për Utën, për punën e saj të pandalshme dhe për krenarinë që na e dhuron çdo herë kur ngre flamurin e shtetit tonë dhe të kombit shqiptar në majat më të larta të botës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve

FFK organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi

Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll

Kosova U18 sot sfidon Turqinë në ndeshjen e fundit në grup

Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga

TAGGED: #Albin Kurti, #Dokumentari "Ajo Mal", #Uta Ibrahimi
Kosova Times November 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vritet Zëvendëskomandanti i flotës më të madhe ruse të nëndetëseve bërthamore

Kosova Times Kosova Times September 21, 2023
Arrestohet një person në Beograd lidhur me sulmin pranë Ambasadës izraelite
Panamaja fillon deportimin e emigrantëve, sipas marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara
Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin e Kaluga
Trump shprehu pritshmëritë nga takimi me Putinin në Alaska
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?