By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Murtezaj: FMN e përgëzoi ATK-në për rezultatet, premton mbështetje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Murtezaj: FMN e përgëzoi ATK-në për rezultatet, premton mbështetje
Lajme

Murtezaj: FMN e përgëzoi ATK-në për rezultatet, premton mbështetje

Kosova Times
Last updated: 2024/11/25 at 6:09 PM
Kosova Times Published November 25, 2024
Share
SHARE

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj së bashku me bashkëpunëtorë ka pritur në takimin përmbyllës përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Frank van Brunschot dhe Jim Sorensen.

“Përfaqësuesit e FMN-së në këtë takim kanë vlerësuar lartë progresin e arritur të Administratës Tatimore, ku ndër të tjera është vendosur theksi në rezultatet e anketës ndërkombëtare ISORA, sipas së cilës ATK-ja në 7 nga 8 indikatorët janë më lartë se vendet në zhvillim, si dhe në 5 nga 8 indikatorët janë mbi mesataren e vendeve të zhvilluara”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të ATK-së.

Në këtë njoftim për media, tutje thuhet se, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ATK ka bërë përparim të dukshëm në krijimin e një sistemi tatimor funksional, në ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe në forcimin e planifikimit strategjik, menaxhimin e rrezikut të përmbushjes dhe funksionet themelore të Administratës Tatimore. Mbledhja e të hyrave si në vlerë e poashtu edhe si përqindje të BPV-së, tregon një trend të vazhdueshëm të rritjes.

“Administrata Tatimore është e përkushtuar në rrugën drejt përmirësimit të vazhdueshëm, në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtar për arritjen e misionit për një administratë tatimore moderne, e bazuar në rrezik, e drejtuar nga të dhënat dhe e fokusuar tek tatimpaguesit”, thuhet tutje në njoftim.

Drejtori i Administratës Tatimore tha se ky vlerësim nga FMN është dëshmi e angazhimit për një administratë transparente, të drejtë dhe efikase. Ai siguroi FMN-në se ATK do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të përmbushur pritshmërinë e tatimpaguesve dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Përfaqësuesit e FMN-së përgëzuan ATK-në për angazhimin dhe rezultatet konkrete të arritura, duke nënvizuar rëndësinë e një administrate tatimore efektive në zhvillimin ekonomik të vendit. Ata shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen në fushat kyçe. Në të njëjtën kohë kanë këshilluar ATK-në për reformat e ardhshme dhe përgatitjen e një plani për zhvillimin e kapaciteteve për zbatimin e reformave në vitin 2025”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

TAGGED: #ATK, #FMN
Kosova Times November 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO: Rrëzohet një avion amerikan F-16 në shkretëtirë

Kosova Times Kosova Times December 3, 2025
Durmishi ua shkëput kontratat e punës tre ekzaminerëve
Britania njofton 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Smakaj protagonist në kampionatin kroat
ShBA: Grupi Wagner ka pranuar armë nga Koreja e Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?