By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, pritet të vizitojë Kievin të martën
February 3, 2026
BE kërkon depolitizimin e KQZ-së
February 3, 2026
Ferizaj mban mbledhje komemorative për koreografin Bajram Tahiri
February 3, 2026
Sulmon gruan dhe përfshihet në përleshje, arrestohet i dyshuari në Ferizaj
February 3, 2026
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë 10 shqiptarë
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bajrami sfidon Muratin për keqmenaxhimin financiar: publikoni kontratat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Bajrami sfidon Muratin për keqmenaxhimin financiar: publikoni kontratat
Lajme

Bajrami sfidon Muratin për keqmenaxhimin financiar: publikoni kontratat

Kosova Times
Last updated: 2024/11/25 at 9:40 PM
Kosova Times Published November 25, 2024
Share
SHARE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Ministrin e Financave, Hekuran Murati duke e akuzuar për keqmenaxhim financiar dhe manipulim të të dhënave publike.

Bajrami e nisi deklaratën e saj duke vënë në pah mosreagimin e Muratit ndaj videos së publikuar prej saj, ku tregonte se partia e tij kishte votuar kundër auditimit të kontratave me burim të vetëm.

“Pse heshtët? A u zbrapsët si kolegët tuaj në Komision?” pyeti ajo.

Duke u referuar shifrave të prokurimit publik, Bajrami theksoi se deklaratat e Muratit janë të pavërteta dhe kontradiktore.

“Ti po thua se në vitin 2008, kur buxheti total ishte 963 milionë euro, shpenzimet përmes prokurimit publik ishin më të larta sesa në vitin 2023, kur buxheti total arriti në 2.925 miliardë euro. Kjo nuk ka logjikë!”

Ajo sqaroi se shpenzimet përmes prokurimit publik përfshijnë investime kapitale dhe furnizime për shërbime publike si spitale, shkolla, çerdhe, ushtri dhe polici.

“Është zhgënjyese që, me dy miliardë euro më shumë në buxhet, në 2023 kemi më pak investime kapitale dhe furnizime sesa në 2008,” theksoi Bajrami.

Deputetja i bëri thirrje Muratit që të publikojë kontratat e prokurimit publik nga viti 2007 deri në 2023 për të vërtetuar të dhënat e tij.

“Prokuroria ka shumë punë me ju,” shtoi ajo, duke sugjeruar se ka elemente për hetime të thelluara ndaj qeverisë.

Bajrami gjithashtu kritikoi performancën e përgjithshme të qeverisë Kurti, duke përmendur dështimet për realizimin e premtimeve të mëdha, si ndërtimi i 160 çerdheve dhe ulja e çmimeve të energjisë elektrike.

“Ju kaluat katër vite duke vizatuar grafa të pavërteta dhe duke bërë propagandë. Asnjë premtim nuk është mbajtur!”

Në përfundim, Bajrami e ftoi qeverinë të anulojë grantet e pezulluara dhe të fillojë të punojë për qytetarët.

“Jeni një qeveri që kujdeset vetëm për familjen tuaj, jo për familjet e qytetarëve,” përfundoi ajo me tone të ashpra. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia në Prishtinë shqiptoi mbi 4600 gjoba trafiku gjatë janarit

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

TAGGED: #Hekuran Murati, #Hykmete Bajrami
Kosova Times November 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Anglia merr fitore të lehtë ndaj Finlandës

Kosova Times Kosova Times October 13, 2024
Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin ShBA-Meksikë
Ushqimet që ndihmojnë në humbjen e dhjamit të barkut
Ndeshje interesante në “Mizahir Isma”, triumfon Ponte Prizreni
Hyseni merr mbështetje nga ministrja Hajdari për realizimin e projekteve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?