By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas
June 9, 2025
Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë
June 9, 2025
Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës
June 9, 2025
Presidentja Osmani cakton 12 tetorin datë të zgjedhjeve lokale 2025
June 9, 2025
Auditori i Përgjithshëm gjen një sërë parregullsish në Komunën e Prishtinës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeprokurori i Manhattanit do të jap dorëheqjen para inaugurimit të Presidentit Trump
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryeprokurori i Manhattanit do të jap dorëheqjen para inaugurimit të Presidentit Trump
Rajon / Botë

Kryeprokurori i Manhattanit do të jap dorëheqjen para inaugurimit të Presidentit Trump

Kosova Times
Last updated: 2024/11/25 at 11:02 PM
Kosova Times Published November 25, 2024
Share
SHARE

Damian Williams, prokurori federal në Manhatan, tha të hënën se kishte në plan të jepte dorëheqjen më 13 dhjetor, rreth një muaj përpara se të marrë detyrën Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump.

Edward Kim, i cili aktualisht shërben si zëvendës i zotit Williams, do të ushtrojë përkohësisht detyrën e prokurorit për qarkun e Nju Jorkut.

Zyra e zotit Williams ka një shkallë të pazakontë pavarësie nga Departamenti i Drejtësisë dhe njihet për hetimin dhe ngritjen e akuzave në rastet e profilit të lartë të mashtrimit financiar dhe korrupsionit publik.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump në fillim të këtij muaji tha se do të emëronte ish-kryetarin e Komisionit të Letrave me Vlerë, Jay Clayton për të udhëhequr zyrën. Pozicioni kërkon konfirmim nga Senati.

Gjatë mandatit të tij, zoti Williams siguroi dënimet e disa miliarderëve me akuzat për mashtrim, një gjë që ai ka treguar prej kohësh se ishte përparësi kryesore për të.

Udhëheqësi i dikurshëm i një prej kriptomonedhave Sam Bankman-Fried u shpall fajtor nëntorin e kaluar me akuzat për vjedhjen e rreth 8 miliardë dollarëve nga klientët. Themeluesi i “Archegos Capital Management” Sung Kook Hwang u dënua në korrik për manipulim të tregjeve të aksioneve, duke iu shkaktuar dëm bankave prej miliarda dollarësh.

Të dy, Bankman-Fried dhe Hwang kanë hedhur poshtë akuzat.

“Kam besim se po largohem në një kohë kur zyra funksionon në një nivel tepër të lartë, duke tejkaluar standardin e saj tashmë të lartë të përpikërisë, integritetit dhe pavarësisë”, tha zoti Williams në një deklaratë.

Prokurori Williams gjithashtu ishte i përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit publik. Në muajin korrik, ai siguroi dënimin e ish-senatorit demokrat të Nju Xhersit, Bob Menendez, me akuzat për mashtrim dhe veprim si agjent i huaj. Në shtator, ai ngriti akuza për ryshfet kundër kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams, gjithashtu një demokrat.

Zoti Menendez është zotuar të apelojë vendimin dhe Kryebashkiaku Adams ka hedhur poshtë akuzat.

NJË MARRËDHËNIE E VËSHTIRË

Damian Williams, prokurori i parë afrikano amerikan në këtë qark, mori detyrën në fund të vitit 2021. Ai drejtoi grupin punues të letrave me vlerë dhe mallrave të qarkut të Nju Jorkut përpara se të emërohej në zyrën e prokurorit të Manhattanit nga Presidenti Joe Biden.

Duke dhënë dorëheqjen përpara se Presidenti Trump të marrë detyrën, zoti Williams do të shmangë potencialisht fatin e një prej paraardhësve të tij, Preet Bharara, i cili u shkarkua nga posti i Prokurorit në fillim të vitit 2017, menjëherë pasi zoti Trump u bë president.

Zoti Bharara, i emëruar në pozicionin e tij nga Presidenti demokrat Barack Obama në vitin 2009, ka thënë se Presidenti Trump fillimisht i kërkoi të qëndronte në detyrë.

Presidenti Trump kishte një marrëdhënie të vështirë me pasardhësin e prokurorit Bharara, Geoffrey Berman, zyra e të cilit siguroi një pranim fajësie nga ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen. Prokurori Berman gjithashtu paditi dy bashkëpunëtorë të ish-kryebashkiakut të qytetit të Nju Jorkut, Rudy Giuliani. Zyra e zotit Williams mbylli njërin hetim ndaj zotit Giuliani, pa ngritur akuza.

Prokurori Berman shkroi në librin e tij të kujtimeve të vitit 2022 se administrata e Presidentit Trump u përpoq t’i bënte trysni për të ngritur akuza penale ndaj kundërshtarëve politikë.

“Gjatë gjithë mandatit tim si prokuror, Departamenti i Drejtësisë i zotit Trump vazhdoi të kërkonte që unë të përdorja zyrën time për t’i ndihmuar politikisht dhe unë vazhdimisht refuzoja”, shkroi zoti Berman.

Gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të këtij viti, zoti Trump u zotua të përdorë Departamentin e Drejtësisë për të ndjekur armiqtë e tij politikë. Ekspertët ligjorë thanë se kjo mund të minojë paanshmërinë e prokurorëve të karrierës dhe të thyejnë normat e pavarësisë së prokurorisë.

Prokurori Damian Williams vlerësoi avokatët e karrierës së zyrës së tij si “patriotë” dhe tha se ata vepruan me pavarësi.

“Ata janë kujdestarë të denjë të traditës së kësaj zyre për të bërë gjënë e duhur, në mënyrën e duhur, për arsyet e duhura”, tha ai në deklaratë

You Might Also Like

Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse

Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump

TAGGED: #Damian Williams, #Donald Trump
Kosova Times November 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Hoxha: Serbia, me sulmin në Banjskë, tentoi të krijojë një realitet të ri në Kosovë

Kosova Times Kosova Times October 4, 2023
ShBA thotë se nuk i mbështet sulmet brenda Rusisë
Zgjedhjet partiake në Ajova: Si funksionojnë dhe pse janë të rëndësishme
A do të hapet Ura?!
Osmani: Anëtarësimi në NATO, qëllim strategjik i Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?