By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Është zyrtare: Ushqimi italian do të marrë statusin e listuar nga UNESCO
November 15, 2025
Baret më të mira në botë sapo janë shpallur në një renditje të re globale – gjashtë nga 10 më të mirat janë në Evropë
November 15, 2025
Papa pret shumë yje të Hollivudit në Vatikan
November 15, 2025
Mijëra maqedonas dalin në rrugë për vdekjen e 63 personave në një diskotekë: Ata janë të pakënaqur me hetimin
November 15, 2025
Ai luftoi për të çliruar Odesën nga “bota ruse”. U qëllua në shpinë nga një vrasës me pagesë
November 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësit e Khanit përplasen me policinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësit e Khanit përplasen me policinë
Rajon / Botë

Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësit e Khanit përplasen me policinë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/26 at 10:01 AM
Kosova Times Published November 26, 2024
Share
SHARE

Ushtria pakistaneze ka dislokuar trupa në Islamabad, teksa mijëra protestues që po kërkojnë lirimin e ish-kryeministrit Imran Khan, refuzuan që të anulojnë marshin e tyre në kryeqytet pas përplasjeve me forcat e sigurisë.

Ushtria raportohet se ka pranuar urdhra më 26 nëntor që të qëllojë menjëherë, pas vdekjes së të paktën tre pjesëtarëve të policisë gjatë një incidenti gjatë natës. Dhjetëra zyrtarë policorë u plagosën gjatë përleshjeve me protestuesit dhe disa nga ta kanë lëndime serioze.

Forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës dhe përdorën plumba gome ndaj protestuesve të Khanit, pasi mijëra protestues kaluan bllokadat rrugore dhe marshuan rreth 150 kilometra nga veriperëndimi drejt Islamabadit, pavarësisht se autoritetet kanë vendosur orë policore dhe kanë ndaluar tubimet publike.

Në Islamabad, ora policore ësht në fuqi nga 23 nëntori dhe shërbimet e internetit janë ndërprerë në mënyrë sporadike.

Administrata e qytetit të Islamabadit njoftoi javën e kaluar për një ndalesë dymujore për tubime publike, por autokolonat me mbështetësit e Khanit udhëtuan nga provinca veriperëndimore e Kiber Pakhtunkvas, të vendosur që të hynin në qytet.

Zyrtarët e sigurisë thanë se presin mes 9.000 deri në 11.000 protestues, ndërkaq partia e Khanit, Pakistan Tehrik-e Insaf (PTI), tha se numri i protestuesve do të jetë shumë më i lartë. Video të shpërndara në rrjete sociale shfaqën mbështetësit e Khanit duke bartur gazmaska dhe syze mbrojtëse.

Udhëheqja e partisë së Khanit vazhdoi me planet e saj për të udhëtuar drejt kryeqytetit, edhe teksa presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, mbërriti për një vizitë treditore. Ai u prit në një aeroport afër kryeqytetit nga kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, në orët e vona të 25 nëntorit.

Ndërkohë, Qeveria po zhvillon bisedime me partinë e Khanit për të shmangur dhunën e mëtejme, thanë zyrtarët.

Ministri i Brendshëm, Mohsin Naqvi, u tha gazetarëve se Qeveria pakistaneze është e gatshme të lejojë mbështetësit e Khanit që të mblidhen në periferi të Islamabadit, por ai kërcënoi me masa ekstreme nëse ata hyjnë në qytet për të protestuar.

Khan, 72-vjeçar, ka qenë në burg për më shumë se një vit dhe përballet me më shumë se 150 raste penale, megjithatë ai gëzon popullaritet të madh në mesin e pakistanezëve. PTI-ja ka thënë se rastet kundër Khanit janë të motivuara politikisht.

PTI-ja ka sfiduar fushatën shtypëse të Qeverisë që kur Khan u ndalua që të garojë në zgjedhjet e shkurtit. Partia ka organizuara rregullisht protesta, të cilat synojnë të marrin nën kontroll hapësira publike në Islamabad dhe në qytete të tjera të mëdha.

Kërkesa kryesore e PTI-së është lirimi i Khanit, i cili ka shërbyer si kryeministër nga viti 2018 deri më 2022.

Partia po proteston gjithashtu kundër manipulimeve të pretenduara në zgjedhjet e shkurtit dhe po ashtu kundër një amendamenti kushtetues të ndryshuar së fundi, që i jep gjykatave më shumë fuqi.

Qeveria e Sharifit gjithnjë e më shumë po përballet me kritika lidhur me përdorimin e masave të ashpra për të shtypur protestat e PTI-së.

Protestat gjerësisht kanë shkëputur Islamabadin nga pjesa tjetër e shtetit, pasi udhëtimet drejt pjesëve të tjera të Pakistanit pothuajse janë ndaluar plotësisht.

Autostrada kryesore, Grand Trunk, në provincën Punxhab është bllokuar nga autoritetet me kontejnerë transporti, duke i detyruar protestuesit të përdorin makineri të rënda për t’i hequr kontejnerët.

You Might Also Like

Mijëra maqedonas dalin në rrugë për vdekjen e 63 personave në një diskotekë: Ata janë të pakënaqur me hetimin

Ai luftoi për të çliruar Odesën nga “bota ruse”. U qëllua në shpinë nga një vrasës me pagesë

Stuhia përshkon Evropën, tornado në Portugali. Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur

Ukraina Goditet Thellë: Rafineria e Naftës Ryazan në Flake

Trump për luftën në Ukrainë: Është një masakër, shpresoj të mbarojë së shpejti

TAGGED: #Pakistan, #Protesta
Kosova Times November 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kosova e Maqedonia e Veriut me tjetër vendkalim të përbashkët kufitar

Kosova Times Kosova Times May 25, 2025
Nesër projektbuxheti në Kuvend, mazhoranca thotë se i ka numrat
Spahiu: Kryeministër koncentrohu!
Abramovichit i konfiskohen ne Gjermani Bugatti dhe Lamborghini
Mangani në ujin e pijshëm: Si po menaxhohet situata?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?