By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtrirja e sovranitetit në Veri, një mashtrim i madh!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Shtrirja e sovranitetit në Veri, një mashtrim i madh!
Opinion

Shtrirja e sovranitetit në Veri, një mashtrim i madh!

Kosova Times
Last updated: 2024/11/25 at 9:26 AM
Kosova Times Published November 25, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem i krijuar me qëllim të caktuar. Një “Kalë Troje” në Ballkan për interesa ndërkombëtare. Pra, këtë realitet ndarës nuk e ka krijuar populli i Kosovës, andaj si i tillë çfarë është nuk mund ta ndryshojë asnjë qeveri.

Veriu, bombë e kurdisur

Pavarësisht faktit se qeveria aktuale e Albin Kurtit po mundohet t’ia atribuojë vetes “suksesin” e përkohshëm në veri, është vetëm një mashtrim i madh për qytetarët e Kosovës, i ndërtuar me dakordim me Vuçiçin në Bruksel për qëllime elektorale!

Për të kuptuar më lehtë dhe më qartë të ashtuquajturin “sukses” të qeverisë së Kosovës në Veri, mjafton ta shikojmë realitetin. Strukturat paralele serbe nuk është që janë larguar nga veriu, ato janë aty duke e pritur momentin e duhur për të vepruar sipas urdhrave të qeverisë serbe në Beograd.

Loja e dyfishtë e bashkësisë ndërkombëtare për qëllim e ka stabilitetin e jo zgjidhjen e problemit në Veri. Në njërën anë i mbështesin në heshtje veprimet e Albin Kurtit në Veri, ndërsa në tjetrën i vejnë sanksione Kosovës për të njëjtat veprime! Në njërën anë e mbështesin lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave në atë pjesë, ndërsa në tjetrën nuk e lejojnë hapjen e Urës kryesore mbi lumin Ibër!

Ky standard i dyfishtë i bashkësisë ndërkombëtare përkthehet si mbështetje për serbët e veriut për të vazhduar me idenë e krijimit të Asociacionit, duke e mbajtur në dorë fitilin e “bombës së kurdisur për ta aktivizuar në momentin që atyre ju konvenon për ndarjen e sferave të interesit në Ballkan!

Tërheqja taktike e strukturave paralele në Veri

Tërheqja e strukturave paralele nga institucionet e Kosovës dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale është një hap i llogaritur mirë nga serbët e jo produkt i ‘Qeverisë së Kosovës’ siç pretendon kryeministri aktualë Albin Kurti.

Tendenca e Qeverisë së Kosovës për të paraqitur këtë zhvillim si sukses të politikës së saj, më tepër po e ndihmon krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) në Veri sesa po e pengon atë. Kjo është një politikë perfide nga e cila krijohet përshtypja tek qytetarët e Kosovës sikur strukturat paralele nuk janë më aktive në Veri.

Në fakt, ky është një mashtrim i madh përmes të cilit ‘Qeveria e Kosovës’ e ka krijuar iluzionin e fitores ndaj strukturave paralele serbe në Veri, e që në fakt është përgatitje e terrenit politik për nënshkrimin formal të Asociacionit të dakorduar me Vuçiçin në Bruksel dhe në Ohër, për t’a arsyetuar me presionet ndërkombëtare!

Anipse ngjarjet e fundit duken si hapa drejt konsolidimit të sovranitetit në veri, faktet e thonë të kundërtën!

Kurdo që të mbahen zgjedhjet e reja lokale, të rregullta apo të jashtëzakonshme, serbët e veriut përsëri do t’i marrin institucionet lokale dhe gjithçka do të kthehet në pikën zero, me ç’rast strukturat paralele do ta kontrollojnë sërish veriun dhe do ta pamundësojnë funksionimin normal të institucioneve të shtetit të Kosovës në Veri!

“Fasadimi” i shtrirjes së sovranitetit në veri i ngjanë fasadimit të Urës mbi lumin Ibër e cila vazhdon të mbetet “mollë e ndaluar” për lëvizjen e lirë të automjeteve të shqiptarëve të pjesës jugore të qytetit të Mitrovicës!

Veriu do të vazhdoj të mbetet “Kalë Troje” mes serbëve dhe shqiptarëve dhe peng i interesave strategjike të fuqive të mëdha.

Thënë ndryshe, shtrirja e plotë e sovranitetit në Veri do të mbetet një iluzion për të gjitha qeveritë, përfshirë edhe këtë në ikje, derisa do të realizohen objektivat ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor.

Deri atëherë, të gjithë akterët, në veçanti ne shqiptarët do të jemi vetëm spektatorë të kësaj loje të planifikuar gjysmëshekulli më parë, ku ‘gurët e kufirit’ do të lëvizën sipas orekseve të fuqive të mëdha në dëm të shqiptarëve të ndarë, tani e 112 vjet më parë!

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times November 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Murati: Prokuroria Speciale nuk e ka mision luftimin e krimit

Kosova Times Kosova Times August 19, 2023
Trump shkurton 400 milionë dollarë grante për Universitetin e Kolumbisë
Kryeministri Edi Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ja gjendja e tij
Pse zyrtari që supozohej të mbikëqyrte fushatën presidenciale të vitit 2024 po largohet nga Kremlini
Numri i të vdekurve nga sulmi në Kiev rritet në 22, Britania dhe BE ftojnë të dërguarit rusë për bisedime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?