By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
September 18, 2025
September 18, 2025
Jahjaga takon Barack Obamën në samitin global në SHBA
September 18, 2025
Dronët goditën një uzinë të Gazprom në Bashkortostan
September 18, 2025
Interfax: Kërkesa e Kozakut për dorëheqje është miratuar
September 18, 2025
Urdhër arresti i lëshuar për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit, klubi i ndërpret menjëherë kontratën
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Betejë gladiatorësh në fushë të Diasporës!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Betejë gladiatorësh në fushë të Diasporës!
Opinion

Betejë gladiatorësh në fushë të Diasporës!

Kosova Times
Last updated: 2024/11/27 at 9:51 AM
Kosova Times Published November 27, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Liberalizimi i vonuar i vizave erdhi si mundësi e artë e politikanëve (gladiatorëve) të vegjël që të dalin nga “Koloseumi” i mbyllur i Kosovës në fushë të hapur të Diasporës që të zhvillojnë fushatë tek elektorati i braktisur dhe larguar pikërisht shkaku i tyre në shtetet evro-perëndimore.

Partitë pa elektorat në Kosovë, turr e vrap tek mërgimtarët

Kusarët politikë, të cilët tani do i quaj gladiatorë në fushë të hapur të Diasporës, pasi mbetën pa elektorat në Kosovë, turr e vrap tek mërgimtarët, pa fije turpi për t’iu kërkuar votën për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit!

Ata që në të kaluarën i quajtën “gërrnaqa” e çka nuk i quajtën mërgimtarët, tani po ju thurin elozhe si “pjesa më shëndoshë dhe më me vlerë e kombit tonë, më punëtorë e më atdhetarë, më të mençur dhe vizionarë”!

Kjo lëpirje e politikanëve të dështuar në prapanicë të mërgimtarëve po bëhet vetëm për vota dhe për asgjë tjetër! Ngase për asgjë tjetër politikanëve nuk ju intereson mërgata përveq votës dhe lekut!

Shumë prej atyre mërgimtarëve që sot ju vardisen në kohë fushate politikanëve, pas zgjedhjeve as që do të flasin me ta këta të fundit. Pra, politikanët do t’i harrojnë dhe injorojnë mërgimtarët ashtu siq e harroj Vjosa Osmani elektoratin rugovian pasi u bë presidente!

E zuna në gojë presidenten, pasi ajo shënon kulmin e mashtrimit për interesa personale në Kosovë.

Por, në fakt të gjithë politikanët e tjerë janë të njëjtë dhe të mjerë, janë lëpirës të prapanicës së elektoratit në Kosovë dhe në Diasporë.

Situata mjeruese dhe trishtuese në Kosovën e zbrazur pa banorë e dëshmon katandisjen që i bën vendit kusarët politik të të gjitha llojeve dhe ngjyrave partiake.

Sot i kemi me qindra fshatra të braktisura dhe po ashtu me qindra shkolla të mbyllura në zonat rurale gjithandej Kosovës, me trend të mbylljes edhe në zonat urbane!

E gjithë kjo për shkakun e keq-qeverisjes 16 vjeçare dhe të politikave të gabuara, pa sigurime shëndetësore, pa perspektivë zhvillimore, pa përkujdesje sociale dhe pabarazi ligjore.

Partitë politike nuk e kanë hallin e shtetit, por të pushtetit

Qytetar të vendit tim dhe bashkatdhetarë në botën mbarë, mos vraponi pas politikanëve mashtrues dhe të pasur dhe mos u mashtroni nga premtimet e tyre boshe, se pasuria e tyre nuk ka më shumë vlerë se “varfëria” jonë, pasi, si i pasuri ashtu edhe i varfëri në momentin që ikin nga kjo botë nuk marrin gjë më vete!

Veç tjerash, mos e harroni një gjë, pasuria më e madhe e një njeriu në këtë botë është dinjiteti dhe pasuria shpirtërore, gjë e cila u mungon njerëzve të pasur, e në veçanti politikanëve milionerë të pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe abuzive me paratë e taksapaguesve të varfër të shtetit të Kosovës!

Mbetem gardian besnik i atdheut tim dhe mbrojtës i devotshëm i interesave të qytetarëve që me trupat e tyre po qëndrojnë në mbrojtje të trashëgimisë së të parëve të tyre, si dhe mbrojtës i të drejtave të mërgimtarëve, të atyre që rrezatojnë dritë dhe shpresë për jetë në Kosovën Dardane.

You Might Also Like

Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!

Pse Kremlini po këmbëngul që Ukraina të mbajë zgjedhje?

Evropa duhet ta ndryshojë shpejt strategjinë ndaj Ukrainës

Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times November 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Daçiq: Nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e OKB-së, Perëndimi do të përjetonte fiasko

Kosova Times Kosova Times May 19, 2024
Ndarjet mbi abortin në Itali u intensifikuan nën sundimin e Melonit
Kallëzime penale për kryetarët e Tetovës dhe Çairit për pritjen e Albin Kurtit
Ushtria kineze nis stërvitje rreth Tajvanit si “paralajmërim i ashpër”
Rashiq ngushëllon familjen Bunjaku, kërkon dënim për kriminelët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?