Në kuadër të ceremonisë solemne për shënimin e 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Kori i Filarmonisë së Kosovës, nën dirigjimin e Hajrullah Sylës, do të prezantojë një koncert të veçantë. Ngjarja do të mbahet në Hollin e Bibliotekës Kombëtare, duke filluar nga ora 17:00.
Në program, do të interpretohen vepra nga kompozitorët e njohur të muzikës klasike kosovare, Rexho Mulliqi, Rafet Rudi dhe Mendi Mengjiqi, duke ofruar një mbrëmje të paharrueshme për të pranishmit.